GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Lamtumirë Rikard Ljarja, njeriu i mirë dhe gjigandi i skenës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Art

Lamtumirë Rikard Ljarja, njeriu i mirë dhe gjigandi i skenës

By
GazetaTjeter
20/04/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Arti shqiptar në zi! Ka ndërruar jetë në moshën 77- vjeçare regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja. Regjisori ka dhënë frymën e fundit në shtëpine e tij në Tiranë. Artisti i njohur i filmit vuante prej kohësh nga një semundje e rendë.

Vdekja e regjisorit është një humbje e madhe për botën e artit. Ndërkohë, familja njofton miqtë dhe dashamirësit se ceremonia për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e Covid-19 do të jetë e ngushtë.

Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër.

Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.

Rikard Ljarja do të mbahet mend si aktor protagonist në shumë filma, si “Komisari i Dritës”, “Rrugë të bardha”, “Pesha e kohës”, “Dueli i heshtur”, “Ndërgjegjia” dhe si regjisor e aktor në filmin “Skëterr 43”, “Në pyjet me borë ka jetë” etj.

Ai ka krijuar mjaftë personazhe në filmat e tij që kanë mbetur në fondin e kinematorgrafisë shqiptare. Ljarja është bashkëshorti i aktores së njohur Marjeta Ljarja.

Filmografia

  • Viktimat e Tivarit (1996)
  • Fletë të bardha – (1990) Shoku Emir
  • Pesha e kohës – (1988), Vasili
  • Rrethi i kujtesës – (1987), Mjeku
  • Në prag të jetës – (1985), Andrea
  • Pranverë e hidhur – (1985) Xha Teli
  • Skëterrë ’43 – (1980), Andrea
  • Radiostacioni – (1979) Komandanti
  • Në pyjet me borë ka jetë – (1978), Luka
  • Ilegalët – (1976) Tosti
  • Në fillim të verës – (1975) I deleguari i qarkorit
  • Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Gaqo Tipografi
  • Rrugë të bardha – (1974) Deda
  • Shpërthimi – (1974) Inxhinjer Iliri
  • Ndërgjegja – (1972) Fitimi
  • Yjet e netëve të gjata – (1972)……xhandari
  • Kur zbardhi një ditë – (1971) Komisari
  • Plagë të vjetra – (1968)…….Naimi
  • Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)..Perlati
  • Duel i heshtur – (1967) Skenderi
  • Komisari i dritës – (1966) Dritan Shkabaj
  • Monumenti

Regjisor

  • Pesha e kohës – (1988)
  • Kur hapen dyert e jetës – (1986)
  • Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)
  • Dita e parë e emrimit – (1981)
  • Sketerre 43 – (1980)
  • Radiostacioni – (1979)
  • Në pyjet me borë ka jetë – (1978)

Skenarist

  • Pesha e kohës – (1988)
  • Kur hapen dyert e jetës – (1986)
Bourgeois, tekstura fijesh dhe fjalësh
Gjon Mili, teologu i fotografisë
Hans-Joachim Lanksch – Rose Auslender, një zemër mendimtare që këndon
Nga Fatos KOLA – “Mitikja dhe magjikja në veprën piktorike të Sadri Ahmetit”
“Është më i qetë pa Meghanin!” E vërteta për Princin William
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Pastrimi i parave, si risk në kohën e COVID-19; Shqipëria “legalizon” kriptomonedhat e bashkë me to, edhe riskun e pastrimit të parave
Next Article Harry e Meghan shkëpusin marrëdhëniet me katër tabloidë britanikë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?