GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: “Kosova nën Serbi është mirë, ka liri, ka shkolla”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Dossier

“Kosova nën Serbi është mirë, ka liri, ka shkolla”

By
Kastriot DERVISHI
28/12/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Kastriot Dervishi

Data 27.12.1946 është një ditë e madhe për komunistët e Shqipërisë. Këtë ditë, me vendimet numër 388 dhe 389, Kuvendi Popullor, ratifikoi dy marrëveshje me Jugosllavinë “mike e motër”: Marrëveshjes mbi bashkëpunimin ekonomik nënshkruar në Beograd më 1.7.1946 dhe Traktatin mbi koordinimin e planeve ekonomike, bashkimin doganor dhe barazimin e monedhave, nënshkruar në Beograd më 27.11.1946. Votimeve “historike” historike i parapriu një plenum i jashtëzakonshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, më 18-20 dhjetor 1946. Po kujtojmë një pjesë të vogël nga fjala e Enver Hoxhës, i cili nuk tutej nga asgjë para marrëdhënieve me Jugosllavinë. Ndërsa kërkohej që shqiptarët e Kosovës të ulnin kokën e vëllazëroheshin me jugosllavët, vetë Hoxha i cilëson miq ata.

***

Pjesë nga fjala e Enver Hoxhës në plenumin e jashtëzakonshëm të 18-20 dhjetor 1946:

Lexo më shumë

“Nata e Shën Bartolomeut” në Tiranë
Hitleri duhet të vdesë
Nga Kastriot DERVISHI – Si u vendos fashizmi në Shqipëri
Konferenca e Bujanit: 80 vjet më parë, kur kërkohej bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
Tuneli i arratisjes pranë Bllokut 1954/Si u vranë me tortura 4 të dënuarit me vdekje

Me nënshkrimin e këtij akordi, tregoi se vendi ynë hyn në një fazë të re historike. Kjo për partinë tonë nuk është gjë e papritur. Këtë partia tonë e dinte. Për këtë udhëheqja e partia duhet të jenë të qartë për këtë akord si nga ana politike dhe ekonomike për ta zbatuar mirë këtë akord. Nëse konsiston ky akord? Të gjithë neve e dimë se me vajtjen tonë në Beograd u nënshkrua akord i një ndihme materiale si rrjedhim i kësaj do të kishte si rrjedhim edhe marrëdhënie ekonomike konsekuencë logjike e vijës së partisë sonë…Në lidhje me këtë, është edhe një çështje tjetër se unë mendoj se disa anëtarë partie që duan të na filozofojnë se mos thotë populli se ç’bëhet me Kosovën. Në rast se një anëtar partie e ka të qartë vijën, ai e ka të qartë edhe çështjen e Kosovës. Jugosllavia është më e avancuar se ne, interesi jonë është që ajo të jetë e fortë. A është në interesin tonë të kërkojmë Kosovën? Kjo nuk është progresive. Pra në këtë situatë, përkundrazi duhet të bëjmë ç’është e munduar të kosovarët të vëllazërohen në Jugosllavi. Tash vjen çështja këtu kur ne të kemi arrirë në socializëm, do të thotë se atje dhe këtu mbeturinat e kapitalizmit kanë ngrënë dru. Ahere në një situatë të tillë Kosova dhe të bashkohet me Republikën Socialiste të Shqipërisë. Kjo është vija, këtë na mëson marksizmi.

Ne do ta shpjegojmë. Kush nuk e kupton ne kemi për detyrë ta luftojmë. Kur ne bëjmë një akord, hapim doganat, është një hap drejt socializmit e marrëdhënieve të Kosovës me popullin shqiptar. Populli i Kosovës i ka të gjitha liritë, ai ka marrë tokën, kanë shkolla, jemi miq më të mirë, forca e argumenteve tona është më e madhe.

Kastriot DERVISHI – Aranit Çela, nga balil i fashizmit në kryexhelat komunist
Jul Bonati, si u masakrua nga regjimi komunist në spitalin psikiatrik kleriku dhe studiuesi i njohur
Rezistenca antikomuniste/ Si u torturua Riza Dani dhe grupi i tij: “Në çorape gjenim thonj të shkulur”
Nga Kastriot DERVISHI – Atentati i 3 shkurtit 1944 para hotel ‘Dajtit’
Nga Luan MYFTIU – Puna e detyruar në Spaç
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Alberto MORAVIA – E diela e djallit
Next Article “Diell pa hije”, antologjia e parë poetike ballkanike në gjuhën shqipe
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?