GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

By
GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Share
SHARE

Diogo Jota u largua nga jeta prej një aksidenti të tmerrshëm rrugor. Bota e futbollit vajton një talent të jashtëzakonshëm. Të ndalemi të gjithë, për një moment dhe t’i bëjmë homazh vlerës së jetës

Largimi tragjik nga jeta i Diogo Jotës, viktima e një aksidenti me makinë, trondit thellësisht botën e futbollit. Një dhimbje kapërcen fanellat dhe ngjyrat, e që na fton të gjithëve të ndalemi, për një moment, për të reflektuar mbi atë që ka vërtet rëndësi.

Një vetëtimë në natë. Një lajm që të lë pa frymë. Diogo Jota, futbollist profesionist, bashkëshort i ri, baba, vëlla, nuk është më. Jeta e tij u shua papritmas në një aksident me makinë. Brutaliteti i ngjarjes na ka lënë të heshtur, të pabesuar, të çarmatosur.

Diogo Jota, jo vetëm futbollist, por në rradhë të parë një njeri

Diogo dhe vëllai i tij (edhe ai futbollist) kanë humbur jetën. Diogo ishte më shumë se një sulmues. Ishte një shembull përkushtimi, pasioni, përulësie. Në fushë vraponte me uri dhe kënaqësi, jashtë buzëqeshte me diskrecion dhe dashuri për familjen e tij. Futbolli ndalet, e bashkë me të, ndalemi edhe ne. Tani, heshtje.

Nuk ka rëndësi se cilin ekip mbështet, nëse e admiroje apo e respektoje nga larg. Në momente të tilla, gjithçka tjetër zhduket. Mbetet vetëm ajo thelbësorja: jeta. Dhe dhimbja e përbashkët. Dhe edhe ne duhet ta bëjmë.

Nalojmë ithë, vetëm për një moment

Në një botë që ecën pa ndalim, Diogo na obligon – edhe me mungesën e tij – të ngadalësojmë. Të mendojmë. Të shohim përreth dhe brenda. Jeta është e brishtë më shumë sesa duam ta pranojmë. Të ndalemi të gjithë, për një moment të paktën. Për të thënë faleminderit. Për të përqafuar ata që duam. Për të marrë frymë.

Fati, ndonjëherë, është vërtet i poshtër. Diogo Jota ishte martuar vetëm pak ditë më parë. Sapo kishte filluar një jetë të re si bashkëshort, si baba, si një burrë i pjekur. Dhe tani heshtja. Sigurisht, ai nuk do të harrohet nga shokët e skuadrës, as nga tifozët e tij, e as nga ata me të cilët kryqëzoi rrugëtimin. Ai do të mbetet në golat që shënoi, në buzëqeshjet që dhuroi, në ndeshjet që ndriçoi. Por mbi të gjitha, do të mbetet si një simbol i mënyrës se si jeta duhet jetuar plotësisht, çdo ditë.

Një leksion humanizmi

Diogo Jota na lë me një boshllëk, por edhe me një mësim. Në mes të zhurmës së futbollit dhe jetës, na fton kah heshtjes. Kah një momenti të të vërtetës. Sepse pas çdo atleti, çdo fanelle, çdo shifre, qëndron gjithmonë një qenie njerëzore. Dhe sot, ajo dhimbje është e jona. E të gjithëve.

Marrë nga Milanistat.com

Sulmuesi më i mirë në botë, Lionel Messi, zgjedh trajnerin e tij më të mirë: “Për mua, është unik”
Njëmbëdhjetëshja e Legjendave: Skuadra më e madhe që ka parë bota ndonjëherë…
Manchester United zgjedh midis gjashtë mesfushorëve
Endrik e ka vendosur: ja klubi ku dëshiron të transferohet nga Real Madridi
Rashford: ja si do ta fitojmë El Clasico-n
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?