GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Largimet e çuditshme nga Bill Gates: pse po ikin të gjithë? Warren Buffett, lamtumirë Fondacionin Gates, dyshimet mbi të ardhmen
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Largimet e çuditshme nga Bill Gates: pse po ikin të gjithë? Warren Buffett, lamtumirë Fondacionin Gates, dyshimet mbi të ardhmen

By
Dardan MITROVICA
26/06/2021
6 Min Read
Share
SHARE

Për Fondacionin Gates ky është mbase lajmi më i keq: investitori legjendar amerikan Warren Buffett, 90 vjeç, ka vendosur të largohet në fakt nga rrethi i drejtuesve të lartë të institucionit më të fuqishëm filantropik në botë, duke hapur skenarë pak a shumë të pasigurtë për të ardhmen e partneritetit në fondacionin e themeluar nga Bill dhe Melinda Gates, ndër të tjera, në momentin më të vështirë për Fondacionin pas divorcit të çiftit të famshëm të njoftuar javët e fundit. Siç raporton Reuters, Buffett ka deklaruar se kishte qenë një “kujdestar joaktiv” për vite me radhë në fondacion, por e ka mbështetur plotësisht CEO-n Mark Suzman dhe ka theksuar se objektivat e tyre ishin “100% të sinkronizuara”.

Sidoqoftë, nuk ka dashur të shpjegojë arsyen e tërheqjes, edhe pse duke vënë në dukje faktin se kishte refuzuar të gjitha pozitat administrative jashtë Berkshire, duke zvogëluar ngarkesën e tij të punës. Miliarderi-filantrop ka njoftuar gjithashtu edhe një dhurim të ri prej më shumë se 4.1 miliardë dollarë, që përfshin gati 15.2 milion aksione të Berkshire Class “B”, për Gates Foundation dhe katër organizata bamirësie, si pjesë e angazhimit të tij për të dhuruar 99% të vlerës së pasurisë së tij neto. Që nga viti 2006, manjati ka dhuruar më shumë se 41.5 miliardë dollarë në aksione Berkshire, ndër të cilët 32.7 miliardë dollarë për Gates Foundation.

Dyshimet për të ardhmen e Fondacionit Gates

Dyshimet për të ardhmen e fondacionit ishin shfaqur, javët e fundit, pas njoftimit të divorcit midis Bill dhe Melinda Gates. Siç theksonte Financial Times, e ardhmja e fondacionit varet nga shuma e kontributeve që vinte nga pasuritë e tyre tashmë të ndara, si dhe shuma e donacioneve shtesë nga Warren Buffett, mik i çiftit dhe njeriu i gjashtë më i pasur në botë pas Mark Zuckerberg me një pasuri prej 99.6 miliardë dollarësh.

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Sipas profesorit Henry Peter të Universitetit të Gjenevës, “ekosistemi i fondacionit bazohet në realitet vetëm në tre të besuar”, duke iu referuar çiftit Gates dhe Buffett. Dhe tani që miliarderi Buffett ka vendosur të largohet nga skena, është e lehtë të besohet se edhe Fondacioni Gates mund të humbasë primatin e fondacionit më të fuqishëm dhe me ndikim në botë: më 1996 Bill Gates u martua me gruan e tij Melinda dhe në 2000 ata lançuan së bashku Bill & Melinda Gates Foundation, i cili me një aset prej 50.7 miliardë dollarësh konsiderohet sot si fondacioni më i madh në planet.

Siç raportohet gjithmonë nga Financial Times, disa ish-punonjës dhe konsulentë po pyesin nëse institucioni që çifti ka drejtuar për 21 vjet mund të vazhdojë në gjendjen e tij aktuale në dritën e lajmeve të fundit: të tjerë janë të bindur se me kalimin e viteve ka krijuar marrëdhënie institucionale të nevojshme për të ecur përpara në çdo rast. Stafi i Fondacionit tani numëron më shumë se 1,600 persona. Në një letër dërguar stafit të tij, CEO Mark Suzman e ka pranuar pasigurinë e ngjallur nga tërheqja e Buffett. “E di që largimi i Warren ngre pikëpyetje në lidhje me drejtimin e fondacionit. Siç e kam thënë më parë, kam diskutuar shumë me të, me Bill dhe Melinda për qasjet për të forcuar drejtimin tonë”, ka shkruar ai, duke premtuar më shumë detaje javët e ardhshme. Në të njëjtën letër, Melinda ka theksuar se ishte “mirënjohëse për zemërgjerësinë, lidershipin dhe miqësinë e Warren”, ndërsa Bill i ka bërë homazh “miqësisë së tij të qëndrueshme” me miliarderin dhe theksuar se fondacioni “gjithmonë do të ketë një ndjenjë të thellë të përgjegjësie ndaj Warren”.

Epstein, tradhtitë dhe hijet: divorci mes Bill dhe Melinda Gates

Siç theksojnë mediat, bëhet fjalë për një divorc që sillej prej kohesh vërdallë, ai midis Bill dhe Melinda Gates. Sipas një burimi anonim të cituar nga revista People, shumë afër çiftit, do të ishin më të shumtë shkaqet që i çuan Bill dhe Melinda në ndarje pasi kishin kaluar shumë vite së bashku.

Sipas asaj që u shfaq në javët pas njoftimit të divorcit të bujshëm, midis shkaqeve të divorcit, do të kishte një tradhti, ose ndoshta më shumë se një: Bill, në fakt, do të kishte pasur një marrëdhënie me një vajzë të re kineze, që punon prej 2015 për fondacionin Bill dhe Melinda Gates si përkthyes. Ndërsa, sipas të tjerëve, një ndër shkaqet do të ishte miqësia “e rrezikshme” dhe e njohur e themeluesit të Microsoft me manjatin-pedofil Jeffrey Epstein, i cili vdiq, në rrethana të paqarta, më 10 gusht 2019 në Metropolitan Correctional Center në New York.

Siç raportohet nga Daily Beast, Gates shpresonte që miku i tij financier, shumë i njohur dhe me ndikim midis elitës njujorkeze dhe amerikane, mund ta ndihmonte në sipermarrjen e tij për të fituar çmimin Nobel për Paqen, siç është konfirmuar nga një ish-punonjës i Fondacionit Gates. Zbulimet e sikletshme për jetën sekrete të Bill Gates e kanë bindur Warren Buffett të hiqte dorë nga fondacioni i familjes? Vështirë të besohet se njoftimi i orëve të fundit është i shkëputur plotësisht nga e gjithë kjo.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erion DASHO – 1 milion vaksina për popullatë të imunizuar ose si kofini pas të vjeli
Next Article Andrew CARNEGIE – Si të veprojmë në mënyrë të sigurtë me armiqtë dhe ti shmangim ata
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?