GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Mbi të gjitha, retorika anti-PD!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Mbi të gjitha, retorika anti-PD!

By
GazetaTjeter
24/07/2021
5 Min Read
Share
SHARE

Mediat më të ashpra dhe kritikët më të paskrupuj sot në vend janë ato kundër opozitës. Gazeta, portale dhe televizione, nga kombëtare e deri tek më të voglat, manifestojnë sulme të vazhdueshme, shkelje etike, spekulim, brutalitet, sharje dhe shpesh shpifje ndaj Partisë Demokratike dhe lidershpit të saj.

Po ashtu, është lehtësisht e dallueshme, që edhe në sasi, mediat anti-opozitë janë më të shumta. Njerëz të diskredituar, të rënë moralisht dhe që nuk përfaqësojnë asnjë vlerë, kanë gjetur hapësira të bollshme në ekrane të rëndësishme, mjaft që të mos kursehen kundër Bashës, Bardhit e të tjerëve.

Një paradoks i madh ky, duke marrë parasysh se PD prej gati 9 vitesh tashmë, nuk administron asnjë lloj pushteti. Dhe prej qershorit të 2019, kur la edhe bashkitë e dorëzoi dhe mandatet në Kuvend, nuk ka asnjë zyrë publike apo institucion në përgjegjësi.

Ndërsa nga ana tjetër, mazhoranca qeverisëse jo vetëm ka të gjithë ofiqet, por ka nën kontroll edhe degë të tjera që nuk i takojnë e për të cilat nuk është votuar.

Kjo asimetri është pothuajse skandaloze. Pjesa më e madhe dhe me e hidhur e mediave në vend vijojnë të thellojnë kursin anti-PD, teksa mbyllin sytë para zullumeve të qeverisë e cila ka përgjegjësi ligjore dhe politike për jetën e qytetarëve, dhe administron paratë publike, taksat, e drejton çdo shërbim, ent, agjensi e zyrë të vendit.

Një deformim si ky është i mjaftueshëm për të kuptar se në çfarë lëngate është demokracia këtu, dhe se sa aktive është qeveria për të mbajtur gjallë, ushqyer e mëkuar një front të pamëshirshëm ndaj kundërshtarit të saj.

Nuk ka dyshim se PD ka përgjegjësitë e veta, ka mangësi, ka cene dhe mbrapshti për t’i përmendur, denoncuar e kontestuar. Po asnjë prej tyre nuk krahasohet me peshën që zë rilindja, prej të cilës varet direkt jeta dhe mirëqënia e njerëzve.

Eshtë më shqetësuese lehtësia me të cilën çdo anonim idhnak në PD gjen hapësirë deri në mediat kombëtare kur shan, fyen dhe godet partinë dhe udhëheqësit e kësaj force politike, se sa anomalia apo problematika ndaj të cilës ngrenë zërin këta persona.

Shtrembërim, si dëshmia më e fortë se forma aktuale e qeverisjes, është një regjim i ashpër, që ka arritur të zevendësojë interesin publik, me agjendën e vet personale ku dominon ofensiva dhe retorika anti-PD.

A mund të krahasohet një ndryshim i parëndësishëm statutor në PD, me skandalin e 25 milionë eurove me uniformat e policisë?

A mund të vihen në kandar, dy më shumë, a dy më pak emra në një forum formal dhe jo relevant si KK i PD, në krahasim me emrat e të inkriminuarve që me rilindjen kanë hyrë në parlament, në bashki, dhe po marrin tendera çdo ditë?

Cila ka më shumë efekt për vendin, e për qytetin, sa njerëz shkuan në KK të PD nga Fieri, apo se krimi i organizuar atje ka marrë nën kontroll fondet dhe pushtetin lokal, siç thotë Petro Koçi.

Ka pra plot shembuj e të përditshëm, se si skandalet e mëdha qeveritare përfundojnë në marxhinë e në harresë, ndërsa qendrojnë në krye, në headline dhe në ballinë, thashethemet për Këshillin demokrat që nuk merr asnjë vendim, as për taksat, as për buxhetin, as për pagat, as për transparencën në qeverisje. Madje madje, nuk merr asnjë vendim as për vetë PD.

Dhe s’ka asnjë dyshim se kjo nuk ndodh natyrshëm, apo se këto media gjejnë audiencë e sukses duke dërrmuar opozitën dhe përkëdhelur qeverinë. Përkundrazi, kjo është një llogjikë anti-treg.

E vërteta është tek dora e fshehtë dhe e zgjatur e rilindjes, bujaria e saj e palodhur, për të mbajtur ndezur këtë makineri, që zbut skandalet dhe aferat, dhe mban nën sulm e dëmton çdo ditë rivalin politik.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Jo rithemelim – reformim të ideve, programit e strukturave të PD-së!
Next Article Nga Erion DASHO – Një muaj pa humbje jete: A përfundoi pandemia?

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?