GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Macao, vdes mbreti i lojërave të fatit Stanley Ho, 98 vjeç dhe me 17 fëmijë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Macao, vdes mbreti i lojërave të fatit Stanley Ho, 98 vjeç dhe me 17 fëmijë

By
Dardan MITROVICA
26/05/2020
5 Min Read
Share
SHARE

Ka vdekur, në moshën 98 vjeçe, Stanley Ho, mbreti i lojërave të fatit në Makau. Merr fund kësisoj në pragun e njëqind vjetëve jeta thuajse legjendare e këtij tregtari vajguri, i aftë të ndërtojë – nga zero – një perandori kazinoshë në ish-koloninë portugeze të Macao, duke e shndërruar ishullin në një Las Vegas të Azisë: Makao është bërë qendra më e madhe e lojërave të fatit në botë prej disa dekadash, që kur Stanley Ho, në vitin 1961, mori licencën e tij të parë.

Holdingu dhe familja

Ka qenë gjithnjë gjithpërfshirës Staley Ho, madje edhe në jetën private: ai kishte 17 fëmijë (llogaritja ndal tek fëmijët e njohur) me katër gra. Ho Hung-sun, emri i tij në gjuhën kineze, ishte për dekada një nga njerëzit më të pasur në Azi, deri në daljen në pension të tij në vitin 2008 nga kreu i grupit Sjm Holdings – holdingu i familjes që administron një mori kompanishë që i përkisnin tycoonit kinez – me një pasuri personale të vlerësuar prej 6.4 miliardë dollarësh. Në kohën e daljes në pension, në vitin 2018, i kaloi disa prej roleve kryesore në Sjm tek trashëgimtarët e tij. Daisy Ho, vajza e tij, ka marrë rolin e presidentit dhe drejtorit ekzekutiv. Angela Leong, aksionerja e dytë më e madhe e Sjm dhe gruaja e katërt e Ho, u bë bashkë-presidente. Aksionet e kompanive që drejtojnë perandorinë familjare u rritën pas lajmeve: aksionet Sjm u rritën me 8.5 përqind, kompania e transportit të pasagjerëve Shun Tak Holdings Ltd u rrit me 17.6 përqind dhe operatori Kazino Melco (i menaxhuar nga djali i tij Lawrence) u rrit me 4,9 përqind.

Lufta për ta zëvendësuar

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Dhe sigurisht që zëvendësimi i tij ka rihapur rivalitetin familjar midis trashëgimtarëve të shumtë, por madhështia e Ho ishte ajo e ristrukturimit të biznesit në kohën e duhur: pas një beteje ligjore që shpërtheu në familje në vitin 2012 rreth trashëgimisë së pamatë të tij, miliarderi rivendosi rregullin mbi zotërimet dhe paketat e tij aksionere. Pavarësisht se, në janar 2019, Pansy, vajza më e madhe, bashkoi forcat me disa vëllezër në një aleancë që e bëri atë të merrte mazhorancën mbi vëllanë Leong në luftën për kontrollin e grupit të lojërave të fatit. Pansy është sot një nga njerëzit më të pasur në Hong Kong dhe është edhe bashkë-presidente e njësisë së Macao të MGM Resorts si dhe presidente ekzekutive e Shun Tak Holdings, që menaxhon pjesën më të madhe të trageteve midis Hong Kongut dhe Makaos. Insajderët nuk presin që vdekja e trashëgimlënësit të ketë një ndikim të madh në strukturën aktuale të grupit. Kompania private e Ho, Sociedade de Turismo e Diversões de Macau, apo Stdm, ka interesa në të gjithë botën e biznesit të ishullit, nga hotelet luksoze deri te helikopterët dhe garat me kuaj.

Epopeja e Ho

Ka bërë një pasuri të madhe me licencat e lojrave të fatit dhe me një sistem të veçantë të financimit të lojtarëve, që në Macau njihet si sistemi “Vip Junket”, në bazë të të cilit ndërmjetësit veprojnë për llogari të kazinove, duke u dhënë kredi lojtarëve dhe duke marrë përgjegjësinë për mbledhjen e borxheve. Por e gjithë perandoria lindi nga jeta e mahnitshme e Ho, i lindur në 1921 në një familje të pasur gjysmë kineze dhe gjysmë evropiane në Hong Kong. Në moshën 21 vjeçare, ai ikën në Makaun neutral pas pushtimit japonez të kolonisë Britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe në Makau, ai filloi tregtimin e gjithçkaje, nga vajguri tek aeroplanët. Në atë kohë, ishulli ishte i njohur vetëm për peshkimin dhe për prodhimin e fishekzjarreve dhe temjanit. Ho ishte një balerin i apasionuar dhe një ish-kampion tenisi në Hong Kong dhe, në vitin 2008, ai mbarti gjithashtu pishtarin Olimpik për Olimpiadën e Pekinit.

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Është kopshti më helmues në botë: si lindi
Next Article Kur thuhet që në ushtri bëhet jetë qeni…
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?