GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Kush po e sulmon Elvana Gjatën?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Kult

Kush po e sulmon Elvana Gjatën?

By
GazetaTjeter
29/12/2019
5 Min Read
Share
SHARE

Mënyra si si reagoi Elvana Gjata pas humbjes së çmimit të parë në festivalin e 58 në RTSH, dhe sidomos ajo se si u soll prezantuesja Alketa Vejsiu, jo vetëm që lanë në publik idenë e një pakti të prishur që konsistonte në fitoren pa garë të këngëtares, por mbi të gjitha ato kanë prodhuar në publik efektin e kundërt. Kështu, në vend që ta shohë si viktimë që i është ngrënë haku, një pjesë e njerëzve dhe opinionistëve kanë filluar ta vështrojnë Elvana Gjatën si një artiste arrogante që as denjon ta pranojë konkurencën me një baby face si Arilena Arra. Nga njëra anë ka personalitete si Adelina Ismaili, që e përshëndetën fitoren e Arilenës si një sukses “pa ndihmën e parave dhe të shitjes së trupit”. Pa e përcaktuar se kush i kish bërë këto mëkate, Adelina shigjetoi Alketën për mënyrën se si qe sjellë me fituesen.

Por kishte edhe nga ata që qenë më të drejtëpërdrejtë. Kështu poeti dhe skenaristi Petrit Ruka u bazua në elementin e tekstitë të këngës së Elvanës për ta bërë copë atë. “Organizatorët e këtij festivali duheshin “arrestuar” në sallë për krim ndaj gjuhës shqipe dhe fyerje të rëndë të dinjitetit te kultures kombëtare shqiptare. Duhet hartuar me ngut një ligj i posaçëm që këngët në Festivalin e RTSH duhet të vijnë patjetër në standard dhe të kenë poshtë firmën aprovuese të dhjetë poetëve më të mirë të vendit. Unë vetë nuk do ta pranoja këtë tekst edhe sikur të vinte me muzikën e Ennio Morricone-s” ka shkruar Ruka dhe si për ta çuar në ekstrem qesharakëzimin ka botuar edhe tekstin e këngës të cilës Elvana i ka bërë edhe fjalët edhe muzikën edhe e ka kënduar vetë…

Ti kam fal ty me tana

Me tana o me tana

Lexo më shumë

Billy Preston – “Beatles i pestë” që i dha jetë muzikës botërore
Nga Agim XHAFKA – Krevati dopjo…
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Nga Rudyard KIPLING – Nëse…
Cila ka qenë kënga më e famshme në vitet Gjashtëdhjetë?

Dashni me fal

O kush ka me ma nal?

A ma thua edhe sa

Duhet të pres ty me të pa

Ta di, dua ta di dhe sa

Kohën ndale ndale

Të shkoj ngadale ndale

O më ngadale ndale

Na na na na na

Po me tekstin ka zgjedhur të merret edhe gazetari Mentor Kikia, i cili ka bërë edhe një shkrim shumë të fortë kundër Elvana Gjatës, në kohën që emri i saj u përfshi në një plagosje të blloku, duke e qujatur si një antimodel për shoqërinë.

 “A shikon ndokush donjë fije poezi në këtë tekst? Unë them askund, as poezi, as mesazh, vetëm fjalë kuturru. Çfarë do të thotë “me tana”? Në shqipen zyrtare do të thotë “me të gjitha, me të tëra”. Në gegënisht thuhet “me të tana”. Ndërsa në elvanisht, shkurtohet në “me tana”.

Por edhe Pandi Laço që ka dashur të marrë në mbrojtje këngëtaren si një copëz në mozaikun e përgjithshëm të një kulture bajate, megjithëse fajëson gjithë shoqërinë për shijet që ka kultivuar e ka renditur Elvana Gjatën mes “mëkatareve”

 “Në këtë kaos muzikor, sot gurët hidhen mbi Elvanën, por në këto ditë Krishtlindjesh, më lejoni t’ju sjell një fragment të Biblës, kur para Krishtit, gati po ekzekutohej një grua: “Kush nga ju është pa mëkat, atëherë le të hedhë gurë kundër saj”… e duke vijuar “As unë s’mund të të dënoj… shko e mos mëkato më”-ka shkruar ai.

Pikërisht mëkati i shijeve të këngës që Elvana Gjata prezantoi në festival, i shumfishuar me mëkatin e sjelljes së atyre që e donin fituese me çdo kusht dhe me mëkatin e mediave të sposorizuara që po e shesin si viktimë të një konspiracioni, ka ngjallur gjithë këtë kundërreagim ndaj Elvana Gjatës, që po merr goditjen e dytë, pas mos shkuarjes dot në Eurovision.

Nga Dardan MITROVICA – Gabriel García Márquez, gjeniu i përjetshëm i Aracataca-Macondo
Charles Baudelaire, një histori mes poezisë, dashurisë dhe varësive
Nga Denion Ndrenika, Nju Xhersi – Lamtumirë!”, them i Pari”…
Zija ÇELA – Fytyrë gruaje në gjumë…
Migjeni, mes engjëjve, histerisë e skizofrenisë
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ilaçi që të shpëton nga ataku kardiak
Next Article Christian Boltanski – Të fotografosh kohën
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?