GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Kur Fernando Torres ishte Fernando Torres
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Futboll

Kur Fernando Torres ishte Fernando Torres

By
Dardan MITROVICA
10/10/2020
21 Min Read
Share
SHARE

Ndryshe thënë, gjatë viteve tek Liverpool

Të premten e 20 marsit Fernando Torres mbushi 36 vjeç, ditëlindja e tij e parë si ish-futbollist. Sulmuesi spanjoll u tërhoq nga futbolli i luajtur në 23 gushtin e vitit të kaluar, madje pa pritur as fundin e sezonit të J1 League, kategoria më të lartë japoneze, ku për 6 muaj veshi fanellën e Sagan Tosu. Një lamtumirë larg vëmendjes dhe pa shumë keqardhje, të paktën në momentin e tërheqjes, kur kishim rreshtur së prituri diçka nga “Niño”.

Pengjet, nëse ka patur ndonjëherë, i përkasin së kaluarës, kur shëmbëlltyra e tij, nja dhjetë vjet më parë, nisi kurbën rënëse në momentin më të papritur. Një rënie e motivuar nga një numër faktorësh fizikë (problemet e para me këmbën e djathtë, pasuar nga dy operacione në gju vitin pasardhës), mjedisor (transferimi nga Liverpool tek Chelsea në dimrin e 2011-ës) dhe ndoshta edhe psikologjike.

Pjesa e dytë e karrierës së tij e ka ndotur paksa perceptimin për të, të paktën në krahasim me atë Torres që luante në Liverpool dhe konsiderohej si njëri prej dy-tre qendërsulmuesve më të mirë në botë. Por primati i tij, zgjati vetëm disa sezone. Një kohë, sidoqoftë, e mjaftueshme për ta imponuar veten si një figurë shumë e fortë në imagjinatën e futbollit të gjysmës së dytë të viteve ’00.

Kur Fernando Torres u transferua nga Atletico Madrid në Liverpool në verën e vitit 2007, pati kushtuar 26.5 milionë € plus kartën e Luis Garcia. Ishte blerja më e shtrenjtë në historinë e “të kuqve”. Asokohe në Angli filtrohej paksa skepticizëm mbi këtë operacion: cilësitë e tij i njiheshin, por gjithashtu i theksoheshin edhe “gabimet e pabesueshme”. Daniele Manusia, në një artikull të vitit 2013 të botuar në Vice, kujtonte se si në dy sezonet e fundit në Atletico nuk kishte shkuar kurrë përtej 13 golave e se si ai kurrë nuk kishte arritur të ngjiste ekipin e tij në kupat e Evropës. Dyshimet dukeshin të ligjshme, edhe sepse “el Niño” – një pseudonim i lidhur zbulimin e hershëm të talentit dhe për tiparet e tij si të një fëmije – po braktiste comfort zone-n e tij, klubin në të cilin ishte rritur, për nënkampionët e Evropës.

“Jam befasuar se si shkuan gjërat menjëherë mirë, veçanërisht vitin e parë”, pranoi Torres në një intervistë për Four Four Two në 2010, “por kur shënova kundër Chelsea e kuptova”.

Në ditën e dytë të Premier League 2007/08, kundër “bluve”, Torres shkon në gol pas 16 minutash, gili i tij i parë me fanelën e re: pas rinisjes së një topi nga Peter Cech, Xabi Alonso me një goditje me kokë kalon në mesfushën e Chelsea dhe ia kalon Gerrardit, i cili me anë të një krosi nxjerr jashtë loje në hapësirën midis qendrës së djathtë numrin 9, Ben Haim dhe mbrojtësin, që në atë ndeshje ishte Essien. Torres e merr topin në afërsi të zonës, zhvendoset në të majtë dhe sulmohet nga mbrojtësi izraelit, që i mbyll qendrën. Pas kontrollit të parë me këmbën e jashtme, e cila i mundëson të shikojë portën, spanjolli ngadalëson vrapin për një franksion sekonde, pastaj e përshpejton sërish duke hedhur topin përpara me pjesën e brendshme të këmbës.

