GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Kosova, shteti me zhvillim më të madh të demokracisë në 5 vitet e fundit në Ballkan
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shqiptare

Kosova, shteti me zhvillim më të madh të demokracisë në 5 vitet e fundit në Ballkan

By
GazetaTjeter
06/05/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Kosova i vetmi vend në Ballkan që ka shënuar zhvillim të demokracisë në 5 vitet e fundit, Serbia me së keqi

‘Freedom House’, ka vlerësuar së Kosova është shteti i vetëm në Ballkan që ka shënuar rritje të indeksit të demokracisë gjatë 5 viteve të fundit në disa fusha.

Sa i përket rajonit, përkeqësimin me të rëndë e kanë shënuar Serbia dhe Mali i Zi, të cilat kanë rënë nga kategoria e demokracive në atë të vendeve në tranzicion. Të dhënat më pozitive i përkasin Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që kanë shënuar përmirësime në një sërë fushash.

Dy fushat ku ka shënuar progres Kosova janë, mediat e pavarura dhe vlerësimi i Qeverisjes Demokratike Kombëtare.

Sipas këtij raporti thuhet se vlerësimi i Qeverisjes Demokratike Kombëtare u përmirësua nga 2.50 në 2.75 për shkak të lëshimit të pushtetit nga qeveria në pushtet në një koalicion të udhëhequr nga opozita pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që rezultuan nga dorëheqja e mëparshme e Kryeministrit.

Si dhe vlerësimi i pavarur i mediave është përmirësuar nga 3.00 në 3.25 për të pasqyruar një prirje pozitive drejt pluralizmit në sektor me rritjen e larmisë së degëve, si dhe rritjen e financimit të donatorëve për media të pavarura me qëllim të rritjes së edukimit në media dhe kundërveprimit të dezinformatave.

“Freedom House” vlerëson se Kosova është i vetmi vend në rajon që ka siguruar rritje të indeksit të demokracisë gjatë 5 viteve të fundit. E megjithatë, thuhet më tej, zhvillimet e fundit atje, hedhin dyshime mbi progresin e mëtejshëm.

Organizata me bazë në SHBA, vlerëson se një numër udhëheqësish në Evropën Qëndrore, Ballkanin Perëndimor dhe Euroazi as nuk pretendojnë më të shqetësohen për demokracinë dhe sundimin e ligjit, duke sulmuar haptazi institucionet demokratike e duke punuar për kufizimin e lirive individuale në rajon.

Në tabelën prej 1 deri në 7 pikë, ku 1-shi paraqet nivelin më të ulët të përparimit demokratik dhe 7-ta me të lartin, Kosova i ka 3.18 pikë, krahasuar me 3.11 sa ka pasur vitin e kaluar.

Përparim të lehtë ka shënuar edhe Maqedonia e Veriut, duke siguruar 3.75 pikë, krahasuar me 3.68, vitin e kaluar.

Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia kanë shënuar përkeqësim, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina dhe Kroacia kanë mbetur në të njëjtën pozitë.

Kështu thuhet në raportin e “Vendeve në tranzicion, 2020” nga “Freedom House” ku vlerësohet gjendja e qeverisjes demokratike në 29 vende në Europë dhe Euroazi.

Nga Çim PEKA – Abdixhiku, ‘Luli’ i Ramës në Prishtinë!
​146 vjet nga Lidhja e Prizrenit
Fitoi Kosova, ra Serbia. Asambleja e KiE voton pro antarësimit
16 vjet shtet i Pavarur, Kosova sot feston
Ambasadori Hovenier, si minues i pavarësisë së Kosovës
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Maj më maj, 20 vjet prova për ta vrarë Mitrush Kutelin
Next Article 10 gjëra që (ndoshta) nuk i di për të madhin Joe Cocker

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?