GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Lideri global i Shqipërisë së asfiksuar në trafik
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Lideri global i Shqipërisë së asfiksuar në trafik

By
GazetaTjeter
22/08/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Prej vitesh rrugët e vendit nuk i përgjigjen nevojave në rritje të njerëzve. Një kostum i ngushtë, i njëjti, teksa makinat shtohen dhe përpjekjet e qytetarëve për të lëvizur e qarkulluar zmadhohen. Në dy mandate të rilindjes kemi parë shefin e madh që është portretizuar herë si Skenderbe e kur e kur si Odise, të merret me punët e mëdha të planetit.

Ai ka qortuar rëndë BE-në, që është ndoshta projekti më i suksesshëm në planet për paqe e mirëqënie, vendet e të cilit janë kampionë të të drejtave e shërbimit ndaj njerëzve. Ka shpotitur lideri global edhe Gjermaninë për çështje të pandemisë. Ka nëpërtallur Zvicrën, duke e cilësuar të mërzitshme. Ka akuzuar Francën se është peng i politikave nacionaliste. Dhe s’ka kursyer as Hollandën. I ka dhënë mend botës për konflikte e nuk ka përtuar të ofrojë këshilla e receta për NATO-n, OBSH-në e plot organizma ndërkombëtare.

Po ky udhëheqës i naltë, nuk ofroi kurrë një zgjidhje për aksin e Fushë-Krujës, ku sot ato pak kilometra janë një mallkim për mijëra udhëtarë çdo ditë të cilët duhet të kalojnë dy orë nga Rinasi deri në Thumanë. Një kaptim biblik.

Radha e automjeteve si në filmat apokaliptikë me të dëshpëruar që kërkojnë t’i ikin fundit të botës. Asnjë zgjidhje për nyjen e tmerrshme të hyrjes dhe daljes nga Durrësi. Asnjë zgjidhje për ata që kërkojnë të shkojnë në Breg përmes Vlorës. Asnjë zgjidhje për kryqëzimin e Tales apo Shëngjinit. Dhe prej vitesh ngëc-ngëc me Unazën e Madhe të Tiranës.

Lexo më shumë

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’

Pak ditë më parë, kryeministri i Kosovës bënte të ditur në një mbledhje qeverie që kishte shpërndarë miliona euro rimbursime për pensionistë, fonde për rininë, apo edhe për policën e sigurimit që kishin paguar mëgata që ka vizituar vendin gjatë verës. Miliona euro edhe për pasojat e pandemisë.

Të ardhurat në buxhet ishin rritur ndjeshëm. Kosova duket se qeveriset mirë nisur nga këto shifra. Për liderin tonë global që ka vetëm një helikopter për zjarret dhe e ka mendjen të organizojë koncerte, me siguri se masa të tilla ekzekutive janë cikërrima.

Në ditët kur nuk është i zënë me hallet e planetit ai i kushtohet hapjes së Ballkanit. Ndërkohë qytetarët e vendit nuk kanë ndjerë asnjë ndihmë apo përfitim nga shteti i tyre të paktën në dy vitet e fundit të krizës së pandemisë.

Dhe nuk ka kurrfarë vizioni apo strategjie për rininë, për fermerët, për sipërmarrjen, apo për turizmin. Ai i Kosovës është në tabelën e qitjes së liderit global. Konsiderohet si primitiv e mendjembyllur.

Ky që ka braktisur shqiptarët dhe bëhet prezent vetëm me penalitete, ka marrë ndërkohë mandatin e tretë. Vini re muajt e fundit, ose edhe më tepër. A do të gjeni në fjalorin e tij qoftë edhe një moment vemendje për arsimin, për profesionistët e rinj, për infrastrukturën, për çfarë mund të bëjë qeveria për t’i ardhur në ndihmë popullit më të varfër të Europës.

Ka vetëm polemika e shemri me ata që e kritikojnë, luftë politike, nxitje konflikti, dhe vetëshpallje pa turp si Mesia i keqkuptuar që një herë në mot i vjen kombit. Tani që doli në horizont edhe problemi afgan, u shfaq sërish si më i ndrituri i kësaj ane.

Në të njëjtën kohë kur çmimi i naftës vetëm rritet, produktet e fermerëve vijojnë të hidhen në rrugë, e kur burra e gra, fëmijë e të moshuar bëhen bërsi me orë të tëra në trafikun e padurueshëm të një qeverie që ska zgjeruar 1 km rrugë në 8 vite.

Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erl KODRA – Edi Rama, një monstër e rritur nga Matthew Palmer dhe Philip Reeker
Next Article Nga Edi PALOKA – Hipokrit, arrogant dhe injorant!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Shëndet

Birrë apo verë? Debati i vjetër që shkenca ende po e mat me kujdes

07/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?