Juda Iskarioti është një nga personazhet biblikë më të famshëm. Ai është dishepulli që tradhtoi Jezusin, një veprim që pati pasoja tragjike. Sidoqoftë, plazmoi edhe të gjithë historinë e krishtërimit. Pa tradhtinë e Juda Iskariotit, nuk do të kishte pasur krishtërim, të paktën si ky që njohim.
Por kush ishte në të vërtetë Juda dhe pse e bëri atë që bëri? Ishte vërtetë një njeri i pangopur dhe i poshtër që synonte vetëm të fitonte para pa u kujdesur fare për Jezusin?
Në rreshtat e mëposhtëm mund të mësojmë më shumë për Juda Iskariotin. Klikoni dhe zbuloni se kush ishte ai në të vërtetë.
Çfarë do të thotë Iskariot
Në kohërat e Jezusit, njerëzit nuk kishin një mbiemër. Në vend të tij, përdoreshin epitete. Shpesh bëhej fjalë për referenca mbi vendlindjen, grupin të përkisisë, emrit të babait etj. Në këtë rast Iskariot është një epitet.
Besohet që Iskariot të jetë një referencë se vendi prej të cilit vinte Juda. Studiuesit besojnë se vinte nga qyteti i Keriothit, duke e bërë të vetmin dishepull nga Judea. Një tjetër teori është se emri i tij ishte i lidhur me Sicarii, një grup rebelësh hebrenj.
Në fakt, Bibla përmend emrin e babait të Judës. Juda Iskarioti ishte i biri i një burri të quajtur Simon Iskarioti.
Cili Judë?
Juda ishte një emër mjaft i zakonshëm në atë kohë. Në fund të fundit, ajo vjen nga fjala greke Ἰούδας (Ioúdas), në hebraisht “Juda” (fisi i mbretit David).
Në Bibël janë disa njerëz me emrin Judë. Njëri prej tyre ishte edhe gjysmëvëllai i Jezusit.
Bibla përmend se Jezusi kishte një vëlla të quajtur Judë. “A nuk është ky marangozi? A nuk është ky i biri i Marisë dhe vëllai i Jakobit, i Jozefit, i Judës dhe i Simonit?”. (Marku 6:3). Besohet që të jetë autori i epistolatit Juda.
Si Ungjilli i Lukës ashtu edhe libri i Veprave të Apostujve i referohen Judës, ndonjëherë i referuar si Juda ose Judas Tadeus, apo biri i Jakobit. Ky është Juda apostulli.
Një emër i infektuar
Emri ka njëfarë peshë në krishterim dhe kjo reflektohet edhe në përpjekjet për të bërë një dallim midis Juda Iskariotit dhe të tjerëve me të njëjtin emër. Një shembull gjendet tek Gjoni 14:22, ku lexohet: “Atëherë Juda (jo Juda Iskarioti) tha: “Por, o Zot, përse synon të na shfaqesh neve dhe jo botës?””.
Sipas Ungjillit të Gjonit, Juda Iskarioti kujdesej për paratë e dishepujve.
Juda Iskarioti ishte një hajdut
Edhe sipas Ungjillit të Gjonit, Juda ishte një hajdut. Kjo përshkruhet në një episod ku Maria vajoste këmbët e Jezusit me parfum. Por Juda Iskarioti, njëri prej dishepujve të tij (ai që ishte duke e tradhëtuar), tha: “Pse nuk u shit ky vaj për treqind dinarë dhe nuk iu dha të varfërve?”. E thoshte këtë, jo sepse kujdesej për të varfrit, por sepse ishte hajdut dhe duke pasur në dorë çantën e parave, përdorte atë që i ishte dhënë në dorë” (Gjoni 12:4-6).
Pak para se të arrestohej, Jezui iu lut Perëndisë që t’i mbronte dishepujt e tij, përveç njërit. “Teksa isha me ta, i ruaja nën emrin tënd që më dhe; i ruajta dhe askush prej tyre nuk vdiq, përveç birit të humbjes, në mënyrë që të përmbushej Shkrimi” (Gjoni 17:12). Studiuesit tregojnë për dy vargje në Bibël. Te njëri lexohet: “Edhe miku im i dashur, ai të cilit i besova, ai që ndau bukën time, është kthyer kundër meje” (Psalmi 41:9).
Tjetër shkrim i mundshëm është Psalmi 109:8: “Që ditët e tij të jenë të pakta, që një tjetër të marrë vendin e tij drejtues”. Ky varg është interpretuar se i referohet Juda Iskariotit, i cili më vonë do të zëvendësohej.
Juda e tradhtoi Jezusin
Juda Iskarioti, është i njohur mbi të gjitha për tradhtinë ndaj Jezusit. Ai shkoi te krerët e priftërinjve dhe la që të mbizotëronte lakmia e tij. Episodi kujtohet te Mateu 26,14-16: “Atëherë një nga të Dymbëdhjetët, ai që quhej Judë Iskarioti, shkoi te krerët e priftërinjve dhe pyeti: “Çfarë do të më jepni nëse jua dorëzoj?” Kështu i ofruan tridhjetë monedha argjendi. Nga ai moment e këndej Juda kërkonte një rast për ta dorëzuar”.
