GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Manchester City-Inter, fitorja e më të fortit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Futboll

Manchester City-Inter, fitorja e më të fortit

By
Dardan MITROVICA
11/06/2023
27 Min Read
Share
SHARE

Pavarësisht një qasjeje të gabuar, skuadra e Guardiolës, më në fund, e fitoi të aqkërkuarën Champions League

Harrojmë shpesh e me shumë lehtësi se sportistët janë njerëz dhe si të tillë përjetojnë emocione. Që nuk përcaktohen vetëm nga aftësitë e tyre teknike dhe nuk janë figurëza që një trajner i lëviz sipas dëshirës për të fituar një lojë shahu me trajnerin kundërshtar. Aspekti emocional është ndoshta më i pazbulueshmi nga faktorët e pafund që ndikojnë në performancën sportive. E, nëse, nga njëra anë ndonjëherë abuzojmë me kërkesën për shpjegime që kanë të bëjnë me sferën emocionale – motivimet, grintën, vendosmërinë, madje edhe “ADN-në e një klubi” – për të përshkruar me përtaci performancën e një skuadre, nga ana tjetër dimensioni i tij pak i matshëm e bën ndonjëherë të rrëshqasë në plan të dytë, krahasuar me aspektet teknike, taktike dhe atletike të një ndeshjeje.

Është minuta e 19-të e finales së Champions League. Topi ndodhet mes këmbëve të Rodrit në mesfushë, i cili nuk është shumë i mbuluar nga lojtarët e Interit, të rreshtuar në gjysmën e tyre të fushës për të mbrojtur zonën e tyre. Rodri zgjedh të luajë një pasim horizontal drejt Bernardo Silvës, që kishte ndaluar në të njëjtën lartësi me partnerin e tij në krahun e djathtë. Pasimi është i ngadaltë dhe i parashikueshëm dhe lexohet në mënyrë perfekte nga Di Marco i cili ndalon Bernardo Silvën dhe i jep rrugë një kundërsulmi që përfundon me një goditje nga jashtë zonës nga Brozoviç. Veprimi, në dukje i parëndësishëm, është në fakt paradigma e ndeshjes së City-t. Gabimi i Rodrit nuk është edhe aq fakti që pasimi i tij është i parashikueshëm.

Në momentet më të mira, pasimet dhe lëvizjet e djemve të Guardiolës duken aq të sakta sa të nxjerrin më të mirën nga mundësitë e pafundme të zhvillimit të një manovre, duke iu përmbajtur aq shumë parimeve të lojës së trajnerit të tyre deri kufirin midis bukurisë dhe parashikueshmërisë. Gabimi i Rodrit befason për qëllimin e pasimit, për zgjedhjen e bërë mes shumë të mundshmeve. Nuk do të kishte asnjë avantazh, as të menjëhershëm e as të ardhshëm për manovrën e City-t edhe nëse pasimi do të kishte mbërritur në këmbët e Bernardo Silvës. Pasimi i Rodrit nuk ishte pjesë e një tabloje më të madhe, nuk kishte për qëllim të gjeneronte avantazhe për skuadrën e tij. Thjesht, mesfushori i Cityt e kishte hequr topin nga këmbët, në mënyrë banale e të kotë. Nëse pasimi i topit është një formë komunikimi midis lojtarëve, pasimi i Rodrit i ngjet një blasfemie në fjalorin e Guardiolës. Një shenjë e qartë e tensionit që ka kapluar lojtarët e City-t në finalen e Champions League kundër Interit.

Përpara dhe pas pasimit, Manchester City kishte dhënë prova të shumta se nuk ishte në ditën e tij më të ndritur dhe përshtypja ishte se, më shumë se të vuante nga problemet taktike apo teknike, performanca e lojtarëve të tij ishte ndikuar nga terrori se mund të mos e fitonin një finale në të cilën parashikimi ishte totalisht i çekuilibruar nga ana e tyre. Topi udhëtonte më ngadalë se zakonisht, zgjidhjet e lojës ishin konservatore për zgjedhje taktike, por mbi të gjitha banale për shkak të frikës së gabimit, shkëlqimi teknik i domosdoshëm për të luajtur futbollin e Guardiolës, i cili synon t’i manipulojë kundërshtarët me topin e ndotur nga pesha e finales.

