GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Legalizimi i kanabisit, pse Ramës iu desh të fshihej pas Këshillimit Kombëtar
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Legalizimi i kanabisit, pse Ramës iu desh të fshihej pas Këshillimit Kombëtar

By
GazetaTjeter
08/04/2022
4 Min Read
Share
SHARE

Idenë e legalizimit të kanabisit, Koço Kokëdhima e propozoi vetë, e mbrojti hapur dhe këmbënguli deri në fund. Pavarësisht se Ramën e pati kundër, nuk ngurroi t’i qëndrojë mendimit të tij.

Kurse Edi Rama nuk e artikuloi vetë si ide, por e solli në formën e një pyetësori. Nga 11 pyetje, 1 ishte për kanabisin. Vetë nuk iu përgjigj asnjëherë, por përgjigjen ia la “popullatës”.

Shpiku Këshillimin Kombëtar, ngriti pyetje, nxiti diskutime, shpërndau zarfa, foli për një proces votimi dhe shpalli rezultatin. Kështu krijoi perceptimin, se nuk ishte ai që mori vendim, por ishin shqiptarët që ia kërkuan të parët legalizimin e kanabisit.

Forma me të cilën po vjen legalizimi i kanabisit nuk paralajmëron asgjë të mirë.

Lexo më shumë

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’

Përse iu desh kryeministrit të shpikë Këshillimin Kombëtar, kur mund ta kishte marrë vetë një vendim të tillë?

Në vitin 2022, kompleksi i legalizimit të kanabisit konsiderohet i tejkaluar.

Maqedonia fqinje e lejoi kultivimin për qëllime mjekësore që në 2016, me synimin për t’u bërë një superfuqi në furnizimin e Evropës. Vendet e Bashkimit Europian janë të hapura për idenë e legalizimit. Qeveria e re e Gjermanisë planifikon ta legalizojë. Luksemburgu po ashtu.

Spanja dhe Holanda tolerojnë konsumin dhe rritjen e kanabisit për përdorim personal në shkallë të ndryshme. Republika Çeke dhe Portugalia e kanë dekriminalizuar kanabisin për përdorim personal.

Në nivel global, Uruguai, Kanadaja, Gjeorgjia, Meksika, Afrika e Jugut dhe 18 shtete të SHBA-së, si dhe kryeqyteti Uashington, DC., kanë legalizuar të gjithë konsumin rekreativ të kanabisit.

Një numër i madh vendesh në mbarë botën kanë legalizuar edhe marijuanën mjekësore si Austria, Kroacia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Pse Edi Ramës i duhet ta shmangë një vendim personal për kanabisin?

Kjo ka të bëjë me imazhin e Edi Ramës, si një politikan që ndër vite i ka shfrytëzuar zanatçinjtë e kanabisit, kultivues dhe trafikantë për të mbledhur vota dhe me raste, edhe për të bashkëqeverisur.

Në mandatin e parë të qeverisjes së socialistëve, Shqipëria kapi titujt kryesore të mediave ndërkombëtare si fole e kultivuesve dhe trafikantëve të kanabisit dhe si një nga pikat e furnizimit me drogë të Europës.

Mjafton të kujtohen mbi 120 policë të përfshirë në kultivimin dhe trafikun e drogës sipas raportit të SHISH, parcelat e drogës në skajet e vendit, kufomat me plumb në kokë në magazinat e tharjes së kanabisit, policët e kërcënuar nga trafikantët , vrasjet mes bandave për prishje pazaresh, deputetë që fshihnin trafikantë droge në makina, biznese të ngritura me paratë e pista, gomonet me kanabis drejt Italisë dhe sigurisht: ish-Ministrin e Brendshëm të burgosur për bashkëpunimin me kushërinjtë e trafikut të kanabisit.

Historia e gjatë e flirtit me “drogën” e detyron sot Edi Ramën të organizojë një proces farsë votimi, ku nuk dihet se kush voton e kush numëron, por e zhvesh kryeministrin nga përgjegjësia e vendimmarrjes. Dhe kjo nuk paralajmëron asgjë të mirë.

Industria e re e kanabisit është delikate. Në Maqedoninë e Veriut, biznesmenët që investuan miliona dollarë për fabrikat me kanabis janë zhgënjyer nga tregu farmaceutik. Prandaj kanë nisur të eksplorojnë mënyra të reja për të fituar. Dy muaj më parë, policia maqedonase bllokoi kamionat me 1.5 ton kanabis të një kompanie të licensuar, që ishin nisur për t’u shitur në Bullgari. Jo për qëllime mjekësore. Nuk pati asnjë të arrestuar.

Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enton ABILEKAJ – Demokracia e fantazmave të Edi Ramës
Next Article Nga Agim XHAFKA – Me fqinjin socialist te oborri i pallatit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Shëndet

Birrë apo verë? Debati i vjetër që shkenca ende po e mat me kujdes

07/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?