GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Makron s’po ja kalon dhe aq mirë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Makron s’po ja kalon dhe aq mirë

By
Dardan MITROVICA
04/07/2020
7 Min Read
Share
SHARE

Në zgjedhjet lokale partisë së tij i shkoi shumë keq, dhe konsensusi i tij personal mbetet i ulët: për të rregulluar gjërat i mbeten më pak se dy vjet

Kur në vitin 2017, në moshën 39 vjeçare, Emanuel Makron u bë president i Francës pa mbështetjen e asnjërës prej partive tradicionale, pati premtuar se do ta reformonte rrënjësisht vendin. Makron kishte bërë fushatë për një Francë të hapur për njerëzit, mallrat, idetë dhe ndryshimet shoqërore. Sidoqoftë, përgjatë rrugës, gjërat për të u ndërlikuan, dhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit administrative e kanë vërtetuar atë.

Më 2022 do të ketë sërish zgjedhje presidenciale dhe Makron po ndërton një linjë të re politike që do ta shpjerë atë deri në fund të mandatit të tij. Ndërkohë, kryeministri i tij i qendrës së djathtë dhe shumë popullor, Edouard Philippe, u rizgjodh si kryetar i bashkisë në Le Havre të dielën e kaluar dhe dha dorëheqjen. Makron e zëvendësoi atë me Jean Castex, një gjysëm i panjohur, zyrtar i rangut të lartë i cili vjen nga qarqet e të djathtës së moderuar.

Vlerësimi për Makronin është ulje të vazhdueshme që nga dita e emërimit të tij. Disa vëzhgues kanë shpjeguar se në reformat që presidenti ka realizuar deri më tani, dhe në interpretimin e rolit të tij, nuk ka ditur të ruajë një ekuilibër: taksën e benzinës që më pas shpuri në fazën e madhe të protestës së “jelekverdhëve” ai nuk e pati llogaritur që impaktin më të madh do ta kishin pësuar njerëzit që jetojnë në periferi, të cilët përdorin makinën për të shkuar në punë dhe që janë në vështirësi ekonomike. Tërheqja e kapitalit nga investimet financiare e ka privuar vendin nga rreth 3 miliardë euro taksa në vit dhe nuk është bashkëshoqëruar me masat e duhura në favor të njerëzve më të varfër. Shkurt, Makron perceptohet, sipas shumëve me të drejtë, si presidenti i të pasurve.

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Në maj La République en Marche (LRM), partia e themeluar nga Makroni, humbi shumicën absolute të vendeve në Asamblenë Kombëtare, që e kishte qysh nga zgjedhjet politike të vitit 2017: 17 deputetë, përfshirë 7 ish të LRM, njoftuan formimin e një grup i ri parlamentar. Në zgjedhjet lokale në fundqershorit (të cilat u mbajtën tre muaj pas raundit të parë të marsit), fituesi kryesor ishte partia ekologjike e Gjelbër, Europe Ecologie-Les Verts (EELV), e cila fitoi në disa qytete të mëdha si Lyon, Bordo dhe Strasburg, ku Makron, në zgjedhjet e fundit presidenciale kundër Marine Le Pen, kishte fituar përqindje votimi shumë të larta.

La République En Marche, nuk ka arritur të jetë forcë e rëndësishme në asnjë qytet të madh. Në Paris, për shembull, u rikonfirmua kryebashkiake socialistja Anne Hidalgo, me mbështetjen e kandidatit ekologjist David Belliard, ndërsa Agnès Buzyn (ish Ministre i Shëndetësisë e En Marche) përfundoi e treta. Ndërsa kryeministri Edouard Philippe, fitoi në Le Havre të Normandisë, ku, sidoqoftë, kishte qenë kryebashkiak midis viteve 2010 dhe 2017.

Çështjet kryesore me të cilat duhet të përballet Makroni, shkruan ndër të tjera The Economist, janë dy. Problemi i parë është se si t’i përgjigjet suksesit të të Gjelbërve, të cilët aktualisht janë kërcënimi politik më i ngutshëm për presidentin francez. Më 29 qershor Makron tha se ai dëshironte të merrte një “rrugë të re” për dy vitet e tuh të fundit të mandatit dhe ka folur në fund të punimeve së Konventës për Klimën, duke pranuar idenë që për organizimin e referendumeve të futet në Kushtetutë një referencë e saktë për çështje ekologjike dhe duke premtuar një kredi 15 miliardë euro për tranzicionin drejt një ekonomie më të qëndrueshme. Presidenti pastaj vendosi të mbyllë reaktorin e dytë dhe të fundit në Fessenheim, termocentralit më të vjetër bërthamor francez.

Pas gjysmës së parë të vitit të shënjuar nga kriza shëndetësore dhe parashikimet alarmante të ekonomisë, Makron ka folur edhe për objektiva të reja që duhen arritur, për rindërtimin, për ripajtimin dhe për metodat e reja që do të zbatohen. Ekologjia dhe vëmendja ndaj territoreve janë paraqitur si boshtet kryesore të kësaj pike kthese, ashtu si dhe konsultimet dhe një horizontalitet më të madh në vendimet të cilat duhet të ndahen me “vertikalitetin” për të cilin Makron është akuzuar shpesh. Presidenti ka siguruar se nuk ka hequr dorë nga politika e tij e reformave, duke filluar me atë të pensioneve, aplikimi i së cilës u ndërpre nga epidemia.

Problemi i dytë i Makron ka të bëjë me Edouard Philippe, të qendrës së djathtë, i cili të premten më 3 korrik dha dorëheqjen si kryetar i qeverisë: ka të ngjarë që dorëheqja e Philippe të çojë në një riorganizim të plotë të qeverisë. Disa gazeta kanë shtruar pyetjen nëse këto ndryshime mund përfshinin edhe ekologjistët e të të Gjelbërve, duke i lejuar kështu Makronit të spostohet më tej në të majtë dhe të tërheqë elektoratin e humbur gjatë zgjedhjeve lokale. Por drejtuesit e të Gjelbërve kanë sqaruar menjëherë se ata nuk do të bëhen pjesë e ekzekutivit të ri sepse presidenti “nuk është aq ekologjist dhe nuk është aq sa duhet social”.

Makron ndodhet pra në një gjendje shumë të vështirë, pa mundësira as në të majtë dhe as mes elektoratit të djathtë të moderuar, duke qenë se gjatë muajve të fundit konsensusi për Philippe nuk është përhapur edhe për të.

Edhe vendimi për ta zëvendësuar, kur të dhënat tregonin se popullariteti i tij ishin shumë lart, tregon se Makron nuk ka hequr dorë nga imponimi i vendimeve nga lart, edhe pse jopopullore: Le Monde e ka gjykuar shumë ashpër emërimin e Castex, duke akuzuar e Makron se “kërkon të jenë kapoja i vetëm”, dhe se ka zgjedhur një person kaq pak të njohur “me qëllim që t’i bëjë më pak hije atij”. Përgatiti Dardan MITROVICA

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Virale / Shqiponja s’pyet as për peshkaqenin – Video
Next Article Si u orvat Enver Hoxha të vidhte paratë e konsullit Marothy në vitin 1935
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?