Në anën tjetër të fushës, Interi i Inzaghit, duke përfituar nga vështirësitë e City-t, nuk pati shumë vështirësi në frenimin e manovrës sulmuese të kundërshtarëve. Përzierja midis shpejtësisë në pressingun e lartë dhe mbrojtjes pozicionale në gjysmëfushën e tij ishte më se e mjaftueshme për t’i minimizuar rreziqet në portën e Onanës. Njëkohësisht edhe Interi, me topin në këmbë nuk ishte i ndritshëm si herët e tjera dhe nuk përfitoi nga vështirësitë e City-t për të qarkulluar topin në sulm. Tranzicioni mbrojtës i City-t, fazë loje në të cilën Guardiola u përqendrua shumë, mbizotëroi ndaj tranzicionit sulmues të Interit, i cili, përpara golit të Rodrit, mund vetëm të qortojë vetveten për mungesën e guximit për të sulmuar me më shumë vendosmëri dhe më cilësi vijën e mbrojtjes kundërshtare.

Zgjedhjet e dy trajnerëve

Simone Inzaghi nuk hoqi dorë nga Brozovic në njëmbëdhjetëshen startuese, rreshtoi Çalhanoğlu si mesfushor të majtë dhe konfirmoi Dzekon në çift me Lautaron në sulm në 3-5-2 e tij, me Lukakun dhe Mkhitaryan (të rikuperuar nga një dëmtim i vogël) në stol. Pep Guardiola, i akuzuar shpesh për overthinking gjatë finaleve, luajti me ata që mund të konsiderohen si njëmbëdhjetëshja e tij titullare në çerekun e fundit të sezonit, me Akè në fushë që plotëson kuartetin mbrojtës e me Walker në pankinë. Megjithatë, trajneri katalanas i ka ndryshuar pozicionin dhe detyrat atij që është bërë çelësi i tij taktik që nga shkurti, John Stones, duke ndryshuar për këtë edhe strukturën e skuadrës së tij. Kohët e fundit Stones ishte përdorur si një qendërmbrojtës në fazën poseduese dhe duke qëndruar në vijën e mesfushës përkrah Rodrit, projektoi strukturën 3+2 në ndërtimin e 3-2-4-1 të fazës sulmuese të Cityt.

E megjithatë, kundër Interit, Guardiola e rreshtoi formalisht Stones si mbrojtës të djathtë, me Akanji në qendër të mbrojtjes. Në fazën e zotërimit, Stones nuk e mbështeti Rodrin duke i dhënë një dorë ndërtimit të një strukture me një qendër të dobët, mirëpo ai rrëshqiti në pozicionin e mesfushorit të djathtë, me skuadrën që dizenjoi në fazën e sulmit një lloj 3-4-3 me mesfushën në formë rombi dhe me dy anësorët sulmues shumë të hapur. Në rombin e mesfushës, të paktën deri në mesin e pjesës së parë, ishte, në mënyrë pak a shumë surprizuese, De Bruyne ai që mbante pozicionin e gjysëmanësorit të majtë të mesfushës, me Gundogan që vepronte si sulmues.

Mundet vetëm të përpiqemi të imagjinojmë arsyet pse Pep Guardiola zgjodhi ta vendosë mesfushën e tij me një strukturë romb, në vend të katrorit të sinjeruar nga 3-2-4-1 i tij më i zakonshëm. Ka mundësi që trajneri i Cityt të ketë provuar t’u heqë referencat pranë dy mbrojtësve anësor të dyshes së prapavijës interiste – Darmian dhe Bastoni – të cilët do të kishin gjetur te dy mesfushorët e avancuar 3-2-4-1 kundërshtarët më të afërt mbi të cilët të orientoheshin, e duke i mundësuar kështu Brozovicit të përqëndrohej, me një punë të mbuluar, në mbështetjen e Acerbit në kontrollin e Haaland. Mirëpo, rreshtimi me vetëm një gjysëm anësor sulmues, i vendosur në qendër dhe vertikalisht me qendërsulmuesin e Cityt, ndoshta mund t’i kishte hequr referencat Darmian dhe Bastonit, të cilëve iu duhej të ngriheshin më shumë për t’iu kundërvënë dy mesfushorëve gjysëmanësorë të rombit të mesfushës së Cityt dhe do ta kishte impenjuar Brozovic, duke liruar hapësirë ​​për Haaland.

