GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Mengão Meravigliao
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Futboll

Mengão Meravigliao

By
Dardan MITROVICA
19/12/2019
13 Min Read
Share
SHARE

Dopjetë historike e Flamengos për 24 orë: Kupa Libertadores (38 vjet pas triumfit të Zico) dhe Brasileirão. Si dhe me golashënuesin më të mirë, interistin Gabigol në të dy turnetë

Në më pak se 24 orë një dopjetë historike: së pari Libertadores, duke gjunjëzuar në frymën e fundit River Plate, kampionin në largim, të falë një dopjete nga Gabriel Barbosa, më pas siguria matematikore e fitimit të Brasileirāo katër javë përpara, gjithmonë me “Gabigol”-in, si goleador të palodhshëm.

Por edhe 2019 nuk ka mbaruar ende ai tashmë mund të arkivohet si viti më i mirë i Flamengos. Një vit që filloi në mënyrë tragjike me vdekjen në shkurt të dhjetë djemve nga sektori i të rinjve të moshës 14 deri në 17 vjeç në zjarrin që shkatërroi vendstrehimin në Urubu Nest, qendra sportive e klubit kuqezi.

Në Lima, “Mengao” fitoi Libertadores-in e dytë në histori, pas asaj të fituar më 1981 nga Zico me shokë, të cilët përgjatë tre ndeshjeve u treguan më të zotë nga kilianët e Cobreloa-s. Suksesi në kampionat, që mungonte prej dhjetë vjetësh, erdhi falë humbjes së Palmeiras, e dyta në renditje, e mundur në fushën e saj nga Gremio. Dy triumfe që mbollën entuziazëm në Rio de Janeiro, ashtu si në pjesën tjetër të vendit të mbështetësve të “rubro negra”, sepse Flamengo është “ose clube mais querido do Brasil”, klubi më i dashur në Brazil, me të paktën 40 milion tifozë.

E, nëse Gabriel Barbosa është krahu i armatosur i “Mengāo”, mendja është portugezi Jorge Jesus, trajneri që drejton Flamengo-n që nga qershori i kaluar dhe që në më pak se gjashtë muaj i ka ndryshuar fytyrën, duke i dhënë ekipit një konotacion më evropian, e duke kombinuar estetikën me rezultatet. Njeri me personalitet të fortë, por të komplikuar, Jorge Jezusi e kishte treguar veten në krye të Benfica-s duke fituar tre kampionate, një kupë dhe një superkupë, përve[ pesë kupave të Ligës.

Për dy herë, në 2013 dhe 2014, i kish’ çuar “Shqiponjat” e Lisbonës në finalen e Europa League, njërën të humbur kundër Chelsea dhe tjetrën ndaj Sevilla-s. Në mosmarrëveshje me drejtuesit e klubit, në vitin 2015 ai kishte kaluar te rivalët historikë të Sporting-ut, një tradhti që i kishte sjellë edhe kërcënime me vdekje nga ish-tifozët e tij. Pikërisht kundër Benficës ai fitoi edhe trofeun e vetëm në drejtim të Sporting-ut, Superkupën 2015.

Me “Luanët” në vështirësi serioze ekonomike, zgjodhi të fitonte para në Al-Hilal, në Arabinë Saudite. Nostalgjia për futbollin e niveleve të larta më pas e çoi më pas në Rio për të drejtuar Flamengo-n, me të cilën u bë evropiani i dytë që fiton Libertadores pas kroatit Mirko Jozic, i cili e fitoi në 1991 në krye të Colo Colo. Flamengo e tij është paksa transformiste, duke mundur të kaloi lehtësisht nga 4-4-2 në 4-3-1-2 dhe 4-2-3-1 praktikisht me të njëjtët njerëz.

Në portë Diego Alves, para tij një vijë mbrojtëse e formuar nga Rafinha dhe Filipe Luis anësorë dhe Rodrigo Caio e Pablo Mari në qendër. Në mesfushë Ëillian Arao dhe Gerson qendrorë, me kapitenin Everton Ribeiro dhe me De Arrascaeta që shtyjnë nga krahët. Përpara, Bruno Henrique dhe Gabriel Barbosa. Në 4-3-1-2 De Arrascaeta shndërrohet në një mesfushor fantazisht prapa sulmuesve; në 4-2-3-1 Willian Arao dhe Gerson rreshtohen përpara mbrojtjes, Bruno Henrique ngjitet në vijën e mesfushës bashkë me Everton Ribeiro dhe De Arrascaeta ndërsa “Gabigol” mbetet sulmuesi i vetëm.

