GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Kthimi i Ballkanit të Hapur dhe dështimi i Samitit të Shkupit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Kthimi i Ballkanit të Hapur dhe dështimi i Samitit të Shkupit

By
GazetaTjeter
23/01/2024
5 Min Read
Share
SHARE

Ballkani i Hapur u kthye, ndërsa deklarata e Samitit të Shkupit u gris nga Serbia, pa mbushur as 24 orë. Organizimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, nuk kishte asnjë lidhje me Procesin e Berlinit, asnjë lidhje me nismën 6 miliardë euroshe të Brukselit. Ishte vetëm një rikthim i Ballkanit të hapur, me të njëjtët protagonistë, me të njëjtat teza dhe si rrjedhim me të njëjtin rezultat.

Samiti ku përfaqësuesit më i lartë i BE-së ishte drejtori teknik, shpalli si moto, harrimin e problemeve dhe konflikteve, në shërbim të tregut të përbashkët rajonal dhe zhvilllimit ekonomik, nëpërmjet paketës 6 miliardë të premtuar nga Bashkimi Europian. Por, ndërsa BE përfaqësohej nga një drejtor teknik, SHBA përfaqësohej me ndihmës-sekretarin e SHtetit, James O-Brien, duke e kompromentuar formatin. Në krah të liderëve si gjithmonë qëndronte Alex Soros, i njohur si proomovues i Ballkanit të Hapur dhe organizator i takimeve informale që tentuan të nxjerrin jashtë loje Procesin e Berlinit.

Ndërsa Procesi i Berlinit ofron zgjidhjen e problemeve dypalëshe, rritjen e sigurisë në Rajon, për të hapur rrugën e bashkëpunimit ekonomik rajonal, Samiti i Shkupit, tenton tu vërë kapak mosmarrëveshjeve entike, kufitare dhe politike, të injorojë pasigurinë dhe tensionet, për të dhënë idenë e dëgjuar më parë, se bashkëpunimi ekonomik mund të shërbejë për paqen. E dëgjuar më parë në Novi Sad për tu bërë motoja e Ballkanit të Hapur. Ideja që dështoi me brandin Open Ballkan, u rishfaq në Shkup me një emër tjetër, shumë të gjatë për tu kujtuar.

Ndërsa firmosën marrëveshjen e radhës së Open Balkan, për tregjet e punës që do hapen nga 1 marsi mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, tre liderët tentuan deri në fund të injoronin konfliktet e hapura. Vuçiç fliste përpara gazetarëve për dinarin e përjashtuar nga kursi i këmbimit, sikur Bursa Ballkanike e sapokrijuar të ishte tronditur, Kovaçevski për reformat dhe tregun rajonal sikur armët të ishin ulur. I vetmi që e prishi paksa këtë sjellje ishte Edi Rama, i cili në vend që të fliste për ekonominë dhe reformat, edhe për shkak të moskokëcarjes dhe paaftësisë, zgjodhi të përqëndrohej tek një ide që nuk kishte asnjë lidhje me takimin, Samitin për Ukrainën. Këtë lajm zgjodhi të jepte Rama nga një takim rajonal, pasi kishte firmosur me Vuçiç dhe Kovaçevskin për ringjalljen e Ballkanit të Hapur.

Lexo më shumë

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’

Por, si u ringjall Ballkani i Hapur, pasi Rama e shpalli të mbyllur? Vullnet i kujt është kjo iniciativë që nuk po e mbyll dot as Gjermania, as Franca dhe po e merr me vete Shqipërinë kundër vullnetit të saj? I pari që e kundërshtoi publikisht ishte Vuçiç, por në Samit nuk pati asnjë shenjë që Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Shqipërisë të kishin ringrohur marrëdhëniet. As autoriteti i Kovaçevskit në prag të dorëheqjes, nuk dukej i shtuar aq sa të rithemelonte Ballkanin e Hapur. Kjo mund të shpjegohet vetëm me prezencën e Alex Soros dhe O’Brian dhe sigurisht me mosprezencën e një përfaqësuesi politik të Bashkimit Europian. Të paktën ky do të ishte një ngushëllim për pengmarrjen e Shqipërisë dhe Kryeministrit në një iniciativë që nuk e dëshiron.

E sigurtë mbetet se ajo që ndodhi në Shkup, si surrogato e Ballkanit të Hapur, vetëm sa e minon procesin e pajtimit dhe bashkëpunimit të Rajonit, që po tenton të realizojë me vështirësi Procesi i Berlinit. Mohimi i probleme të mëdha mes shteteve kufitare dhe Serbisë në Rajon dhe përqëndrimi tek ekonomia, si ekspansion i Beogradit, vetëm sa e rrit tensionin dhe mundësinë e një përplasjeje, duke sabotuar procesin e Berlinit.

Albin Kurti e vërtetoi këtë, duke i mëshuar çështjes së Sigurisë me Serbinë, përpara hapjes së kufirit për mallrat. Ndërsa sot, vetëm një ditë pas Samitit, Brnabiç e konfirmoi Kurtin, duke grisur deklaratën e Shkupit, madje edhe Marrëveshjen e 18 marsit në Ohër. Ky ishte një tjetër dështim i tentativave për të zgjidhur problemet me metodat okulte të lobistëve të huaj dhe autokratëve vendas.

Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga SHBA. Paratë e lobimit që McGonigal të godiste opozitën
Next Article Nga Andi BUSHATI – Një fabrikë gjigande manipulimi
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?