GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Kur Manchester City luante në Kategorinë e Tretë: kualifikimi epik kundër Gillingham
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Futboll

Kur Manchester City luante në Kategorinë e Tretë: kualifikimi epik kundër Gillingham

By
Dardan MITROVICA
12/06/2023
7 Min Read
Share
SHARE

Më 1999 City është i zhytur në Second Division, duke arritur në mënyrë të pabesueshme të ringrihej sërish: i paharrueshëm revanshi në finale me Gillingham

Në Angli këndohet një këngë e famshme me të cilën tregohen me gisht në mënyrë përbuzëse tifozët e pasanikëve të rinj, të atyre klubeve befas të mbushura me para nga sheikët dhe princat e të akuzuar – shpesh gabimisht – se nuk kanë histori. Mes tyre, për të qenë të qartë, është edhe Manchester City. Që është edhe skuadra e cila sapo ka fituar Champions League e saj të parë. “Where were you when you were shit?”.

E ku mund të ishin tjetër, ata, tifozët që sot ndoshta gëzojnë vite lavdie dhe trofeshë që bien si shi, por që në të kaluarën, madje në një të shkuar jo shumë të largët, ishin të detyruar të shikonin të tjerët të fitonin me një përzierje pafuqie dhe frustrimi? Duke vuajtur, duke kafshuar thonjtë: ja ku ishin. Dhe City i përket kësaj kategorie, asaj të atyre që dje nuk ishin askush dhe sot kanë botën në duart e tyre. City, që sot i përket Pep Guardiolës, Erling Haaland, Kevin de Bruyne dhe shumë kampionëve të tjerë në gjendje për të arritur në fronin e Evropës. Dhe që dje ishte i Paul Dickov, njeriut të legjendës.

Jo të gjithë e kujtojnë, por 24 vjet më parë, shumë kohë përpara ardhjes së Sheikh Mansur bin Zayd Al Nahyan dhe transformimit ekonomik të klubit, Manchester City lundronte në ujërat e Second Division. Kategoria e tretë angleze, ekuivalente e aktuales League One. Pikërisht në kohën kur, në të njëjtin qytet, pjesa e kuqe e Mançesterit po përjetonte sezonin më të lavdishëm të historisë së tij.

Më 26 maj 1999, në Barcelonë kundër Bayernit, United konkretizoi comeback-un më të bujshëm të parë ndonjëherë në një finale të Champions League. Duke kompletuar Treble, tripletën, përpara spanjollizimit të gjuhës së futbollit, pasi kishte fituar tashmë Premier League dhe FA Cup. Është goditja e fundit e rradhës në zemër për Cityn, që atë vit vinte pas tre sezonesh makthi: në 1996 ranë nga Premier në First Division dhe më 1998, pas një anonimi vend të 14-të, zbritën madje në Secont Division. Duke prekur fundin.

Por ka dinjitet, ai City. Në një mënyrë a në një tjetër, e mbyllën në vendin e tretë regular season, duke eliminuar Wigan në gjysmëfinale dhe, më 30 maj 1999, sfiduan Gillingham në Wembley për t’u rikthyer në First Division. Pa pasur as idenë më të vogël sesi ajo pasdite do të bëhet historike, dhe jo vetëm për fanellën e çuditshme me vija verdhezi të veshur për atë rast nga djemtë e Joe Royle.

Pas 81 minutash mungesë idesh, finalja është një shkarkim i vërtetë adrenaline. Në 9 minuta përpara përfundimit shënon Asaba për Gillingham. Në 4 minuta, ja tek vjen dhe 2-0 nga Taylor. Mbaroi. E mendojnë të gjithë kështu, praktikisht. Dhe e mendojnë edhe ata pak, mes pothuajse 40,000 tifozëve të ardhur nga Mançesteri, që i rezistuan tundimit për t’u larguar më shpejt nga Wembley. Por në fakt jo, sepse Gills nuk i kishin bërë llogaritë me një farë Paul Dickov, skocez 26 vjeçar i erdhur nga Arsenali tre vjet më parë. Njeriu i providencës.

Në të parin e 5 minutat të kohës shtesë, shënon Kevin Horlock, por nuk duket veçse si një shenjë e kotë në flamur. E kështu vjen minuta e 95, atëherë kur ndodh e pabesueshmja: Dickov gjendet në të djathtë disa hapa larg nga goli i barazimit duke e kaluar topin pas krahëve të Vince Bartramit, portierit kundërshtar i cili, për ironi të fatit, kishte qenë edhe dëshmitari tij në dasmën me Janet. Barazim. Është një barazim i paimagjinueshëm, barazim absurd.

Në kohën shtesë nuk ndodh asgjë, siç edhe pritej. Gillingham është nën schoc, Manchester City nuk do që të abuzojë me fatin e mirë. E kështu shkohet te penalltitë. Njërën e godet edhe Dickov, por është i pafat: një dopjo shtyllë mashtruese, para se topi të dalë jashtë. Por nuk ka rëndësi: kundërshtarët transformojnë vetëm një penallti në gol ndaj tre të Cityt, që bën festë dhe rikthehet kështu përsëri në First Division. Përpara se të kompletojë ngjitjen e tij nga bota e nëndheshme 12 muaj më vonë, me një vend të dytë që do të thotë ngjitje direkt në Premier League.

#onthisday in 1999. No words required. #mcfc pic.twitter.com/09WP5dAM48

— Manchester City (@ManCity) May 30, 2016

“Unë mendoj se ajo sipërmarrje është zmadhuar nga suksesi i fundit i Cityt. Ndoshta 10 vjet më parë tifozët do më kishin ndaluar në rrugë, duke më falënderuar për atë gol dhe stop. Tani që klubi po dominon, duke luajtur një futboll të madh, e gjithë kjo e bën edhe më ikonike, edhe më të bukur për ata që të mendojnë se ku ishim 20 vjet më parë (Dickov në Independent në 2019, me rastin e 20 vjetorit të ndeshjes City-Gillingham)”.

Lojtarë të ndryshëm, epoka shumë të ndryshme, por është mjaft i lehtë krahasimi: Horlock dhe Dickov më 1999 si Edin Dzeko dhe Sergio Agüero kundër QPR më 2012, 13 vjet më vonë. Dy revanshe të paimagjinueshme në minutat e fundit, dy momente kyçe në historinë e Manchester Cityt. Që një histori e kishte edhe para Mansour dhe Champions League. Të vuajtur, por e kishte.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Edilnord tek zbritja në fushëbetejën e politikës: datat kyçe të shumë jetëve të Silvio Berluskonit
Next Article Nga Armand SHKULLAKU – Pse Albin Kurti e pengon Edi Ramën
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?