Ndryshimet e para, Rhodolfo dhe René në mbrojtje, Diego, Piris dhe Reinier në mesfushë, Vitinho dhe Lincoln në sulm. Të huaj në skuadër janë katër: mbrojtësi qendror spanjoll Pablo Mari, fantazisti uruguajan Giorge De Arrascaeta (që me 13 milion eurot e paguara Cruzeiro-s është gjithashtu edhe blerja më e shtrenjtë e klubit), mefushori paraguaian Piris Da Motta dhe sulmuesi kolumbian Orlando Berrio. Gushtin e kaluar pati një interes të fortë për të marrë në Rio edhe Mario Balotelli-n.

Finalja e Libertadores e fituar nga Flamengo të sjell ndër mend ndeshjen e fantastike të Champions League 1999 midis Bayern Munchen dhe Manchester United, me bavarezët që kaluan në avantazh pas vetëm 6 minutash, duke iu afruan dyfishimit në shumë raste, por që më pas pësuan dy gola për t’u mposhtur tinëzisht.

Në Lima, ku u luajt për herë të parë finalja e Libertadores me një takim, ishte kolumbiani Borré i River Plate ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të, me “Millonarios” që ishin për shumë kohë zotër të fushës, duke prekur nëpërmjet rasteve të shumta golin e dytë, por atëherë kur ata ndjeheshin se ishin fitues, në harkun e tre minutave humbën gjithçka. Për ‘faj’ të Gabriel Barbosa-s që goditi për herë të parë në minutën e 89-të nëpërmjet një asisti të De Arrascaeta, dhe firmosi golin e fitores në minutën e 92-të me një lëvizje për një goleadori të vërtetë, ashtu siç është treguar gjatë gjithë vitit.

Në fund të nëntorit, në 54 ndeshjet e luajtura me Flamengo-n, “Gabigol” kishte shënuar tashmë 40 gola, duke fshirë të gjithë rekordet e mëparshëm të klubit në këtë drejtim. As Zico nuk kishte shënuar kaq shumë në një sezon. E tija ishte një ringritje në stil të madh pas dështimeve evropiane tek Inter (një gol në 10 ndeshje në 2016-17) dhe te Benfica (një gol në 5 ndeshje) para se të kthehej tek Santos në Janar 2018.

Atmosfera e shtëpisë e rigjeneroi atë sepse në vitin 2018 ai u laureua golashënues me 18 gola. Në vitin 2019 transferohet në Flamengo, ku po përjeton një sezon thjesht të jashtëzakonshëm. Nga “Gabi jo gol”, siç e kishte emërtuar Frank De Boer, për një periudhë të shkurtër trajneri i tij tek Inter, ai është rikthyer me prepotencë në “Gabigol”. Me 9 rrjeta në 12 ndeshje ai ishte mbreti i golit të Libertadores (Zico në fakt ka firmosur 11 në vitin 1981), ndërsa në Brasileirao ai hipotekoi titullin me 22 gola në fund të nëntorit.

Është lojtari i pestë i Flamengo që bëhet golashënuesi më i mirë i Brasileirao: e kanë paraprirë Zico në 1980 me 21 gola, Nunes në 1981 me 16, përsëri Zico në 1982 gjithnjë me 21, Adriano në 2009 me 19. Gola por edhe asiste, duke pasur parasysh që ai tashmë ka dhënë 8. Në bazë të rikthimit të tij të bujshëm është stërvitja specifike me veshje të speciale, si dhe një dietë rigoroze që i ka ulur masën e yndyrës me 14 përqind, duke e bërë atë të fitojë qëndrueshmëri dhe lëvizshmëri më të madhe.

Pastaj qëndrueshmëria sentimentale e gjetur me modelen Rafaella Santos, motrën e Neymar, që, përflitet, se së shpejti mund ta bëjë baba. E vetmja pengesë, prirja për të marrë kartona: një e kuqe për shkak të mbledhjes së kartonëve të verdhë të marrë deri edhe një moment para fërshëllimës përmbyllëse të Libertadores-it.

Interi, i cili ende zotëron kartonin e tij, i pagoi 29 milionë euro Santos-it në 2016, në janar mund të marrë një fitim të papritur nga shitja. Flamengo ishte gati të shpenzonte deri në 22 milionë, por në Evropë ka nga ato klube që janë të prirur të hedhin edhe më shumë për ta marrë atë. Në fund të fundit ai është vetëm 23 vjeç. “O Rei” Pelé e konsideron atë një lojtar të mirë por nuk ka asnjë garanci se ai do të bëjë emër në Evropë.