Në të njëjtën kohë, duke hequr Stones nga linja e mesfushës, Guardiola ka dobësuar teorikisht mbulesën e tranzicionit të tij mbrojtës, por ndoshta do ta ketë konsideruar këtë si një problem në fund të fundit të menaxhueshëm. Tranzicioni sulmues i Interit në përgjithësi preferon topat vertikale drejt sulmuesve dhe për këtë arsye nuk duhet të jetë shumë i mbuluar në mes të fushës, por është ndoshta më e rëndësishme, duke ngritur më në fazën e posedimit më shumë njerëz më lart vijës së topit, duke sulmuar me shpejtësi mbajtësin e topit pas humbjes së zotërimit, në mënyrë që të shmanget që nëpërmjet lojës vertikale të ndërhyjnë sulmuesit.

Megjithatë, siç thamë, plani taktik i Cityt u përball me zbatimin e tij konkret në fushë: ndoshta për shkak të emocionit dhe frikës së interpretëve, qarkullimi i topit të Cityt, shpesh tepër i shpejtë dhe i paparashikueshëm, sikur u sterilizua, duke përfunduar i parëndësishëm dhe i paaftë për të gjeneruar avantazhe. Çuditërisht, njeriu që më së shumti u tregua i aftë për të rritur cilësinë e lojës së skuadrës së Guardiolës për pothuajse gjithë ndeshjen ishte John Stones, një mbrojtës (ish?). I rreshtuar si anësor, e interpretoi rolin e tij me shumë dinamikë, duke treguar një kuptueshmëri të jashtëzakonshme të hapësirave dhe shkathtësisë që u mungonin shokëve të skuadrës. Lëvizjet e tij, shpesh të përpikta dhe të sakta, i dhuruan Cityt linja pasuese dhe përgatitur terrenin për të krijuar raste. Stones ishte lojtari me më së shumti driblime në ndeshje (5 të suksesshme nga 6 tentativa), por performanca e tij e mirë sulmuese nuk u shfrytëzua nga shokët e skuadrës, me Cityn që e mbylli ndeshjen me vetëm 7 goditje në portë.

Guardiola dukej se i kishte zgjidhur disa nga problemet e skuadrës së tij duke ndërruar pozicionet mes De Bruyne dhe Gundogan në mesin e pjesës së parë, në mënyrë që të kishte në pozicione më vendimtare pasuesin e tij më të mirë. Jo rastësisht, menjëherë më pas, City krijoi rastin e tij më të mirë të pjesës së parë, falë lëvizjes së Gundogan pas krahëve të Barellas dhe pasimit kyç të De Bruyne për Haaland.

Pikërisht rasti i Haaland, i ndihur edhe nga pozicioni i ri i De Bruyne në fushë, jep përmasën e asaj se sa shumë ka humbur City në termat e efektivitetit sulmues, me dëmtimin e belgut, të pafat dhe i detyruar edhe një herë të braktisë një finale të Champions League pas trauma e shkaktuar nga Rudiger në ndeshjen kundër Chelsea të dy viteve më parë.

Përgjigjet e Interit

Interi nuk ishte shumë i befasuar nga formacioni i adaptuar nga City në fazën e zotërimit të topit dhe, edhe pse nuk ishin parashikuar më parë nga Inzaghi përgjatë përgatitjes së finales, ishte menjëherë në gjendje të gjente kundërmasat e duhura ndaj 3-4-3 të rombit të djemve të Guardiolës.

Përgjigja e Simone Inzaghit ishte pakashumë e guximshme edhe pse i favorizuar nga dita jo shumë e shkëlqyer e Cityt, e zbatuar më së miri. Interi e ndryshoi shpesh lartësinë e presionit të tij në sulmet e para të Cityt, por edhe në momentet kur ata pakashumë e patën e ulur atë. Mbrojtja e Interit nuk ishte kurrë pasive apo thjesht mbulonte hapësirat, por gjithmonë ka qenë e orientuar drejt presingut ndaj bartësve kundërshtarë të topit. Nga dy gjysmëanësorët ishte Barella ai që u ngrit në vijën e sulmit për të shtyrë në numër të barabartë tre lojtarët e prapavijës së Cityt, përgjegjës për ndërtimin. Në mënyrë mëse të guximshme, Brozovic shpesh e ka braktisur funksionin e tij përpara mbrojtjes, duke kaluar në një agresion të avancuar kundër Rodrit. Në pjesën e fortë, pas Barellës, Darmian mbyllej vazhdimisht ndaj mesfushorit të majtë të Cityt, teksa në atë të dobët ishte Çalhanoğlu ai që mbylli diferencën për të mbuluar pozicionin e lënë nga presioni i avancuar i Brozovic, duke lënë hapësirë ​​të lirë, në krahun e dobët, për anësorin e djathtë të Cityt.

