GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Më shumë se 70% e grave kërcënohen në internet, por nuk merren seriozisht
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Sociale

Më shumë se 70% e grave kërcënohen në internet, por nuk merren seriozisht

By
GazetaTjeter
21/01/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Të lindësh femër nuk është e lehtë, madje edhe në internet, ku kërcënimet janë gjithnjë e më të shpeshta. Urrejtja për vajzat “popullore” zakonisht manifestohet dhe shtrihet për të gjitha ato gra që kanë shikueshmëri. Gazetaret, influenceret, të famshmet, por edhe ato përdoruese që kanë një jetë normale dhe thjesht shprehin mendimet e tyre për ndonjë temë çfarëdo.

Media sociale, një burim kërcënimi

Sipas International Center for Research on Woman 73% e femrave në të gjithë botën kanë vuajtur dhunë të lehtësuar nga teknologjia, duke përfshirë bullizmin, gjuhën e urrejtjes, stalking dhe ngacmimin seksual. Mediat sociale janë burimi kryesor i fyerjeve dhe dhunës verbale. Thjesht mendoni se Twitter ka pothuajse 40,000 tweet negative ndaj femrave.

Gratë e kërcënuara janë gjithnjë e më të shumta

Lexo më shumë

Sondazhi i KE: Tirana, një nga qytetet më të këqija për të jetuar
Kush po ndërton më shumë në Europë, sipas Eurostat? Në dy vendet e para janë…
Sot, Dita e Rinisë, por ku janë të rinjtë?! Shifra dramatike, 570 mijë më pak në dy dekada
Beteja e humbur me mjekët dhe bumerangu i ‘kontratës’ me studentët e mjekësisë
Përvoja amerikane dhe veprimet e pamoralshme të qeverisë shqiptare për pagat

Janë vërtetë të shumta femrat që në internet kanë marrë kërcënime për përdhunim dhe vdekje, por ajo për të cilën flitet shpesh është të mos ndash informacione personale apo foto seksi dhe provokuese. Ekziston kjo tendencë, madje edhe në media, për t’u përqëndruar në sjelljen e femrës më shumë sesa në përgjegjësitë e agresorëve.

Gratë që shihen si armike

Kjo lloj dhune dhe sulmesh, që gjithnjë e më shumë shfaqen në internet ose biseda sekrete nëpër aplikacione si Telegram, lindin jo si rezultat i një konfrontimi verbal, por më shumë si hakmarrje personale, pasi gruaja në fjalë shihet si armike apo një valvul e thjeshtë e dufi.

Gazetaret, shënjestra e preferuar

Gazetaret janë objektivi i preferuar, veçanërisht ata që merren me feminizmin; të paktën dy të tretat prej tyre kanë marrë kërcënime verbale dhe në shumicën e rasteve sulmet vijnë pikërisht nga lexuesit. Edhe gazetarja e famshme feministe britanike Laurie Penny ka marrë vazhdimisht kërcënime dhe kërcënime për të hedhur në erë shtëpinë e saj.

Mos u përgjigjni provokimeve

Një mënyrë për të zgjidhur problemin do të ishte të mos iu përgjigjeni provokimeve, të diskutosh me ata që nuk kanë qëllim tjetër në jetë, veçse të të fyejnë, nuk të çon askund. Edhe pse, duke mos iu përgjigjur këtyre lloj sulmesh dhe provokimesh, shton ndjenjën që për një femër është e preferueshme të mos e ekspozojë veten.

Uebi nuk është një vend i sigurt

Të gjitha këto situata kanë çuar në përhapjen e idesë se uebi është një vend i rrezikshëm për femrat, duke fajësuar kështu internetin, teknologjinë dhe botën 2.0 nëse ato poshtërohen dhe kërcënohen. Por, kjo mënyrë e të menduarit vetëm sa ushqen gjithë këtë urrejtje ndaj femave.

Janë njerëzit ata që i urrejnë femrat

Nuk ka pse të ndaloni së postuari dhe shprehuri idetë tuaja nga frika se mos thoni diçka të gabuar apo se mos rrezikoni. Janë njerëzit që ushqejnë urrejtjen, jo internetin. Ky i fundit vetëm ju lejon ta shprehni më shpejt dhe pa u ndëshkuar.

Pabarazitë e mëdha në Shqipërinë e vogël
Si të marrësh vizë për bashkimin familjar në Gjermani
A duhen ndaluar turistët rusë në Shqipëri?
“Kontrata sekrete”? A po vidhet hapësira e Butrintit për troje ndërtimi?
Hasan BELLO – “Mashtrimi i frikshëm” me reformën agrare! Pse Shqipëria nuk ka paqe sociale?
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Mos e ndrysho kurrë karakterin, ai është fati yt
Next Article Shegë për humbjen e shpejtë të peshës dhe… lamtumirë prostata: pro dhe kundër
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?