Falë këtij aksioni ndoshta banal, një shyrje e lehtë përpara, edhe pse duke e zbuluar topin, ai djeg kundërshtarin, i befasuar sepse ndoshta priste që Torres do të përpiqej ta sulmonte në të majtë. “El Niño” e kapërcen atë dhe ka gjithashtu gjithë kohën të kthehet dhe të shkelmojë me këmbën e tij të fortë, të djathtën dhe ta mundë Cech falë një konkluzioni milimetrik.

Duket pothuajse se videoja është montuar në dy shpejtësi të ndryshme, një sensacion që do të ndihet gjatë gjithë 2007/08-ës. Sepse pavarësisht nga shushatja fillestare, Fernando Torres do të zhvillojë sezonin e tij më të mirë ndonjëherë: në atë vit merr formën e një kali elegant të lëshuar në shpejtësi, që parakalon kundërshtarët thjesht duke i anashkaluar ata, pa qenë nevoja as t’i shmanget, pa humbur asnjë moment në garë.

Një qendërsulmues i drejtpërdrejtë në një ligë të drejtpërdrejtë

Ndikimi i tij me Premier League është i krahasueshëm, duke llogaritur edhe proporcionet përkatëse, me atë të Ronaldos me fanelën e Interit: Torres bën lojra më të thjeshta, që në rastin e tij përkon gjithashtu me atë më efektiven, d.m.th., të marrë topin dhe të synojë portën. Nuk ka rëndësi situata apo pozicioni, në atë sezon, në të cilin mbështetet prej një gjendje e artë atletike (e cila për fat të keq nuk do ta shoqërojë më në pjesën tjetër të karrierës së tij), qëllimi i tij mbetet i njëjtë: të përpiqet të kapërcejë të gjitha pengesat që i paraqiten mes atij dhe portierit.

Në këtë kuptim Fernando Torres përbënte një fenomen të vështirë për t’u deshifruar nga mbrojtësit e Premier League, si dhe një profil antitetik në karshi mureve qendërmbrojtës të epokës sonë, brenda një sfere gjithnjë e më kolektive dhe bashkëshoqëruese të lojës. Sigurisht, ai di ta lexojë aksionin dhe di të lëvizë në funksion të shokëve, duke sulmuar nëpër hapësirat që formohen dhe duke krijuar të tjerët me radhë, por kontributi i tij në fazën e posedimit është i kufizuar në lëvizjet pa top.

Nuk është ai numër 9 që lidh reparten dhe mundëson ecjen përpara të një aksioni. Kur Torres merr topin ai ul kokën, ndërron marshet dhe shkon vertikalisht, duke u përqëndruar më shumë tek kundërshtarët sesa tek shokët e tij. Ky është padyshim një limit, sepse ai mbi topin duket si jashtë kontekstit, por edhe si një burim për skuadrën: sepse Torres është parë ndër vite tek Liverpool, mbi të gjitha së pari, si një talent i vetë-mjaftueshëm, i aftë për të ecur edhe vetëm për të shënuar, me veprime me topi e këmbë ose me goditje nga distanca.

Në debutimin e tij në Premier League stërfuqia e tij fizike është e tillë, si në përshpejtim ashtu edhe në përparim, sa që tallet me mbrojtësit kundërshtarë, të pafuqishëm përballë lojrave të tij. Ka një stil tmerrësisht të drejtpërdrejtë, nuk bën finte apo kundërfinte, një armë e veçantë kjo për të, përveç “dorezës së ombrellës” të rreme, me të cilën ai rrotullon topin nga e djathta në të majtë, duke u mbështetur në të majtë për t’i krijuar vetes hapësirë për të shpërthyer me vrap dhe topin në këmbë, apo ndonjë hap në formë valsi të skicuar për t’iu rikthyer sërish topit aty ku e la.

Vetëm në pjesën e dytë të karrierës së tij, kur nuk mund të mbështetej më në atë shkëlqim atletik, repertori i tij i driblimit u bë më i thellë dhe më i rafinuar. Edhe më efektiv: në 2009/10 (sezoni i parafundit në Liverpool, i pari nga të cilin Whoscored siguron të dhëna të plota) ka kompletuar vetëm 1.7 nga 5.65, në vitin e fundit në Atletico Madrid, 2017/18, pati mbërritur në 50% (1.6 nga 3.2 tentativa).

