GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Lavdia e luftës së UÇK vetëm rritet
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shqiptare

Lavdia e luftës së UÇK vetëm rritet

By
GazetaTjeter
25/06/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk kalon në asnjë sprovë, sado që Prokuroria Speciale, apo më tej Gjykata të ngrenë akuza për udhëheqësit e saj. Ajo ishte lufta e një populli të varfër, i lënë i fundit nën zgjedhën e një regjimi kriminal si ai i Millosheviçit.

UÇK ishte një zgjim i kombit dhe sakrifica e mijëra djemve që u ngritën për vendin e trojet e tyre, dhe ku një pjesë e mirë, lanë edhe jetën. Jo pak, braktisën punët, projektet dhe rehatinë që kishin ndërtuar në perëndim, dhe u futën nën armë, për çlirimin e Kosovës.

Një ëndërr historike, shekullore, së cilës i ishin kushtuar këngë, ninulla, vaje, poezi, libra. Gjysma e truallit të një kombi i trajtuar gjithnjë padrejtësisht nga të mëdhenjtë, mbahej ende nën çizmen gjakatare serbe deri në vitin 1999.

Teksa për mijëra kosovarë të pafajshëm, të vrarë, pushkatuar, linçuar, dhunuar e varrosur masivisht, ende nuk ka një drejtësi si duhet, apo një mea-culpa nga Beogradi, për luftëtarët, për çlirimtarët, në mënyrë sezonale ka akuza e procese.

Lexo më shumë

Nga Çim PEKA – Abdixhiku, ‘Luli’ i Ramës në Prishtinë!
​146 vjet nga Lidhja e Prizrenit
Fitoi Kosova, ra Serbia. Asambleja e KiE voton pro antarësimit
16 vjet shtet i Pavarur, Kosova sot feston
Ambasadori Hovenier, si minues i pavarësisë së Kosovës

Për shumë prej udhëheqësve të Kosovës, lufta është pjesa më e lavdishme, ndoshta pjesa më e mirë e tyre. Tjetër gjë, është më tej, mënyra se si qeverisën ata vendin e tyre. Me korrupsion e me nepotizëm.

E vetmja damkë që i vunë ata sakrificës, qe vetëm qeverisja e keqe, që ata vetë bënë.

Asgjë tjetër nuk e bën dot pis luftën çlirimtare të një kombi.

Secili komb është në të drejtën e tij, dhe sa më e vonuar të jetë liria, aq më legjitime është beteja e bërë për të.

Kur sheh sot se ka ende makinacione politike, në qarqe të caktuara që prodhojnë mjegull dhe duan të hedhin hije mbi sagën heroike të UÇK, çdokush e kupton se kjo vetëm e rrit bindjen, se sa e drejtë paskësh qenë ajo luftë.

Secili do të duhet të mbajë përgjegjësitë e tij në fund të fundit. Siç ndodhi me zotin Haradinaj, mendja ta do se njësoj do të dalin të pafajshëm edhe liderët e tjerë të UÇK. Por një gjë është e sigurt. Sa më shumë kohë kalon, lufta në vetvete që u bë për çlirimin e Kosovës, vetëm sa fiton më shumë lavdi, përpara çdo kthese apo sprove.

Talat Xhaferri, kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, nga ish-oficer i Jugosllavisë te luftëtari që luftoi për të drejtat e popullit të tij
Kosovë, ishte kërkesë e serbëve: Ja draft-statuti i Asociacionit të Komunave serbe, i plotë
Liberalizimi i vizave, agresioni i 24 shtatorit, Asociacioni e njohja de-facto – çfarë u tha në takimin e Osmanit dhe Kurtit me Von der Leyen
Takimi i pamundur mes Edit Ramës dhe Albin Kurtit
Pse po ia mbyllin derën Ramës në Prishtinë
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Kim Kardashian, linja e belit s‘ka qenë kurrë kaq e ngushtë: mbresëlënëse
Next Article Po si? A nuk ishin ‘mashtruesit’ trampianë ata që duhet të infektoheshin më shumë?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?