GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Maqedonia prodhon autobusë, Shqipëria në autobus
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ekonomi

Maqedonia prodhon autobusë, Shqipëria në autobus

By
Vehap KOLA
28/09/2020
2 Min Read
Share
SHARE

Vehap KOLA

Për meritë të taksës së sheshtë 10%, një fabrikë autobusësh, që mund të ishte në Shqipëri duke punësuar 1000 vetë, është në Shkup.

Kompania belge Van Hool hapi fabrikën e saj në Shkup në vitin 2014, në epokën e Gruevskit, atij diktatorit që e donte vendin e tij dhe tërhiqte më shumë investime se Shqipëria falë taksës së sheshtë.

Kompania britanike e katalizatorëve për automjetet Johnson Matthey ka punësuar edhe 1000 të tjerë në fabrikën më të madhe të daj në kontinent, pikërisht në Maqedoni, Johnson Matthey DOOEL. Në vitin 2019 ajo eksportoi 1.9 miliard euro produkte.

Në çdo 100€ shitje në Maqedoni, 61€ janë shitje eksporti. Në Shqipëri kjo shifër është 31€, ndërsa në Serbi 51€. Vetëm Kosova është pak më dobët se ne, me 28% të PBB-së eksporte.

6000 maqedonas janë punësuar në fabrikën e një tjetër investitori të huaj të epokës së taksës së sheshtë: KROMBERG & SHUBERT MAKEDONIJA DOOEL Bitola. Fabrika prodhon sisteme elektrike për automjete.

Pabarazi të mëdha ka shkaktuar taksa e sheshtë. Duke u aplikuar nga Maqedonia në një kohë që në Shqipëri zbatohet tatimi progresiv, ajo i ka tërhequr investitorët e huaj drejt në thellësi të Ballkanit.

Të gjitha këto kompani kanë ardhur më parë në Shqipëri por kanë zgjedhur Maqedoninë pasi kanë e vlerësuar më të favorshme.

Duhet të jetë shumë i thellë disavantazhi ekonomik që na ka shkaktuar taksa progresive në sytë e investitorëve që ata të mos zgjidhnin Durrësin me portin në derë dhe të thyenin qafën në Shkup apo Manastir.

Banka botërore e rendit Maqedoninë si ekonominë e 17 më të mirë në botë sa i përket lehtësisë së të bërit biznes. Shqipëria është e 82-a.

Pa u kthyer avantazhi fiskal me taksën e sheshtë 9%, Shqipëria nuk do të dalë nga qerthulli i fasonerisë dhe call centerave. Deri atëherë, Maqedonia do të vazhdojë të prodhojë autobusë, ndërsa Shqipëria do të mbetet në autobus.

Revoltat dhe protestat, ja si sigurimet mund t’i parashikojnë të gjitha
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
Rrugët e “florinjta”, si u “gllabëruan” 1 miliard euro investime vetëm më 2024-ën
Nga Dardan MITROVICA: Carney, Merz dhe jo vetëm: kur financat tejkalojnë politikën
Menaxhimi i rrezikut doganor të CEFTA-s
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Dias tek Skriniar, mbrojtësit kushtojnë… Por cilët janë 10 më të paguarit e ditëve të sotme?
Next Article Tramp-Baiden, politika (dhe gazetaria) në tv

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?