“U ndjeva menjëherë se isha aty ku duhej”, ka spjeguar Torres për ambjentimin e tij në Premier. “Kuptova se isha pjesë e një ekipi të mirëorganizuar, pashë menjëherë që stili i futbollit anglez më përshtatej dhe se do të mund të kisha shumë mundësi. Cilësitë e mia përshtaten më mirë në futbollin anglez: është më i shpejtë dhe më dinamik (…) duket se është bërë tamam për mua. Është shumë më i drejtpërdrejtë, ka më pak krijim. Në Spanjë është më i ngadaltë, ka më shumë prekje përpara se topi të arrijë në zonën e kundërshtarit, në Angli është gjithçka forcë dhe ritëm”.

Përkundër faktit se Torresi lindi dhe u rrit në Spanjë, dhe se ai në thelb ai është një ikonë spanjolle (videot përmbledhëse të tij shpesh shoqërohen nga flamenko), stili i tij i të luajturit ishte perfekt për përmbysjet e vazhdueshme, hapësirat që hapen dhe goditjet e futbollit anglez.

Torres tek Liverpooli i Benitez: Si një peshk në ujë

Përveç mbërritjes në një kampionat më të afërt me karakteristikat e tij, Torres gjeti edhe një ambjent të aftë për ta përmirësuar. Liverpooli i Benitez ishte një ekip reagues, më i efektshëm në kundërsulm sesa në një sulm pozicional, që kur rikuperonte topin dhe e gjente kundërshtarin të çorientuar, e dinte që menjëherë mund të kërkonte thellësi, duke pasur parasysh cilësinë e lojtarëve si Torres dhe Kuyt në sulmin ndaj hapësira.

Sistemi 4-2-3-1 i Benitez insistonte shumë në lojën e gjatë dhe kalimin nga njëri krah në tjetrin ku lojtarët e tij të mund të lëviznin horizontalisht me bllokun e kundërshtarit. Topi niset shpesh nga tercinët (në të djathtë njëri nga Arbeloa, Finan ose Carragher, në të majtë Fabio Aurelio ose Riise), të cilët përpiqen të shërbejnë një nga dy anësorët e lartë, ata të të njëjtës fashë me hapësirë në lartësi, kurse nga ana tjetër me pasime të gjata. Në këtë moment anësori vendos nëse do të hyjë në fushë apo të kalojë topin tek ndonjë qendër (Xabi Alonso, Mascherano ose Gerrard), që nga ana e tyre vertikalizojnë drejt sulmuesve apo mesfushori të avancuar, apo duke e zgjeruar përsëri lojën.

Benitez e kishte përgatitur skuadrën që të përshtatej me karakteristikat e qendërsulmuesit, të cilit nuk i kërkonte që të rafinizonte lojën apo të ndihmonte skuadrën për të fituar fushë, por e shfrytëzonte ekskluzivisht për aftësitë e tij finalizuese. Për më tepër, Torres nuk ishte nga ata lojtarët që nevojitej të përfshihej në zhvillimin e lojës për të qëndruar brenda ndeshjes (në 3 vjet e gjysmë në Liverpool ai regjistroi një mesatare prej vetëm 17,19 pasimesh të tentuara), për të marrë konfidencë me shokët dhe për studimin e kundërshtarit: Torres ishte një sulmues që jetonte me lojëra të izoluara, i aftë për t’u ndezur me lehtësinë e një shkrepseje edhe në ato ndeshje ku ai nuk dukej i frymëzuar. Stili i tij është jashtëzakonisht i drejtpërdrejtë, me marzhin e gabimit shumë të lartë ndaj nuk ishte e pazakontë ta shihej tek humbiste shumë topa. ” Është thelbësore mënyra se si pozicionohesh midis dy mbrojtësave qendrorë, përqendrohesh në pozicionimin e tyre dhe vlerëson lëvizjet e tyre. Një nga gjërat që mësova nga Rafën është se si të luash pranë zonës së kundërshtarit dhe si të kalohet pas krahëve të mbrojtësve si qendërsulmues e vetëm. Nuk kam pse të kthehem dhe të kërkoj topin, e rregulloj pozicionin tim ndaj mbrojtësve më shumë sesa drejt topit”.

