GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Lamtumirë Bardhyl Londo, shkrimtari dhe demokrati i madh
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Letra

Lamtumirë Bardhyl Londo, shkrimtari dhe demokrati i madh

By
GazetaTjeter
18/02/2022
2 Min Read
Share
SHARE

Ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar Bardhyl Londo. Ai ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë, ndërsa 10 ditët e fundit i kaloi në reanimacion. Londo ishte 74 vjeç. Pak më parë Akademia e Shkencave mbajti një minutë heshtje në nder të tij.

Londo humbi bashkëshorten e tij në fillim të vitit 2019.  Valentina nuk ishte vetëm gruaja, por dhe bashkëshoqëruesja e një jete jo të lehtë. Shpesh ai i ishte drejtuar asaj përmes vargjeve, ashtu siç i drejtohet tani përmes heshtjes.

Ai i përket intelektualëve që ndanë gjatë jetës së tyre dhe angazhimin në politikë. Për shumë vite ai ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë nën logon e Partisë Demokratike. Shpesh politika ndihet dhe në vargjet e tij të vona, të fokusuara më shumë te sfidat me të cilat është përballur vendi. Kritik ndaj qëndrimeve që mbahen sot ndaj letërsisë së sociorealizmit, ai ka bërë shpesh thirrje se duhet ndarë figura e artistit nga qëndrimi i tij politik dhe për ta gjykuar letërsinë pa qëndrimet politike.

Poeti me pardesynë e bardhë dhe vështrimin e thellë është padyshim një nga figurat më interesante të letërsisë shqipe të pas viteve ‘80.

Lexo më shumë

Nga Agim XHAFKA – Krevati dopjo…
Nga Rudyard KIPLING – Nëse…
Nga Dardan MITROVICA – Gabriel García Márquez, gjeniu i përjetshëm i Aracataca-Macondo
Charles Baudelaire, një histori mes poezisë, dashurisë dhe varësive
Zija ÇELA – Fytyrë gruaje në gjumë…

Shkrimtari ka lindur më 1948 në Përmet.

Studioi për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas mbarimit të fakultetit ai punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “Drita”. Për disa kohë ka qenë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” (LSHA). Krijimtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.

Në Çmimet Kombëtare të Letërsisë, organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Ministria e Kulturës më 2021, fitoi vlerësimin për vëllimin poetik “Prill i hidhur” si vepra më e mirë poetike.

Migjeni, mes engjëjve, histerisë e skizofrenisë
Zija ÇELA – Na u thaftë goja, kur …
Zija ÇELA – Në pikën e qejfit, shpirtrat e mëdhenj hapen si horizonti …
Zija ÇELA – Në pikën e qejfit, shpirtrat e mëdhenj hapen si horizonti…
Nga Kim MEHMETI – ‘Laureat i vitit’ dhe ‘Turpi i shekullit’!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Shpallja e pavarësisë së Kosovës: – Pse ne shqiptarët jemi gjithnjë të vonuar?!
Next Article Nga Zija ÇELA – Për shkak të cilësive të artit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?