GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Llogaritë bankare, paratë kesh dhe blerjet e çmendura të çiftit Veliaj
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Aktualitet

Llogaritë bankare, paratë kesh dhe blerjet e çmendura të çiftit Veliaj

By
GazetaTjeter
10/02/2025
6 Min Read
Share
SHARE

Nga skema e korrupsionit që çoi në burg Erjon Veliajt tërheq menjëherë vëmëndjen luksi i shfrenuar dhe shpenzimet marramendëse që ka kryer bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dëshmi e një standarti jetese ekstravagant ku jetojnë pushtetarët tanë. Ndër shumat e parave që tërheq vëmendjen janë gati 900 mijë euro blerje të veshjeve online dhe të bizhuterive të Ajola Xoxës në katër vitet e fundit.

Me një llogari të thjeshtë, rezulton se bashkëshortja e Veliajt shpenzonte rreth 220 mijë euro në vit vetëm bizhuteri dhe veshje, të paktën nga ato që ka zbuluar SPAK deri tani. Në njoftimin që shpërndau në media, SPAK tha se “Ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose gati 900 mijë euro.

“Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të” shtoi Prokuroria e Posaçme.

Paratë vinin nga biznesmenë, kryesisht ndërtues që duke derdhur shuma të konsiderueshme parash tek kompanitë dhe OJF e Ajola Xoxës, përfitonin leje ndërtimi nga Erjon Veliaj. Kjo skemë ryshfeti ka çuar para dyerve të SPAK edhe disa prej ndërtuesve të njohur në Tiranë, si Gent Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bejtashi etj.

Janë paratë e tyre që siguronin një nivel jetese prej sheikësh në familjen Veliaj, të cilëve u është sekuestruar edhe një vilë në Qerret të Kavajës.

Nuk janë të vogla edhe shumat që SPAK ka zbuluar në llogaritë bankare dhe paratë kesh të çiftit Veliaj-Xoxa që duket se shpenzimet e përditshme i mbanin të fshehura në një kasafortë në zyrat e kompanisë së Ajola Xoxës “Partners Law”.

Gjatë kontrollit që kryen aty, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit gjetën një shumë prej 95 mijë eurosh, shumica e tyre prerje 500 euro. Përveç eurove, janë gjetur rreth 15 mijë dollarë dhe 665 mijë lekë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja A. X., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë” thuhet në njoftimin e SPAK.

Në bankë, çifti kishte edhe llogari të tjera të majme. Vetëm tek “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, në emër të Ajola Xoxës dhe shoqërive të lidhura me të, u gjetën 869 mijë e 149 Euro, thotë SPAK

Shifrat e çmendura të blerjeve dhe paratë kesh që mbanin në kasafortë vizatojnë një dyshe tjetër nga ajo që dukej në publik. Përtej fasadë, Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxa notonin në para korrupsioni dhe as nuk janë ruajtur fare për t’i fshehur paratë e përfituara nga ryshfeti.

Hetimet për pasurinë e Erjon Veliajt nisën nga një denoncim që bëri një person anonim i quajtur Nesti Angoni, i cili zbuloi lidhjet mes kryebashkiakut dhe skemës së pastrimit të parave të mikut të tij, Elman Abule.

Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë ankimuar në gjykatë sekuestrimet e telefonave dhe të parave.

Pak kohë më parë, pasi mësoi për provat që kishin prokurorët, Veliaj tha se kontrollet në shtëpinë e tij ishin kryer pa një vendim gjykate. Ai u ankua për “intimidim dhe dhunë agresive” që prokurorët kanë shfaqur ndaj tij dhe bashkëshortes, Ajola Xoxa.

Madje Veliaj bëri një krahasim që përdoret rëndom nga opozitarët, sipas të cilit, SPAK punon me metodat e Sigurimit të Shtetit.

“Personat e thirrur me cilësimin “persona në dijeni” janë përballur me qasje kërcënuese dhe dhunë të stilit “sigurims”, duke u detyruar përmes presioneve dhe frikësimit të dëshmojnë kundër vetes” thuhet në pikën 4 të deklaratës.

Javët e fundit, kryeministri Rama u pa në disa aktivitete të përbashkëta me Erjon Veliajn. Madje, pas kontrollit që SPAK kreu në shtëpinë e Veliajt, Rama tha se linçimi publik që po i bëhet kryebashkiakut dhe familjes së tij është i neveritshëm.

“Erion Veliajt po i cenohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik i bërë jo nga institucioni përkatës, por nga të gjithë ata që janë angazhuar në atë gjyq. I cenohet dinjiteti nga prokurorë dhe gjykatës të ulët nëpër klube mediatike, apo të fshehur pas ekraneve të portaleve” u shpreh Rama duke shtuar se “Linçimi publik i kryetarit të bashkisë është i neveritshëm, kërkimi i gijotinës për të është skandaloz”, tha Rama, i cili më herët e kishte shmangur Veliajn nga strukturat e Partisë Socialiste të Tiranës.

Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
‘Bandat kontrollojnë zgjedhjet, policia dhe SPAK…’: Qendrat e votimit të pushtuara nga patronazhistë me badge fallco të KQZ
Princ Leka: Është dita kur secili prej nesh ka në dorë të ardhmen
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga ikona në të harruar: fati i trishtë i disa prej aktorëve më të famshëm të viteve ’90
Next Article Nga Alfred LELA – Chris LaCivita në Tiranë: Një non grata ra dhe një tjetër u ngrit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?