GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Mercedes nuk do të prodhojë më berlina në SHBA
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Makina

Mercedes nuk do të prodhojë më berlina në SHBA

By
GazetaTjeter
19/07/2020
2 Min Read
Share
SHARE

Në orët e kaluara, grupi Daimler ka marrë një vendim që disa e kanë quajtur “historik”. Kështu, për të përballuar krizën dhe nga rënia e shitjeve për shkak të efekteve të krizës shëndetësore që lidhen me pandeminë e Koronavirusit, grupi nga Shtutgarti ka njoftuar se nuk do të prodhojë më berlina Mercedes në fabrikat e tij në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë. Sidoqoftë, nuk dihet nëse bëhet fjalë për një lamtumirë përfundimtare apo një ndërprerje të përkohshme.

Kjo do të thotë se shtëpia automobilistike gjermane do të ndalojë prodhimin e berlinës Mercedes Class-C në fabrikën e Tuscaloosa në Alabama, duke e lënë fabrikën aktive vetëm për prodhimin e SUV-eve. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në Meksikë, ku në fabrikën e tij të Aguascalientes, Daimler do të ndalojë prodhimin e Mercedes Class A dhe do ta përqendrojë prodhimin tek SUV Mercedes GLB.

Njoftimi u bë para disa orësh kur Daimler tha se ka pësuar një humbje operative prej 1.68 miliardë eurosh në tremujorin e dytë. Më parë kompania kishte treguar qëllimin për të shitur fabrikën e saj në Hambach, Francë. Numri një i Daimler, administratori i deleguar Ola Kallenius ka thënë gjithashtu tha se për të arritur në një situatë barazimi, kompania e tij do të duhet të marrë vendime të tjera të dhimbshme.

Në veçanti, përmendet largimi i mbi 15 mijë punonjësve. Por këtë gjë e kundërshtojnë sindikatat në Gjermani, të cilat kanë kërkuar një zvogëlim të orarit të punës për të siguruar që askush të mos pushohet nga puna. Për momentin nuk dihet nëse dhe kur Mercedes do të rifillojë prodhimin e berlinave në SHBA dhe Meksikë.

Do një Pagani? Nuk mjafton të jesh i pasur: ja si bëhesh klient i markës më ekskluzive në botë
E dashur makinë, sa më kushton? Pse e quajmë artikull luksi
Cila është makina më e shpejtë në botë (aktualisht) dhe sa kushton?
Makinat me naftë: cilat janë modelet me konsumin më të ulët
Automjetet me benzinë: ja kush janë modelet 2025 që konsumojnë më pak në absolut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Zija ÇELA – Blu dhe mavi mbretërore
Next Article Koreja e Veriut, Miss Kim hyn në politikë dhe konsolidon pozicionin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?