Torres rrëshket disa metra përtej vijës mbrojtëse, më së shumti ai merr pjesë në ndërtimin e manovrës me një spondë përpara, të cilën eventualisht mund të përdorë për të krijuar trekëndëshin. Sidoqoftë, kur kupton se nuk ka parakushte për të sulmuar në thellësi, ai hapet në brez me një lëvizje në formë “L”-je (fillimisht shtyn përpara zgjerohet, pastaj kalon vertikalisht), në mënyrë që të nxjerrë jashtë loje mbrojtësin kundërshtar dhe të sybojë në një hapësirë më të gjerë. Në këto situata, del akoma më në pah mungesa e talentit të tij në një nivel shoqërues, mbase e përkëdhelur nga një siguri e tepruar në mjetet e tij.

Në pjesën e parë të karrierës së tij ai duket sikur e jeton këtë sport si një konstante një kundër një, edhe 30-40 metra larg portës: Torres izolohet me mbrojtësin kundërshtar dhe nëse e kalon, hidhet tek tjetri i radhës, derisa të arrijë gjuajtjen ose të humbasë topin, a thua se nuk kishte alternativa të tjera. E pason topin vetëm si mjet ekstrem që vështirë të shndërrohet në një lojë të dobishme, përveçse nëse është në gjendje të gjuajë apo sheh një partner të pozicionuar më mirë, i cili përpiqet t’i shërbejë duke forcuar kalimin e kundërshtarit, e mbase edhe ndonjë filtrim të topit. Por ndonjëherë bën gabime aq të mëdha sa nuk është e qartë nëse ato diktohen nga pasaktësia ose vendimmarrja e dobët.

Duke u përqëndruar në një lloj vazhdimësie, është e lehtë për të që ta gjejë veten përballë një mbrojtësi kundërshtar (mbrojtësi që ishte i ngarkuar për ta markuar ose një tjetri të pozicionuar përballë tij), duke shkuar drejt fundit të fushës, të paktën për të krosuar. Edhe kjo duket se është më shumë një zgjidhje e përcaktuar nga nevoja për të hequr qafe topin, sepse ka mbërritur pranë vijës fundore të fushës, sesa nga mundësia e shërbimit të një shoku të ekipit, për të gjeneruar një avantazh pozitiv. Ka raste kur duket se ai as nuk e kontrollon vendosjen e shokëve të skuadrës në zonë. Kur, nga ana tjetër, ai arrin të ketë një qasje më pak impulsive dhe ka kohën për të analizuar kontekstin, shndërrohet në një vlerë të shtuar madje edhe si përpunues loje. Kjo tendencë për të përfunduar në krah dhe për të krosuar paraqet një tjetër mospërputhje me sulmuesit më klasikë, që lëvizin kryesisht përgjatë boshtit vertikal të fushës dhe kur zbrazin zonën favorizojnë përparimin e aksionit me një hapje në anën e kundërt të aksionit ose bëjnë dublantin në favor të një shoku të futur në hapësirën që ai e liroi.

Lidhja me Gerrard

Me Gerrard ka formuar një nga çiftet më ikonikë të 15 viteve të fundit. “Ishte hera e parë që kuptova se më nevojitej diçka për të kompletuar lojën time dhe Gerrard kishte gjithçka që duhej. Unë duhej vetëm të vrapoja. Kur shikoja që topi do të përfundonte në këmbët e tij, unë filloja të vrapoja sepse e dija që do të shihte lëvizjen time. Ishte kaq e lehtë, jam zbavitur vërtetë shumë gjatë asaj periudhe. Më mungon shumë”. Në fushën e blertë, është vërejtur një marrëdhënie kryesisht e njëanshme, në kuptimin që në shumicën e rasteve ishte anglezi që niste topat për spanjollin: 13 asistime nga Stevie G për sulmuesin, kundrejt 8 të iberianit në tre vjet e gjysëm të marrë së bashku.

