GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Marrëveshja Rama-Basha, gjethe fiku për farsën e zgjedhjes së Presidentit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Marrëveshja Rama-Basha, gjethe fiku për farsën e zgjedhjes së Presidentit

By
GazetaTjeter
10/05/2022
3 Min Read
Share
SHARE

Deputeti Alibeaj ka njoftuar, në kundërshtim të plotë me vendimet e Kuvendit të PD të datës 30 Prill 2022, dhe rregulloren e Grupit Parlamentar të PD, mbledhje grupi parlamentar për ditën e sotme, si dhe ka shpërndarë duke mos patur asnjë tagër, një dokument që përfaqëson defakto marrëveshjen Rama-Basha për propozimin e kandidatit të Edi Ramës- nga Opozita e emëruar Basha-Alibeaj.

Kështu, Edi Rama me ndihmën e dyshes të emëruar prej tij Basha-Alibeaj zgjedh Presidentin e tij, propozuar nga pseudo-opozita dhe mendon se mbyll në mënyrën më të turpshme dhunimin masiv të zgjedhjeve të 25 prillit, 2021.

Në këtë kontekst, marrëveshja Rama-Basha-Alibeaj është një akt tradhëtie ndaj 620 mijë zgjedhësve që votuan më 25 prill për PD dhe opozitën shqiptare.

Ky Dokument është një akt keqpërdorimi dhe keqshfrytezimi si fasadë, por edhe poshtërimi nga Edi Rama të Bashaalibeit dhe ndonjë ndjekësi të tyre, me farsën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Në këtë marrëveshje del qartë se kriteret janë ato që ka shpallur Rama, por tani, nëpërmjet binomit Basha-Alibeaj, i paraqet ato si të opozitës.

Për të maskuar këtë fakt skandaloz, është vendosur si gjethe fiku, një kriter qesharak sipas të cilit kandidati për president të mos ketë patur 5 vitet e fundit asnjë funksion në shtet.

Me këtë propozim, Basha-Alibeaj duan të na bindin se me kritere, ata po përjashtojnë kandidatura që kanë lidhje me Edi Ramën paçka se ky i fundit, ka jo 5 por 9 vite në pushtet dhe siç dihet, kontrollon të gjitha OJQ-të përfshirë këtu edhe atë të Alibeajt.

Ky dokument vjen në kundërshtim flagrant me rezolutën e Këshillit Kombëtar të datës 6 maj 2022 për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Ai bie gjithashtu në kundërshtim të hapur me praktikat transparente të deri-sotme në zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

PD dënon marrëveshjen Rama-Basha-Alibeaj si një akt kundër pluralizmit politik në Shqiperi, një lojë e neveritshme me demokratet dhe popullin opozitar, i cili i nënshtron këta të fundit për llogari të pazareve me Edi Ramën.

Partia Demokratike u bën thirrje deputetëve të saj të distancohen nga loja e ulët Rama-Basha-Alibeaj në kurriz të PD, popullit opozitar, demokracisë, dhe pluralizmit politik në Shqipëri.

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erion DASHO – Kur Parisi bëhej si Kuçi
Next Article Nga Armand SHKULLAKU – SPAK, si kapak për qeverisjen e dështuar

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?