GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Kush janë dhe çfarë kërkojnë “patriotët” pro Trump
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Kush janë dhe çfarë kërkojnë “patriotët” pro Trump

By
Dardan MITROVICA
04/09/2020
8 Min Read
Share
SHARE

Emri Patriot Prayer ia arriti të nderohej në titujt e kronikave për shkak të përplasjeve të dhunshme në Portland me protestuesit Antifa dhe Black Lives Matter që çuan në vdekjen, 31 gushtin e sapokaluar, të një mbështetësi të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Siç raportohet nga Fox News, Patriot Prayer është krijesa e një aktivistikonservator dhe ish kandidati për në Senat, të Uashingtonit, Joey Gibson. I riu i cili u vra në Portland, në përleshje me protestuesit e Black Lives Matter, ishte një mbështetës i Patriot Prayer, një grup që nuk ka ndonjë rëndësi të madhe kombëtare por që është i njohur mirë në Paqësorin Veriperëndimor.

Viktima e të shtënave u identifikua nga Gibson si Aaron “Jay” Danielson, nga Portland, i mbiquajtur Jay Bishop.

Siç mësohet nga shtypi, Patriot Prayer është një organizatë ultra-konservatore e themeluar më 2016 nga 36-vjeçari Joey Gibson për të mbështetur Donald Trump dhe “çlirimin e konservatorëve të Bregut Perëndimor”.

Shpesh është paraqitur si një grup i lindur në Portland, Oregon, ku është shumë aktiv. Në të vërtetë është me origjinë nga Vancouver, shteti i Uashingtonit, i njëjti vend nga vjen edhe themeluesi i tij.

Dukshëm antikineze dhe antiislamike, Patriot Prayer është një organizatë antishtetërore: flamujt e pranishëm në demonstratat e tyre janë ata të Gadsden, me banderolën që tregon gjarpërin e famshëm në një sfond të verdhë dhe fjalët Don’t tread on me, e bashkëshoqëruar me libertarizëm të djathtë.

“Ne nuk jemi supremacistë të bardhë”

Gibson refuzon me forcë etiketimin si “supremacistë të bardhë” që shumë ia bashkëngjisin grupit të tij. “Shko q…i me gjithë supremacistët e bardhë! Shko q…i me gjithë neo-nazistët!”, deklaroi ai në një tubim të gushtit 2017 të organizuar në Seattle.

“Nuk kam nevojë për atë lloj të menduari. Është i gabuar”. “Unë jam japonez,” ka thënë më vonë ai për Fox News në përfundim të një tubimi të mbajtur në San Francisco në gusht 2017.

“Kemi tre oratorë të zinj, një çift hispanik, një ateist, një transeksual. Jemi jashtëzakonisht të ndryshëm. Është vërtet e papërgjegjshme për liderët të më quajnë një supremacist të bardhë. Është plotësisht e pabazuar”.

“Kemi kaq shumë njerëz që po punojnë me gjakftohtësi në Bregun Perëndimor për të mbrojtur lirinë e fjalës në disa nga qytetet më të errëta dhe më intolerante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka theksuar ai gjatë një tubimi në Shtator 2017 në Uashington, në mbështetje nga Donald Trump.

Dhe sërisht: “Ka kaq shumë gjëra në këtë vend dhe në këtë moment për të rregulluar, ne duhet të zgjohemi. Shumë prej nesh po flenë ”.

Pavarësisht deklaratave të liderit, në grup kanë depërtuar edhe personazhe që anojnë nga supremacistët e bardhë apo ekstremizmi i krahut të djathtë në përgjithësi.

Kush është Joey Gibson

Siç raportuar faqja zyrtare e organizatës, Joey Gibson proklamohet si “një mbështetës të lirisë” që beson “është e domosdoshme për ndjekësit e Krishtit të sjellin Kishën në rrugë, në këshillat komunale, në kryeqytet, në gjykata e kudo që hasim padrejtësi”, përfshirë “Hong Kong”-un.