Në atë kohë Gerrard ishte i avancuar si trekuartist, por mbetej një mesfushor box-to-box, i përfshirë në të gjitha fazat e lojës, i aftë ndër të tjera për të totalizuar midis 2007 dhe janarit 2011 diçka si 65 gola dhe 49 asistime. Në momente të caktuara të lojës, anglezi afrohet shumë me Niñon, por mirëkuptimi i tyre bëhet më i prekshëm kur largohen, apo kur ish-Atletico dikton pasimin duke u hedhur nëpër hapësira. Një lidhje e mbështjellë pothuajse nga konture mistike, duke pasur parasysh aftësinë për të kërkuar dhe gjendur duke prerë një linjë të tërë presionesh.

Kufijtë në menaxhimin e topit nga “Niño” janë në përpjesëtim të kundërt me cilësinë e e tij të leximit pa top, gjë që i mundësonte të parashikonte trajektoret e topit dhe kështu të fitonte në kohë me mbrojtësit kundërshtarë. Në pjesën e parë të karrierës ai ishte një sprinter i palodhshëm, gjithmonë i gatshëm për t’u hedhur në thellësi të mbrojtjeve kundërshtare, e në koshiencë të plotë të ngjarjeve. Kur sulmonte hapësirën, preferonte anën e djathtë, sepse i mundësonte mbajtjen e topit me këmbën e tij të fortë, atë të djathtën pra, duke u vendosur trupin mes kundërshtarëve. Mirësia e lëvizjeve të tij mund të vlerësohet edhe në krosime, situatë në të cilën ai shkëlqen teksa shkëputet nga markatorët, t’u rrëshqasë pas krahëve dhe të sulmojë pjesën anësore të portës, ose të sulmojë në mënyrë alternative zonën në mënyrë diagonale dhe të përfundojë vrapin e tij përballë portës.

Nëse rikthehemi dhe i hedhin një sy golave të tij, 293 gjithsej, nga të cilët 81 me Liverpulin, do të gjeni nga të gjitha llojet: goditje nga jashtë zonës, devijime apo prekje për të mbyllur një veprim kolektiv, aftësi balistike, me kokë, shpërthime individuale ku krijon hapësira për konkluzion duke dribluar një mbrojtës ose sulmuar hapësirën përtej vijës mbrojtëse. Turravrapi i tij shpesh përfundonte në një përballje një për një me portierin, duke preferuar gjithmonë ta kalojë në vend që të godasë për të paraprirë pozicionimin e portjerit kundërshtar. Shumë gola të mjeshtërisë më të lartë, por jo të gjesteve përtej mundësive të tyre. Sepse pas një goli del gjithmonë një tjetër, i përafërt.

Forcë e egër

Shikimi pafund i videove me lojrat dhe golat e tij, më ka bërë që ndoshta të idealizoj cilësitë e tij. Torres për mua ka qenë një model i elegancës dhe pagabueshmërisë. Në realitet, me një sy më objektiv, ai jo gjithmonë ka qenë i kthjellët përpara golit, i kushtëzuar nga një frenezi që e shtynte të humbiste topat ose të mbërrinte i pakoordinuar në fund të aksionit. Por, sidoqoftë, Torres mbetet një sulmues jashtëzakonisht teknik, praktikisht dinak. Ka ditur t’i zgjidhë situatat statike me prurje personale, por mbi të gjitha ai lartësohet në situata dinamike, ku i jep peshë një dinamizmi të jashtëzakonshëm dhe saktësie të admirueshme, falë të cilave bën kthesa të pabesueshme me trupin, pa patur nevojë as të shohë portën, ose arrin të godasë megjithë ekuilibrit të paqartë.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Maradona, vetëm i treti në listën e më të mirëve në histori. Ja më mëdhenjtë e futbollit botëror
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Dardan MITROVICA – 5 pyetje ende pa përgjigje mbi koronavirusin
Next Article Do ta mësojmë ndonjëherë se nga erdhi realisht koronavirusi?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror

GazetaTjeter
18/06/2025
16 Min Read
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos

Më të lexuarat e sotme

Futboll

Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror

GazetaTjeter
GazetaTjeter
18/06/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?