GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Leonard Veizi – Tmerri pas karantine, ngado “mbijnë” gotat e kafesë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Sociale

Leonard Veizi – Tmerri pas karantine, ngado “mbijnë” gotat e kafesë

By
GazetaTjeter
29/04/2020
5 Min Read
Share
SHARE

Shqiptarë, mos kini frikë. Nuk ka sëmundje që na kap ne. As “Covidi”, as “Sarsi” e “Mersi”, as gripi sezonal, madje as murtaja nuk ka ç’na bën. Nuk është puna vetëm tek ato vaksinat TBC që na i ka bërë xhaxhi Enver me detyrim e që na kanë mbetur si vula poste nëpër trup. Jemi thjesht imunë nga natyra. Ç’them dhe unë, Perëndia na ka bërë të fortë e rezistentë sa më s’ka. Jemi si të thuash… derra. Prandaj “gripi i derrit” s’ka ç’na bën. Përplaset te ne dhe kthehet pas. Epo…, antitrupa të të njëjtës familje.

Karantina thuajse mbaroi. Ai “i gjati” toleroi dhe na e hapi ca rubinetin. Njerëzia po janë turrur rrugëve sikur kanë dalë nga 313-ta. Unë vetë kam qenë partizan i heqjes së karantinës, të paktën pas tre javëve të para. Sepse jam i mendimit që jo vetëm jeta është në plan të parë por dhe mundësia për të qenë i lirë brenda jetës tënde është po aq e rëndësishme. Se mund të jetosh tërë jetën në karantinë, 80 apo 90 vite, por praktikisht je i vdekur. Mirëpo, domosdo, kush ma dëgjoi zërin mua?! Dhe mirë bënë. Pas gjashtë javëve u pa rezultati. Fëmijët vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, se shkollat janë të mbyllura. Por nënat e baballarët e kalamajve ia kanë kërcitur me kafe, në çdo qoshkë, furrë buke e minimarket. Pi kafe me gota kartoni njëpërdorimshme e hidh në rrugë. Pi ndonjë gotë rakie me gota plastike e vërvit nga jeshillëku për të humbur gjurmët. As që e rruan njeri t’i hedhë mbeturinat në kosh edhe pse ato janë montuar në çdo shtyllë elektriku.

Sa po i gëzoheshim faktit se për shkak të karantinës ajri ishte pastruar në të gjithë trevën, qytet e rrethina, dhe pesëmbëdhjetëkatëshi shihej nga maja e Dajtit aty ky janë antenat e televizioneve. Po kush të le të gëzohesh mor jahu. Le që pse duhet me u gëzu kaq shumë?

“Është pastruar deti” – më thanë ca durrsakë… Po or po, mos u bëni merak, ja sa të fillojë sezoni pa ta shihni ju. Do ta kthejmë atë të shkretë Adriatik në një WC gjigande…

Ne nga natyra jemi sanguinë, mesdhetarë mo, ç’i do llafet. Marrim rreze me shumicë e s’na durohet. Prandaj ha patatina dhe hidh qeset në rrugë. Pi coca-cola e vërtiti kanoçet ku të mundësh. Mbaj maska në fytyrë e pasi mbaron punë e hedh po në rrugë. Mbaj doreza plastike për t’u ruajtur nga papastërtitë e si mbaron punë sërish i hedh në rrugë. Po pse në shtëpi do futemi ne me turli lloj mbetjesh toksike. Larg pisllëku nga kalamajtë tanë. Atje në rrugë le të qëndrojnë, derisa t’i heqë bashkia, se për atë punë i merr taksat.

Por nuk është vetëm kjo; në rrugë padyshim nuk ecën dot se të merr përpara ndonjë makinë, por edhe në trotuar vështirë të ecësh, pasi në çdo metër katror do të gjesh të ndoturat e qenve, që me sa duket edhe ata kanë dalë nga karantina e po i gëzohen lirisë. Kapërcim me pengesa… Dhe sado atlet të jesh, si zor t’ia hedhësh pa e zhytur këmbë në m…

Kjo është tabloja e re sinoptike e kryeqytetit në këto ditë fundprilli. Tirana në mënyrë të pashembullt, të paturpë e të pacipë është qelbur.

Ore jeni në metro, apo keni rrëshqitur përfundimisht? Këtu është bërë për të vënë kujën. Ikëm nga shiu po biem në breshër. E përse duhen mbajtur këto mjete mbrojtëse kur si përfundim nuk hyjnë fare në punë. Pështyma ngado, mbetjet e qenve gjithashtu. Nuk ke nga hedh hapat. As tabelat e vizatuara në rrugë për mbajtjen e distancës, – që kanë mbirë kudo në Tiranë, – nuk bëjnë punë. Me këmbët plot pisllëqe futemi në shtëpi. I çojmë aty të gjitha papastërtitë e viruset që kemi marrë rrugëve. Por ja shifrat e të intektuarve nuk janë për të dhënë alarmin. Përsëri nuk na ka gjetur gjë. Jemi kockë e fortë ne. Jo “Covidi” që është një çikërrimë, por as kolera nuk ka ç’na bën. Ehu, sa tallaze kanë kaluar këtej nga anët tona, do na kishte shuar me farë e me rrënjë. Por jo, ne kemi mbijetuar.

Tek e fundit kur s’na bëri gjë as turku, çdo na bëjnë një virus kinez.

Sondazhi i KE: Tirana, një nga qytetet më të këqija për të jetuar
Kush po ndërton më shumë në Europë, sipas Eurostat? Në dy vendet e para janë…
Sot, Dita e Rinisë, por ku janë të rinjtë?! Shifra dramatike, 570 mijë më pak në dy dekada
Beteja e humbur me mjekët dhe bumerangu i ‘kontratës’ me studentët e mjekësisë
Përvoja amerikane dhe veprimet e pamoralshme të qeverisë shqiptare për pagat
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article VIRALE / Harron pantallonat gjatë live TV: detaji nuk i shpëton mediave sociale
Next Article Strategjia e daljes dhe kërcënimi që vjen nga normaliteti i ri!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?