Gibson beson se “të qëndrosh i heshtur do të thotë të shprehësh pëlqimin” dhe jeton sipas motos “rebelimi kundër tiranëve është bindje ndaj Zotit”. Sipas faqes në internet të Patriot Prayer, themeluesi i saj “ka udhëtuar nëpër vend duke mbajtur fjalime dhe duke i lutur patriotët dhe besimtarët që të mbrojnë veten tani sepse ai beson se ky është “shansi i fundit”.

Gjithashtu Gibson “ka organizuar dhjetra marshime dhe demonstrata në mbështetje të lirisë së fjalës, të të drejtës për armët, për lirinë shëndetësore”. Ai ka marrë pjesë “në fushata të shumta në nivelin komunal deri në nivelin federal dhe menaxhon marrëdhëniet me publikun për mbështetës të ndryshëm që luftojnë për liri”.

Lidhjet me policinë amerikane dhe afërsia me Proud Boys

Siç thekson Sergio Olmos, një gazetar amerikan i cili i ka dedikuar muaj studimi Patriot Prayer, grupi shpesh ka mbajtur lidhje të ngushta me policinë, pavarësisht faktit se supremacistët e bardhë frekuentonin tubimet e tij.

Në vitin 2019, janë zbuluar qindra mesazhe telefonike të shkëmbyera midis policisë së Portalnd dhe Gibson që tregojnë se si ata janë koordinuar gjatë protestave, madje edhe me “këshilla” për të evituar arrestimet.

Por një hetim i brendshëm më së fundi ka zbuluar se nuk kishte asgjë të gabuar nga agjentët që kishin shkëmbyer mesazhe miqësore me Gibson.

Sipas Vegas Tenold, studiues të Center on Extremism dell’Anti-Defamation League’s Center, ajo e Patriot Prayer “është një ideologji dhe është jashtëzakonisht e paqartë. Ata janë të krishterë, në favor të Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane.

Kjo është e vetmja gjë e sigurt ”, ka thëmë Tenold. “Ka shumë anëtarë që janë gjithashtu me Proud Boys”, “Ka shumë njerëz që ishin me Joey Gibson që tani janë me Proud Boys dhe mendoj anasjelltas,” tha ai.

Por ndryshe nga Patriot Prayer, Proud Boys kanë grupe lokale që veprojnë në të gjithë vendin – për pjesën më të madhe – të pavarur nga njëri-tjetri, tha Tenold. Patriot Prayer, është një grup rajonal shumë më i vogël.

Anëtarët e organizatës së Gibson marrin pjesë në shumicën e demonstratave kryesore të djathtës alt-right dhe shpesh përplasen me Antifa, ekstremistët e së majtës radikale të SHBA.

Prania e përhershme në Portland

Joey Gibson jeton në Vancouver, Washington, dhe e ka quajtur Portland “të neveritshme” dhe të mbushur me “kaq shumë errësirë”.

Ai ftoi anëtarët e grupit të tij dhe mbështetësit e tij të armatoseshin gjatë tubimeve: “Të gjithë duhet të mbajnë gjithmonë armë, veçanërisht njerëzit në situatën tonë.”

Sipas Fox News, grupi zuri rrënjë në Portland në verën e vitit 2017, kur Gibson organizoi një tubim të madh në qytet më pak se një javë pasi një supremacist i bardhë goditi për vdekje dy burra që vrapuan në mbrojtje të dy adoleshentëve zezakë.  në një tren.

I pandehuri, Jeremy Christian, i dënuar me dy burgime të përjetshme radhazi në fillim të këtij viti, kishte marrë pjesë në një demonstratë të Patriot Prayer  disa muaj më parë, megjithëse u përjashtua nga organizatorët për shfaqjen e simpative naziste.

Patriot Prayer ka mbajtur disa marshime dhe tubime të tjera në Portland në 2017 dhe 2018 dhe Gibson u arrestua verën e kaluar për trazira midis mbështetësve të grupit dhe aktivistëve të krahut të majtë në një pub pas një tubimi.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Trump, Biden dhe ngjyra e parave
Next Article Albumi i ri i Bob Dylan, një kryevepër, por s’do mund ta dëgjoni
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?