GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Me 2 dosje në SPAK, 6 drejtorë të akuzuar për korrupsion dhe miliona euro të shpërdoruara: A mund të jetë më Veliaj kryetar i Bashkisë së Tiranës?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Me 2 dosje në SPAK, 6 drejtorë të akuzuar për korrupsion dhe miliona euro të shpërdoruara: A mund të jetë më Veliaj kryetar i Bashkisë së Tiranës?

By
GazetaTjeter
29/03/2024
3 Min Read
Share
SHARE

Ditën e djeshme Bashkia e Tiranës mori të dytën godtje nga Prokuroria e Posaçme nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal. Deri më tani ka dy dosje hetimore në drejtim të Bashkisë së Tiranës dhe drejtorëve të saj. Fillimisht është dosja e aferës së Inceneratorëve, e cila burgosi drejtorin dhe bashkëpunëtorin e Erion Veliajt, Taulant Tushen si dhe disa zyrtarë të tjerë.

Nuk vonoi shumë se e njëjta gjë ndodhi dje, ku u dhanë 9 masa sigurie për drejtorët dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës. Në pranga ka rënë krahu i djathtë i Veliajt në Bashki, Mariglen Qato si dhe drejtori i UKT-së Redian Molla. I gjithë aksioni i SPAK ditën e djeshme ka ardhur si pasojë e denoncimit që bëri kandidati i Opozitës për kryetar Bashkie, Belind Këlliçi për dosjen 5D Konstruksion.

Të gjitha akuzat që Këlliçi ka bërë për dosjen 5D kanë rezultuar të sakta e janë konfirmuar dhe nga SPAK, i cili ditën e djeshme arrestoi të besuarit e Veliajt. Por ngrihet pyetja se çfarë do të bëhet me bashkinë më të madhe të vendit, me gjithë këto shkelje dhe akuza drejt saj. A duhet të vazhdojë puna normalisht apo e bashkia e Tiranës duhet që të përballet me votëbesim nga qytetarët.

Këlliçi pas zgjedhjeve të 14 majit ka denoncuar të gjithë mekanizmin e deformimit të votës dhe vjedhjeve të zgjedhjeve, akuzë e cila u mbështet edhe nga hetimet e SPAK. Mbi këtë rast a duhet që të japë dorëheqjen Veliaj nga kreu i Bashkisë? Jo vetëm për të mos penguar drejtesinë që të bëj punën e saj dhe për të mos fshirë provat, por edhe për shkak se ka humbur mandatin moralisht për të drejtuar bashkinë e kryeqytetit.

Deri më tani mbi këto ngjarje, nuk ka reaguar as vetë Veliaj dhe as kryeministri Edi Rama, i cili nën petkun e fjalëve “Nuk komentoj punën e drejësisë”, ka heshtur mbi të gjitha godtjet që kanë marrë Ministrat, Kryebashkiakët dhe deputetët e tij. A duhet që reagojë Edi Rama në këtë rast duke shkarkuar Veliajn, në mënyrë që Bashkia të shkoj në zgjedhje të reja paraprake.

Kjo pasi të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur, kanë treguar që Bashkia Tiranë nuk është e aftë që të menaxhojë qindra milionë në vit, për shkak të korrupsionit galopant. Tashmë në Bashkinë e Tiranës morali i drejtuesit të bashkisë është në dyshim ndërsa administrata e pabesueshme.

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article A po “hanë rrushin” pas shpinës së Lali Erit?
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – Nuk është Olsi, është big brother Rama!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?