Në anën tjetër të fushës, presioni nuk ishte simetrik me atë të krahut të djathtë, sepse me Dzekon qendror kundër Ruben Dias, ndaj Akanji shkonte nën presion Lautaro. Ndryshe nga Barella, Çalhanoğlu ka mundur të merrte një pozicion më të kujdesshëm, i cili, në zinxhir, i mundësoi Bastonit të kufizonte daljet kundër anësorit kundërshtar dhe të mbështeste kështu Acerbin në kontrollin ndaj Haaland.

Atëherë, City u përpoq të niste aksionin kryesisht në të majtë (Akè ishte lojtari që bëri më shumë pasime, 74, dhe vija e pasimit nga Ruben Dias dhe holandezi ishte më e dendura) dhe sistemi i kundërsulmeve të shpejta, shkaktuar nga presioni i lartë i Barellas mbi Akè mbyllej duke çliruar Stones në pjesën e dobët dhe edhe për këtë arsye ai ishte aq i përfshirë në fazën sulmuese. Megjithatë, manovra e Cityt nuk ishte fluide e për këtë arsye kundërpërgjigjia humbi efektivitetin, duke favorizuar punën e Interit. Por, edhe skuadra e Inzaghit ndihmoi veten: për shembull, ishte e jashtëzakonshme puna e Acerbit (i mbështetur nga Bastoni) ndaj Haaland, që pati fare pak mundësi për t’u dukur dhe marrë topa (vetëm 19 prekje për norvegjezin, me 3 pasime të suksesshme nga 8 tentativa).

Nëse faza e moszotërimit Interi u shfaq i guximshëm dhe i vendosur mirë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për atë të posedimit dhe tranzicionit ofensiv. Në fazën e posedimit të topit, zikaltërit pësuan presingun e lartë dhe të ekzekutuar mirë të Cityt, i cili shtypi me 4 lojtarë konstruksionin e ulët të lojtarëve të Inzaghit, me tre sulmues kundër tre mbrojtësve dhe De Bruyne në kontroll ndaj Brozovic. Me Grealish dhe Bernardo Silva të impenjuar për të skermuar pasimit nga anët, duke i orientuar nga brenda lojën e kundërshtarit, me Gundogan dhe Rodri që u kujdesën për Barellën dhe Çalhanoğlu dhe mbrojtësit anësorë të gatshëm për zbritur nga anët, pas çdo lëvizjeje boshe të mundshme të Dumfries dhe Dimarco.

Për të kapërcyer më me lehtësi presionin e nga Cityt, Interi, si zakonisht, ka përfshirë edhe Onanën në ndërtimin e lojës, por kjo nuk mjaftoi për të evituar shumë topa të gjatë drejt sulmuesve, të cilët më pas iu duhej të përballeshin me një repart qendërmbrojtësish të gjithë të aftë për të mos lëshuar nëpër duele individuale.

Në këtë fazë Interit i mungoi shkëlqimi teknik e taktik përveç guximit që në ndeshjet e tjera i pati mundësuar të zmbrapste në mënyrën më të mirën presingun e kundërshtarit falë driblimeve dhe një fluiditeti të theksuar të manovrës. Skuadra e Inzaghit tërhiqej shumë shpesh – si në fazat e zotërimit më të strukturuar ashtu dhe në tranzicion – në lojërat vertikale drejt Lautaros dhe Dzekos, të cilët, megjithatë, nuk qenë në gjendje të jepnin kontributin e zakonshëm për të ngjitur skuadrën lart.

Hyrja e Lukakut, që ndodhi disa minuta më shpejt nga sa pritej për shkak të një problemi me Dzekon, u duk se mund të ndryshonte inercinë e sulmit të Interit: me prekjen e parë të topit, belgu fitoi një duel ajror me Ruber Dias, duke kaluar një top interesant drejt Dumfries, i cili megjithatë ishte i pasaktë në menaxhimin e tij.

