GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Lista e fshehtë e Izraelit me emrat e ‘kriminelëve’ të mundshëm
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Lista e fshehtë e Izraelit me emrat e ‘kriminelëve’ të mundshëm

By
Dardan MITROVICA
18/07/2020
5 Min Read
Share
SHARE

Izraeli po harton një listë sekrete e cila përmbante emra nga personelit ushtarak dhe qeveritar, të cilët do të përfundonin nën hetim dhe që do të rrezikonin të arrestoheshin jashtë vendit nëse Tribunali i Hagës vendos të procedojë me gjyqin për krime lufte të kryera në Territoret Palestineze. Ajo që e zbuloi ekzistencën e kësaj liste ishte gazeta izraelite Haaretz, sipas së cilës emrat mund të jenë rreth 200 dhe 300. Midis tyre ka si figura të një profili të ulët dhe pak të njohura, ashtu dhe emra të rëndësishëm në politikës izraelite si Benjamin Netanyahu dhe Benny Gantz, etj. dënimi eventual i të cilit do të rrezikonte vetë qëndrimin në këmbë të qeverisë aktuale.

Procesi

Gjykata Penale Ndërkombëtare së shpejti do të duhet të vendosë nëse do të aprovojë apo jo kërkesën e bërë nga prokurorja Fatou Bensouda për të hetuar për krime lufte të kryera nga Izraeli në Territoret e pushtuar që nga viti 2014, vit i Operacionit mbrojtës kundër Gazës.

Procesi do të përqendrohet gjithashtu edhe në veprimet e Hamasit në të njëjtën periudhë kohe bazuar në një raport të Kombeve të Bashkuara për vitin 2015. Lajmet për hapjen e hetimit datojnë në dhjetor 2019, por tani i takon gjyqtarëve Peter Kovacs (hungarez), Marc Perrin de Brichambaut (francez) dhe Reine Adelaide Sophie Alapini-Gansou (Benin) të vendosin nëse konkluzionet e paraqitura nga Bensouda janë të mjaftueshme për të proçeduar. Në rast se përgjigjja e tre gjyqtarëve do të ishte pozitive, do të lindte problemi i zonës së juridiksionit të Gjykatës, e cila teorikisht duhet të përfshijë Bregun Perëndimor, Jeruzalemin Lindor dhe Gazën.

Izraeli e ka kundërshtuar që në fillim proçesin, duke deklaruar se Autoriteti Palestinez nuk është një shtet sovran. Ndër të tjera, shteti hebre nuk është anëtar – në dallim nga AP i Gjykatës Penale dhe kryeministri Benjamin Netanyahu e ka quajtur punën e Bensouda si një mënyrë për të “delegjitimuar shtetin e Izraelit”. Por, sipas prokurores, Gjykata ka juridiksion mbi territoret në fjalë, por ka kërkuar nga gjykatësit të përcaktojnë shtrirjen territoriale të këtij autoriteti për shkak të mungesës së kufijve të qëndrueshëm midis Izraelit dhe Palestinës dhe të mos rrezikojnë që puna e bërë të kontestohet më pas.

Si përgjigje, Izraeli ka deklaruar se nuk e njeh autoritetin e Gjykatës së Hagës në Bregun Perëndimor, Jeruzalemin Lindor dhe Gaza dhe për këtë arsye nuk ka ndërmend të marrë pjesë në një proces të mundshëm.

Kush është i përfshirë

Sipas Haaretz, në listat e hartuar nga Izraeli përfshihen: kryeministri Benjamin Netanyahu; shefat e atëhershëm të stafit Benny Gantz dhe Gadi Eisenkot; ish ministrat e mbrojtjes Moshe Yaalon, Avigdor Lieberman dhe Naftali Bennett; shefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraeliye Aviv Kochavi; Yoram Cohen dhe Nadav Argaman, përkatësisht shefi aktual dhe ish-shefi i Shin Bet.

Siç thamë, në qendër të procedimit penal janë para së gjithash akuzat e pretenduara për krime lufte të kryera nga Izraeli (dhe nga Hamasi) gjatë operacionit mbrojtës të nisur në vitin 2014 e që për zgjati 50 ditë. Sipas raportit të paraqitur nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), sulmi në Gaza solli vdekjen e 2,251 palestinezëve, përfshirë 1,462 civilë nga njëra anë dhe 67 ushtarë izraelitë dhe gjashtë civilëve nga ana tjetër.

Gjithashtu, Gjykata është thirrur që të vendosë mbi vendbanimet e ngritura nga Izraeli në Bregun Perëndimor: sipas Bensouda “megjithë thirrjet e përsëritura të bëra ndaj Izrael për pezullimin e veprimtarive në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare në territoret e okupuara, nuk ka shenja që sjellja e tillë të kenë marrë fund. Përkundrazi (…) Izraeli mund të vazhdojë me aneksimin e këtyre territoreve”. Prokurorja mendon se hetimi duhet të përqëndrohet edhe mbi krimet e pretenduara të kryera nga forcat izraelite kundër civilëve që protestuan përgjatë kufirit midis Gazës dhe Izraelit në Mars 2018.

Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Kush duhet ta mbajë të bashkuar Bashkimin Evropian?
Next Article Administrata Tramp, luftë ndaj Faucit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?