GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: “Kush është më keq, bulli që të rreh apo ai që bën sikur nuk shikon?”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Formula 1

“Kush është më keq, bulli që të rreh apo ai që bën sikur nuk shikon?”

By
Dardan MITROVICA
22/06/2020
5 Min Read
Share
SHARE

Edhe Lewis Hamilton, kampioni prej 60 milionë dollarësh në vit, ndjehet i diskriminuar dhe zbret në shesh në Londër: “Trajtohem ndryshe sepse jam i zi, në Britaninë e Madhe ka një racizëm të heshtur”. Me një ndërhyrje të gjatë në Times, Hamilton paralajmëron iniciativa të thera kundër racizmit: “Një herë ndjehesha i lirë vetëm në shtëpi dhe në kokë. Ka ardhur koha për t’u hedhur në sulm kundër pabarazive”

“Kush është më keq, bulli që të rreh dhe mundon, apo kush kthehet nga ana tjetër për të mos parë?”. Nis me një pyetje-provokim ndërhyrja me të cilën Lewis Hamilton, piloti më i suksesshëm i Formula 1 në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, i dha zë zemërimit dhe zhgënjimit që ndjen ndaj paragjykimeve dhe racizmit që akoma e bëjnë pis jetën e përditshme britanike dhe ambientin sportiv ku punon.

Me një artikull të gjatë në Sunday Times, i ndjekur nga pjesëmarrja në një demonstrim të lëvizjes Black Lives Matter në Hyde Park (dëshmuar nga fotot në profilin e tij në Instagram), Hamilton, i cili është akoma i vetmi pilot me ngjyrë i Formula 1, ka paralajmëruar gjithashtu edhe krijimin, së bashku me Royal Academy of Engineering, të një organizmi, “komisionin Hamilton”, qëllimi i të cilit do të jetë të interesojë sa më shumë fëmijë me ngjyrë drejt lëndëveë tilla si matematika, shkenca dhe teknologjia si dhe të rrisë diversitetin në Formula 1, që duhet të jetë “po aq e larmishme dhe komplekse sa bota ku jetojmë”.

Vdekja e George Floyd, shkruan Hamilton, e bëri të ndjente një dhimbje të thellë: brutaliteti i policisë dhe racizmi i vazhdueshëm që prekin pakicat etnike janë realitete që “të gjithë zezakët e dinë”, pa përjashtim.

Ai vetë, ka theksuar, ka qenë i detyruar të mësojë të reagojë që fëmijë – në pistat e kart kishte nga ata që i hidhnin gjëra sipër – dhe situata nuk është përmirësuar nëpër qarqet e Formula 1.

Në vitin 2007, në një nga garat e tij të para, kishte midis publikut fansa me fytyra të ngjyrosura në të zezë. Gazetarët, thotë ai, i bëjnë pyetje të ndryshme nga kolegët e bardhë. Në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht sukseseve të papërsëritshme, ka nga ata që nuk e respektojnë dhe nuk e duan, ka të tjerë që e konsiderojnë fodull, të tjerë akoma që nuk e konsiderojnë një anglez të vërtetë. Babai i tij ia bëri në moshë fare të re fjalimin që akoma shumë baballarë të zinj janë të detyruar të bëjnë. “Gjithçka do të jetë më e vështirë për ty për shkak të ngjyrës së lëkurës tënde. Do të duhet të punosh shumë, do të duhet të punosh më fort se të tjerët”.

Dhe ai bëri pikërisht këtë, shpesh edhe duke zgjedhur të mbante kokën poshtë dhe gojën të mbyllur. Jo më. “Kam parë njerëz që i respektoj të cilët nuk kanë thënë asgjë” për vdekjen e Floyd, ka shkruar, dhe “kjo më ka thyer zemrën. Për këtë e ndjej të domosdoshme të flas”: sepse “kur qëndron neutral, mbizotëron padrejtësia”.

Pilotë të ndryshëm të Formula 1 kanë shprehur mbështetjen e tyre për lëvizjen Black Lives Matter pas komenteve të Hamiltonit në mediat sociale. “Të jesh i ziu i parë në çdo sektor është një rrugë plot krenari, por vetmitare”, tha Hamilton. “Në fillim ndjehesha i lirë të isha vetvetja vetëm me kaskën në kokë”.

Me suksesin erdhi forca për të “përqafuar të gjitha dallimet e mia, në një mënyrë autentike dhe të hapur”, si dhe për të folur për tema që për të janë të rëndësishme. “Ka ardhur koha të mësojmë më shumë, të flasim më shumë, dhe – më e rëndësishmja – të bëjmë më shumë. Të fitosh kampionatet është e mrekullueshme, por dua të kujtohem për punën time në krijimin e një shoqërie më të barabartë. Dua ta përqendroj energjinë time, ndikimin tim dhe burimet e mia në krijimin e një bote më gjithëpërfshirëse”. Një sipërmarrje që fillon me shkollë dhe arsimimin.

Mercedes, letër dashurie për Lewis – VIDEO
Verstappen, çfarë suksesi. Por sa do të rezistojë në kaosin Red Bull?
Jo vetëm Max Verstappen, të gjithë bijtë e artit në historinë e Formula 1
Vetel i pagabueshëm: skedina fituese në Bundesliga!
Formula 1, ish-kampioni i botës frikëson tifozët e Ferrarit
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Detyrat e shtëpisë së pushimeve: Ushtrime të shpejta për matematikën
Next Article “Divorcin me Brad? E bëra për fëmijët e mi”
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?