Në ekipin që fitoi Libertadores janë disa ata që si “Gabigol” kanë pasur përvoja në futbollin evropian. Portieri Diego Alves ka luajtur gjatë në Valencia; Rafinha, kalimtar në Xhenova, fitoi më pas në Gjermani me Bayern, ashtu si Filipe Luis në Spanjë me Atletico Madrid; Gerson që kurrë nuk ka bindur plotësisht me Romën dhe Fiorentinën; Diego që u refuzua nga Juventus por la kujtime të shkëlqyera në Ëerder Bremen dhe të mira në Porto, Ëolfsburg, Atletico Madrid dhe Fenerbahce; Bruno Henrique, i mbiquajtur “Craque do Copa”, pra lojtar më i mirë i Libertadores 2019, një meteor në Ëolsburg; Vitinho më shumë se mjaftueshëm në CSKA Moskë. Kohët e fundit, kanë marrë rrugën për në Evropë, Lucas Paquetà (Milan) dhe Vinicius Junior (Real Madrid) që kanë sjellë respektivisht 38.40 dhe 45 milion euro në arkat e Flamengo-s.

Seksioni i futbollit i Flamengo lindi në 1912, 17 vjet pas themelimit të klubit, i lindur si një klub kanotazhi, me ardhjen e disa futbollistëve që ishin larguar nga Fluminense. I drejtonte Alberto Borghert, i cili ishte edhe një rremtar në Flamengo. Për vite me radhë, Fla-Flu (Flamengo kundër Fluminense) ka qenë derbi më i rëndësishëm i futbollit brazilian, kjo edhe për arsye sociale.

Në fakt, Fla është ekipi i popullit, ndërsa Flu ai i aristokracisë.

Fituesit e të gjitha kohërave në Brasileireäo

  • 1959 (Taça Brasil) Bahia
  • 1960 (Taça Brasil) Palmeiras
  • 1961 (Taça Brasil) Santos
  • 1962 (Taça Brasil) Santos
  • 1963 (Taça Brasil) Santos
  • 1964 (Taça Brasil) Santos
  • 1965 (Taça Brasil) Santos
  • 1966 (Taça Brasil) Cruzeiro
  • 1967 (Taça Brasil) Palmeiras
  • 1967 (Torneo Roberto G. Pedrosa) Palmeiras
  • 1968 (Taça Brasil) Botafogo
  • 1968 (Torneo Roberto G.Pedrosa) Santos
  • 1969 (Torneo Roberto G.Pedrosa) Palmeiras
  • 1970 (Torneo Roberto G.Pedrosa) Fluminense
  • 1971 (Brasileirão) Atletico Mineiro
  • 1972 (Brasileirão) Palmeiras
  • 1973 (Brasileirão) Palmeiras
  • 1974 (Brasileirão) Vasco da Gama
  • 1975 (Brasileirão) Internacional
  • 1976 (Brasileirão) Internacional
  • 1977 (Brasileirão) São Paulo
  • 1978 (Brasileirão) Guarani
  • 1979 (Brasileirão) Internacional
  • 1980 (Brasileirão) Flamengo
  • 1981 (Brasileirão) Gremio
  • 1982 (Brasileirão) Flamengo
  • 1983 (Brasileirão) Flamengo
  • 1984 (Brasileirão) Fluminense
  • 1985 (Brasileirão) Coritiba
  • 1986 (Brasileirão) São Paulo
  • 1987 (Brasileirão) Sport Recife
  • 1988 (Brasileirão) Bahia
  • 1989 (Brasileirão) Vasco da Gama
  • 1990 (Brasileirão) Corinthians
  • 1991 (Brasileirão) São Paulo
  • 1992 (Brasileirão) Flamengo
  • 1993 (Brasileirão) Palmeiras
  • 1994 (Brasileirão) Palmeiras
  • 1995 (Brasileirão) Botafogo
  • 1996 (Brasileirão) Gremio
  • 1997 (Brasileirão) Vasco da Gama
  • 1998 (Brasileirão) Corinthians
  • 1999 (Brasileirão) Corinthians
  • 2000 (Brasileirão) Vasco da Gama
  • 2001 (Brasileirão) Atletico Paranaense
  • 2002 (Brasileirão) Santos
  • 2003 (Brasileirão) Cruzeiro
  • 2004 (Brasileirão) Santos
  • 2005 (Brasileirão) Corinthians
  • 2006 (Brasileirão) São Paulo
  • 2007 (Brasileirão) São Paulo
  • 2008 (Brasileirão) São Paulo
  • 2009 (Brasileirão) Flamengo
  • 2010 (Brasileirão) Fluminense
  • 2011 (Brasileirão) Corinthians
  • 2012 (Brasileirão) Fluminense
  • 2013 (Brasileirão) Cruzeiro
  • 2014 (Brasileirão) Cruzeiro
  • 2015 (Brasileirão) Corinthians
  • 2016 (Brasileirão) Palmeiras
  • 2017 (Brasileirão) Corinthians
  • 2018 (Brasileirão) Palmeiras
  • 2019 (Brasileirão) Flamengo
Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Fjala kurajoze e Taylor Swift e zgjedhur Billboard’s Woman of the Decade
Next Article Jennifer Aniston para dhe pas: evolucioni i beauty look-ut të saj
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?