Menjëherë më pas, një gabim i bujshëm i Akanjit, që la t’i rrëshqasë një top pas i bindur në ndërhyrjen e Ederson, i dha Lautaros shansin më të mirë të ndeshjes deri në atë moment. Argjentinasi, shumë i izoluar, kërkoi goditjen – duke e dërguar topin në trupin e Ederson– në vend që të provonte një pasim në qendër për Lukakun apo Brozovicin, që gjithsesi nuk do të kishte qenë e lehtë.

Ky rast ishte si një këmbanë zgjimi për Cityn, i cili për disa minuta arriti të rrisë presionin sulmues e më pas të gjejë golin. Aksioni deçiziv i ndeshjes është ndoshta simboli më ikonik i skuadrës së Guardiolës, me përpunimin që vjen nga pas, pothuajse në limit të zonës së vogël. Qe një aksion pak a shumë i gjatë, me Cityn, që pasi e shtypi Interin në zonën e tij, nxori topin për ta rilançuar në anën e dobët nën regjinë e Akanji. Bastoni, në limitet e zonës ishte ndoshta shumë i nxituar dhe në vend që të priste që Çalhanoğlu të vinte për të bllokuar zëvendësuar mbrojtësin zviceran, u tërhoq nga topi e u zhvendos drejt kundërshtarit. Bernardo Silva, një mjeshtër i vërtetë i kësaj lëvizjeje, gjati mundësinë të rrëshqasë dhe të shërbehej nga filtrimi i Akanji. Krosi i Silvës, i devijuar nga Acerbi, përfundoi në një zonë të zbrazët të zonës, ku si një skifter ia mbërriti Rodri, i cili me gjakftohtësi e kalon topin në rrjetë, pas Onana.

Goli i shënuar sigurisht që nuk e qetësoi Cityn, i cili në një situatë avantazhi, pra edhe më favorit dhe me akoma më shumë për të humbur, u ngurtësua edhe më tej. Djaloshat e Guardiolës nuk ia arritën ta mbanin topin duke përdorur posedimin si armë mbrojtëse (39% posedim për Cityn pas golit të Rodrit), ulën vijën e presionit, duke i dhuruar fushë Interit dhe, megjithë pasaktësinë e sulmeve të kundërshtarëve, mbrojtja, me pasigurinë e tij, i dha disa mundësi të bujshme zikaltërve për të barazuar.

Interi filloi të sulmonte, por në mënyrë konfuze, duke u mbështetur gjithnjë e më shumë me kalimin e minutave në kontributin e Onana në lançimin e topave të gjatë, drejt mbrojtjes kundërshtare. I pari, nga dy rastet e mëpasme, erdhi nga një kambanore në zonën e penalltisë së Cityt, të lëshuar nga një goditje me kokë e Dumfries. Akanji, i ‘shtypur’ nga Lukaku, nuk mundi të ndërhynte dhe mbi topin u hodh Dimarco që goditi traversën me një goditje me kokë pasi topi kishte prekur tokën. Topi kështu u rikthye te koka e mbrojtësit të Interit, goditja thuajse e sigurt e të cilit me kokë u largua në mënyrë të pavullnetshme nga Romelu Lukaku pranë vijës së portës (gjithsesi pas tij ishte një mbrojtës i Cityt).

E sikur të mos mjaftonte kjo, në një revival tragjik të ndeshjeve të tjera veçanërisht të pafata për belgun – finalja e Europa League kundër Sevillas dy vjet më parë apo ndeshja me kombëtaren e tij kundër Kroacisë në Botërorin e fundit – Lukaku edhe gabon, në dy minuta nga fundi, një mundësi e lehtë me të cilën Interi, i cili në atë moment të ndeshjes e pati ngritur Acerbin në qendërsulmues, mund të kishte arritur në barazim. Lukaku u shërbye në zonën e vogël nga goditja me kokë e Gosens, i cili hyri në fushë pikërisht për të sulmuar shtyllën e largët në krosimet nga e djathta dhe, me portën praktikisht bosh, e drejtoi goditjen e topit me kokë ekzaktësisht në atë pikë të portës ku ishte braziliani Ederson, i cili arriti të kishte refleksin e duhur për të larguar topin.

Pas atij rasti, duke vuajtur dhe duke mbrojtur zonën e rreptësisë si një fortesë, Manchester City arriti të ruajë epërsinë në minutat e fundit dhe të fitojë Champions League e parë në historinë e tij.