Juda largohet herët gjatë Darkës së Fundit dhe kthehet me një grup njerëzish. “Teksa ishte ende duke folur, mbërriti Juda, një nga të Dymbëdhjetët. Me të ishte një turmë e madhe e armatosur me shpata dhe shkopinj, e dërguar nga krerët e priftërinjve dhe nga pleqtë e popullit. Tradhtari kishte dakordësuar me ta një sinjal: “Është ai që do të puth; arrestojeni.” Duke shkuar menjëherë te Jezusi, Juda i tha: “Përshëndetje, Mësues!” dhe e puthi. Jezusi u përgjigj: “Bëj atë për të cilën ke ardhur”. Atëherë njerëzit bënë përpara, e kapën Jezusin dhe e arrestuan” .(Mateu 26 :47-50).
Juda priste rastin e duhur për ta tradhtuar Jezusin, domethënë një moment kur ai të ishte larg njerëzve. “Kështu ai ra dakord dhe filloi të kërkonte një mundësi të favorshme për ta tradhtuar veçmas turmës” (Luka 22:6).
Pse Juda e tradhtoi Jezusin?
Arësyeja e Judës nuk është plotësisht e njohur, por janë dy teori kryesore për arsyet e tradhtisë së tij. Njëra është lakmia e tij. Paratë në fakt përmenden edhe në Bibël. “Çfarë je i gatshëm të më japësh nëse ta dorëzoj?” (Mateu 26:14-15). Është edhe Luka 22:5: “Ishin të kënaqur dhe ranë dakord t’i jepnin para”.
Një teori tjetër është se ishte vepër e Satanait. Si Luka ashtu edhe Gjoni shkruajnë se si Satani ndikoi te Juda Iskarioti. Madje ka mundësi që Satanai të letë lënë të kuptohet për tradhtinë e ardhme që kur e tundonte Jezusin në shkretëtirë. “Kur djalli mbaroi me çdo tundim, e la deri në momentin e duhur” (Luka 4:13).
Luka 22:3 thotë se Satanai hyri vërtetë te Juda. Shkruhet: “Dhe Satani hyri te Juda, i quajtur Iskariot, që i përkiste numrit të të dymbëdhjetëve.”
Sipas Gjonit 13:2, Satani e kishte shtyrë tashmë Judën që ta tradhtonte Jezusin edhe përpara Darkës së Fundit: “Gjatë darkës, djalli ishte futur tashmë në zemrën e Judë Iskariotit, birit të Simonit, me qëllim që ta tradhtonte”.
Mirëpo Satanai, nuk hyri te Judë Iskarioti derisa ai preku një copë buke të dhënë nga Jezusi. “Jezusi u përgjigj: “Atij që do t’i jap këtë copë bukë kur ta kem zhytur në enë”. Pastaj, duke e njomur copën e bukës, ia dha Judës, birit të Simon Iskariotit; sapo Juda mori bukën, Satani hyri në të” (Gjoni 13:26-27).
Jud u pendua që e tradhtoi Jezusin
Mateu 27:3-5 na tregon se Juda Iskarioti shprehu keqardhje kur Jezusi iu dorëzua Pilatit. Thotë: “Kur pastaj Juda, që e kishte tradhtuar, kur e pa se ishte dënuar, u pendua dhe ua ktheu krerëve të priftërinjve dhe pleqve të tridhjetë monedhat e argjendit”.
Vazhdon: “Kam mëkatuar,” tha, “sepse kam tradhtuar gjakun e pafajshëm.” “Kjo nuk na përket”, u përgjigjën ata. “Është përgjegjësia jote”. Kështu Juda i hodhi paratë në tempull dhe u largua”.
Çfarë ndodhi me paratë e Judës?
Fati i parave përshkruhet në Mateu 27.6-8: “Kryepriftërinjtë mblodhën monedhat dhe thanë: “Është kundër ligjit t’i vendosim në thesar, sepse janë para gjaku”. Kështu vendosën t’i përdorin paratë. për të blerë arën e poçarit si vend varrimi për të huajt. Për këtë arsye edhe sot e kësaj dite ajo quhet Fusha e Gjakut”.
Si vdiq Juda?
Si libri i Veprave ashtu edhe Ungjilli i Mateut përshkruajnë vdekjen e Judës. Mateu 27:5 thotë: “Atëherë Juda i hodhi paratë në tempull dhe u largua. Pastaj u vetëvar.”
Ndërsa libri i Veprave të Apostujve na sjell një version pak më të ndryshëm të vdekjes së Judës: “Me dëmshpërblimin që mori për ligësinë e tij, Juda bleu një arë; atje ai ra me kokë, trupi iu shkërrmoq dhe i dolën të gjitha zorrët. Për këtë dëgjuan të gjithë në Jeruzalem, prandaj e quajtën atë fushë në gjuhën e tyre Akeldama, domethënë Fushë gjaku”.
Dymbëdhjetë apostujt u bënë njëmbëdhjetë. Pastaj, pas shumë reflektimesh dhe lutjesh, për të përmbushur rolin e apostullit të dymbëdhjetë nga Zoti u zgjodh Matias. Në Bibël nuk ka shumë informacione rreth Matias. Megjithatë, ka disa teori se kush mund të jetë ai, për shembull Zakeu, Barnaba apo Natanaeli.
Po sikur Juda të kishte qenë i mirë?
Ndryshe tregon Ungjilli i Judës, një tekst gnostik i shekullit III që e vë Judë Iskariotin në një dritë të mirë. Teksti tregon se si Juda ishte ngarkuar nga vetë Jezusi për ta tradhtuar, në mënyrë që të plotësohej profecia. Në fund të fundit, mund të ketë qenë edhe një djalë i mirë?
Përgatiti Dardan MITROVICA