GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Liberalizimi i vizave, agresioni i 24 shtatorit, Asociacioni e njohja de-facto – çfarë u tha në takimin e Osmanit dhe Kurtit me Von der Leyen
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shqiptare

Liberalizimi i vizave, agresioni i 24 shtatorit, Asociacioni e njohja de-facto – çfarë u tha në takimin e Osmanit dhe Kurtit me Von der Leyen

By
GazetaTjeter
31/10/2023
6 Min Read
Share
SHARE

Një ditë më parë në Kosovë qëndroi për një vizitë zyrtare kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Gjatë vizitës në Prishtinë, kryetarja e KE u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për normalizimin e raporteve, teksa Kosovës i kërkoi të nisë zbatimin e Asociacionit, ndërsa Serbisë njohjen de-facto.

“Ftojmë Kosovën të nisë procedurën për zbatimin e Asociacionit, kurse Serbia duhet të pranojë njohjen de-facto. Kjo është mënyra e vetme për të shkuar përpara”, tha presidentja e KE.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë, Von der Leyen në një konferencë për media tha se pas Kosovës do të udhëtojë për në Mal të Zi dhe Serbi.

“Edhe në Serbi do të diskutoj hapat që duhet të ndërmarrë Serbia për njohjen de-facto”, tha Von der Leyen.

Presidentja e KE-së ka ripërsëritur sërish dënimin e ashpër të sulmit të dhunshëm të 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, ndërsa shtoi se organizatorët duhet të dërgohen para drejtësisë.

“Dënoj fuqimisht sulmet e dhunshme të 24 shtatorit, dhe shpreh ngushëllimet për familjet, miqtë dhe kolegët e policit të vrarë. Një sulm i tillë është tërësisht i papranueshëm dhe ata që e bënë duhet të sillen para drejtësisë”, tha Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian shtoi më tej se BE është shumë e angazhuar për të ardhmen e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave, ku u shpreh se është një momentum i ri në raportin BE-Kosovë.

“Më kujtohet viti i kaluar së bashku bëmë thirrje për liberalizim të vizave, dhe tani mund të them se ia dolëm. Që nga 1 janari kosovarët mund të gëzojnë lëvizjen e lirë. Kjo është një mënyrë fantastike për t’i afruar njerëzit”, u shpreh Von der Leyen.

Von der Leyen më pas u shpreh se përveç përafrimit të njerëzve, duhet të  përafrojmë edhe ekonomitë tona.

“Kemi planin 30 miliardësh të investimeve për Ballkanin Perëndimor”, tha Von der Leyen.

Pas takimit me kryetaren e KE, ka folur edhe presidentja e shtetit, Vjosa Osmani.

Ajo para mediave ka thënë se në takim është biseduar për planin e BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor, dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Takimi ynë u fokusua në planin për rritjen e Ballkanit Perëndimor, të cilin e prezantoi presidentja. Krahas kësaj kisha mundësinë ta informojë Ursula von der Leyen për zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe angazhimet tona”, tha ajo.

Më tej, presidentja tha se planin për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor bazohet në katër shtylla.

“Planin gjithëpërfshirës i bazuar në katër shtylla shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit tonë në tregun e përbashkët evropian. Ky plan parasheh mbështetjen e BE-së përmes rritjes së asistencës financiare për reformat që duhet ndërmarrë. Në takim shpreha falënderimin që i dhanë epilog procesit të vizave, ku nga janari qytetarët do të kenë mundësinë ta shfrytëzojnë lëvizjen e lirë në zonën Schengen”, u shpreh presidentja.

Osmanit tha se e Kosova ka për qëllim anëtarësimin në BE dhe NATO, ndërsa kërkoi mbështetjen e Ursula von der Leyen për procesin.

“Kërkova po ashtu të largohen masat ndëshkuese nga BE”, tha ndër tjera ajo, duke shtuar edhe se kanë folur edhe për sulmet terroriste të Serbisë ndaj Kosovës

Për takimin me kryetaren e Komisionit Evropian, është shprehur edhe kryeministri Albin Kurti. Në një postim në Facebook ai tha se e njoftoi Von der Leyenin me zhvillimet e fundit në vend, takimin e 26 tetorit me liderët evropianë dhe me qëndrimin e Kosovës në raport me propozimin e BE dhe SHBA për zbatimin e nenit 7, ndërlidhur me nenin 10 të Marrëveshjes Bazike.

Në lidhje me sulmin terrorist, paramilitar dhe kriminal të 24 shtatorit, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë dhe nevojën e ekstradimit të Milan Raojçiq në Kosovë ku do të ballafaqohej me një gjykim fer dhe të drejtë për veprat e tij, dhe në të njëjtën kohë domosdoshmërinë e sanksioneve ndaj Serbisë në mënyrë që sulme të tilla mos përsëriten.

Në takim u fol edhe për Planin për Zhvillim të BE-së për Ballkanin Perëndimor, përfitimet e mundshme nga ai, si dhe për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe përparësitë e tij për rajonin, përkatësisht Ballkanin Perëndimor.

“E njoftova për projektet e ndryshme infrastrukturore, përfshirë ato të cilat tashmë kanë mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, por edhe projekte tjera të cilat mund të përfitojnë nga mbështetja, sikurse është ai i hekurudhës Prishtinë-Durrës”.

Nga Çim PEKA – Abdixhiku, ‘Luli’ i Ramës në Prishtinë!
​146 vjet nga Lidhja e Prizrenit
Fitoi Kosova, ra Serbia. Asambleja e KiE voton pro antarësimit
16 vjet shtet i Pavarur, Kosova sot feston
Ambasadori Hovenier, si minues i pavarësisë së Kosovës
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Siguria, korrupsioni dhe skenari worst case: diktatet e Xi që trembin Kinën
Next Article Stresi për Edona James: Është banorja më e sinqertë në Big Brother
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?