GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Lady Diana dhe Kristen Stewart, dje dhe sot: përballë dy stileve
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Gossip

Lady Diana dhe Kristen Stewart, dje dhe sot: përballë dy stileve

By
GazetaTjeter
23/06/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Aktorja amerikane do të luajë në kinema princeshën e trishtuar. Ndërkohë, kanë filluar krahasimet midis të dyjave për të gjetur ngjashmëritë. Ne e zhvilluan ndeshjen në të kundërt: si dukej dje Lady D., si do të ishte sot? Do ngjasonte me Kristen?

Lajmi ka marrë dhenë: aktorja Kristen Stewart do të luajë princeshën Lady Diana në filmin Spencer me regji të kilienit Pablo Larraín. Prodhimi i filmit do të fillojë në 2021 dhe tregimi do të jetë një pjesë shumë specifike e jetës së Lady D., saktësisht momenti (në veçanti një fundjavë) që shënoi përgjithmonë fundin e martesës së saj me Karlin.

NJË FILM I MEZIPRITUR, QË NË NJOFTIM

Gazetat e të gjithë botës kanë filluar të kërkojnë ngjashmëritë midis dy grave për të kuptuar sesi aktorja, e bërë e famshme me sagën Twilight, mund ta luajë këtë rol të rëndësishëm. Dhe duhet pranuar që, megjithëse lidhja midis të dyjave nuk është e menjëhershme, një vështrim nga afër zbulon detaje që i përbashkësojnë ato: nga fiziku i thatë dhe vështrimi melankolik, deri në atë anë të karakterit pak rebel.

“Kristen mund të jenë shumë gjëra, mund të jetë shumë misterioze dhe shumë e brishtë dhe në fund të fundit edhe shumë e fortë, që është pikërisht ajo që na nevojitet. Kombinimi i këtyre elementeve – shpjegon regjisori Larraín në intervistën dhënë për Deadline – më bëri të mendoja për të. Mënyra se si iu përgjigj skenarit dhe si po i afrohet personazhit, është shumë e bukur për t’u parë. Unë mendoj se do të bëjë diçka mahnitëse dhe intriguese në të njëjtën kohë. Ajo është një forcë e natyrës”.

NË GJURMËT E…

Dhe në pritje për të parë se si Kristen do të formësojë karakterin e saj në personazh, por mbi të gjitha me çfarë kostumesh do të paraqitet (në kuptimin fashion të fjalisë), kemi menduar të bëjmë një lojë në të kundërt.

Look-u i Lady Diana si do të ishte sot? Si do të ndryshonte stili juaj i saj pa norma mbretërore për t’u ndjekur dhe pa asnjë imponim? A do të kishte të njëjtën shije si Kristen? A do t’i shkurtonte fundet dhe a do të guxonte të vishej thjesht me një xhaketë pa asgjë nën të? A do të vishte pantallona në vend të fundeve? Nuk do ta dimë kurrë, por për të luajtur me imagjinatën le të shfletojmë paksa në galerinë më poshtë.

Edhe pse për një gjë jemi të sigurtë: Lady Diana edhe sot do të ishte një ikonë stili. Sepse është me të vërtetë, nuk ke ç’i thua: çdo foto që e portretizon është më aktuale se kurrë. Shumë kush e ka vërejtur këtë.

…LADY D.: NJË STIL I LINDUR

Ndaj mendojmë se është e drejtë të shkruash që jo, Diana sot nuk do të ishte si Kristen Stewart. Sot Lady Diana, edhe nëse po të lindte amerikane dhe me zjarrin e shenjtë të kinemasë brenda, do të kishte stilin e saj. Si ajo që ne ende e admirojmë dhe që e ka bërë ikonike, jo vetëm për historinë që ka jetuar, por edhe për shijen e rafinuar që na ka lënë si trashëgimi në historinë e stilit.

Ekrani i madh: ja cilat janë dështimet më të mëdha të historisë botërore
Filmat më të suksesshëm në historinë e kinemasë
Filmat më të bukur romantik në historinë e kinemasë
Filmat (kryevepra) më të nënvlerësuar të të gjitha kohërave
Nga ikona në të harruar: fati i trishtë i disa prej aktorëve më të famshëm të viteve ’90
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Të flesh në një hotel pa mure, në Zvicër
Next Article Dhjetë lojëra në natyrë për t’i bërë me fëmijët
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?