Pati të drejtë Guardiola

Me objektivin në kokë për të fituar Champions League e tij të parë përtej Barcelonës, Guardiola i kishte përfunduar eksperimentet e tij taktike duke u paraqitur në fazën eliminatore të kompeticionit evropian me versionin e tij befasues me 4 lojtarët qendrorë dhe një vëmendje shumë të madhe për fazën e tranzicionit mbrojtës. Zgjedhja për të blinduar këtë fazë të lojës ka bërë që, krahas strukturës së skuadrës dhe përzgjedhjes së njëmbëdhjetëshes titullare – me 4 qendërmbrojtës dhe Mahrez e Foden në stol, në avantazh të futbollistëve më të orientuar ndaj kontrollit sesa ndaj shpërthimeve -, edhe në fazën e posedimit të topit, të ishte më e kujdesshme dhe më mbrojtëse, ndonëse plotësisht brenda parimeve të lojës së Guardiolës.

Me përjashtim të ndeshjes fantastike të dytë kundër Real Madridit në gjysmëfinale, Manchester City i Champions ishte një skuadër veçanërisht solide dhe në sulm më pak e shkëlqyer, sepse ishte ndryshe, krahasuar me versionet e tjera të Cityt. Kundër Interit të dërrmuar nga favoret e parashikimeve, nga kujtimi i finales së humbur ndaj Chelsea dy vjet më parë dhe, ndoshta, edhe nga obsesioni i trajnerit të tyre për ta fituar këtë Champions të bekuar, City i shtoi kujdesit taktik një dozë të panatyrshme frike ndaj gabimeve, që e sterilizoi lojën e tij. Në fund të fundit, mjaftoi një aksion i vetëm i luajtur bukur për të fituar të parën Champions League në historinë e klubit.

Por, fitorja e Cityt vjen edhe nga reparti i tij mbrojtës, nga aftësia për të minimizuar rreziqet me presion të lartë efektiv dhe një tranzicion i shkëlqyer në mbrojtje. Me përjashtim të rastit të Lukakut – që mbetet një rast i madh – dy rastet e tjerat të kundërshtarëve erdhën prej gabimeve individuale, madje edhe këto të atribuara më shumë frikës sesa defekteve strukturore apo taktike. Pra, mund të thuhet se edhe në finale ishte kujdesi i imponuar i Guardiolës për të minimizuar rreziqet që i mundësuan Cityt të fitonte. Nga ky këndvështrim, trajneri katalan pati të drejtë: fitoi duke ndërmarrë një rrugë jo banale për të, duke vendosur, pasi i kishte analizuar të gjitha mundësitë, të hiqte dorë nga diçka të identitetit të tij të lojës për të shtuar një element të ri. E bëri për ardhjen e Haalandit, sigurisht, por edhe me shpirtin e tij novator, që nuk do të thotë se gjithmonë duhet të shpikësh për të sulmuar më mirë.

Interi mund të marrë me vete lojën e mirë të bërë me një guxim dhe shkathtësi që pothuajse e asgjësoi skuadrën më të mirë të sezonit. I mungonte pak më shumë guxim dhe cilësi kur duhej të sulmonte, por – në mënyrë banale gjithnjë – kjo mund të shpjegohet edhe nga karakteristikat e lojtarëve në dispozicion të Inzaghit, me vështirësinë për të luajtur në fund të një sezoni që dukej se nuk do të mbaronte kurrë dhe me forcën e kundërshtarit, i cili sigurisht tërhiqte vëmendje. Me pak fat në finale, ndoshta, mund ta ndryshonte historinë e ndeshjes.

Vlerësimi për sezonin e tij, veçanërisht për rrugëtimin e tij në Champions League, mbetet jashtëzakonisht pozitiv. Në vitin e tij të dytë në pankinë, Inzaghi ka treguar se është një trajner me ide të qarta dhe i aftë t’ua përcjellë ato lojtarëve të tij. Interi në një mënyrë tjetër luajti mirë dhe e meritoi çdo hap të kalimit të tureve deri në finalen e Stambollit, si në ndeshjet direkte, por edhe në fazën e grupeve. Nuk mjaftoi në finale sepse, siç ndodh shpesh në sport, fitoi më i forti.

Përgatiti Dardan MITROVICA

AC Milan, fillon Epoka Modriç. Fëmija i luftës që u bë legjendë
Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Katastrofa bërthamore është fare afër: profecia rrëqethëse e Baba Vanga, “Nostradamusit të Ballkanit”, për 2023
Next Article Nga Kim MEHMETI – Rama është mirë kur është keq Kosova?!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?