GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Koreja e Veriut, Miss Kim hyn në politikë dhe konsolidon pozicionin
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Koreja e Veriut, Miss Kim hyn në politikë dhe konsolidon pozicionin

By
Dardan MITROVICA
20/07/2020
5 Min Read
Share
SHARE

Kim Yo Jong është gjithnjë e më shumë në qendër të sistemit politik koreanoverior; një sinjal i qartë, ky, i cili do të konfirmonte ndryshimet që po ndodhin në vendin që është mbi paralelin e 38-të. Motra e Presidentit Kim Jong Un kohët e fundit është bërë anëtare e politbyrosë së komunistëve të Koresë së Veriut, organi më i rëndësishëm politik i Partisë së Punëtorëve të Koresë, të vetmes parti politike në këtë vend aziatik.

Kështu, Miss Kim e ka konsoliduar më tej pozicionin e saj si numri dy brenda shtetit, e dyta vetëm për vëllain e saj Kim. 2 korrikun e kaluar, ka shpjeguar një burim për Daily NK, ajo ka marrë pjesë në mbledhjen e politbyrosë, megjithëse për momentin nuk dihet “saktësisht kur ajo u bë anëtare me të drejta të plota” e organit kolegjial.

Duket se shumica e zyrtarëve të pranishëm në atë takim ishin në dijeni të lajmit. Një idicie e qartë ishte dhënë edhe nga pllaka e vendosur në tryezën e Miss Kim: “Shoqja Kim Yo Jong, anëtarë e Byrosë Politike të Komitetit Qendror” të partisë.

Një risi e rëndësishme

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Sipas zërave të fundit, Miss Kim u bë anëtare e politbyrosë pak më pak se tre muaj pas një takimi të mbajtur në 11 Prill. Nëse konfirmohet lajmi i raportuar nga Daily NK, Kim Yo Jong do të ishte gruaja e dytë në Korenë e Veriut që mbulon një pozicion të tillë. Para saj, vetëm Kim Kyung Hee, motra e Kim Jong Il dhe tezja e presidentit aktual të Koresë së Veriut, ia kishte arritur.

Sigurisht Miss Kim ka hyrë në politbyro falë qëndrimit të ashpër të treguar kundër “armiqve”, si Koresë së Jugut, ashtu edhe Amerikës, por edhe falë deklaratave të ashpra të bëra kundër rivalëve politikë. sidoqoftë, thjesht sa për të kuptuar strukturën e re politike të Koresë së Veriut, kreu i Organization and Guidance Department, Jo Yong Won, ishte ulur në të djathtë të Kim Yo Jong, ndërsa kreu i Ministrisë së Sigurimit të Shtetit, Jong Kyong Thaek, ishte në të majtë të saj.

Të bëhesh leader

Hyrja e Kim Yo Jong në politbyro sugjeron se ajo efektivisht thuajse ka arritur në majën e zinxhirit të pushtetit. Për Jiro Ishimaru, kryeredaktor i AsiaPress, Miss Kim do të kishte një shans të mirë për të zëvendësuar Kim, nëse presidenti papritmas nuk do të ishte më.

“Si fillim, nëse Kim Jong Un do të vdiste ose do të bëhej në një farë mënyre i paaftë për të shërbyer si udhëheqës, zyrtarët e lartë të partisë dhe forcat e armatosura ndërhyjnë për të marrë përkohësisht detyrat e tij”, ka shkruar Ishimaru. “Por në fund, vetëm Kim Yo Jong mund të jetë ai që do të trashëgojë pushtetin e tij suprem”, nënvozon Ishimaru, siç përcillet nga Asia Times.

Qëndrimet e fundit të Kim Kim, me refuzimin e një samiti të ri me Shtetet e Bashkuara, me ndërprerjen e komunikimeve me Korenë e Jugut dhe me shkatërrimin e zyrës ndërlidhëse ndër-Koreane në Kaesong, sugjerojnë që motra e Kim është gati të bëhet një udhëheqëse në plot kuptimin e fjalës. Do të shohim më pas se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt.

E sigurtë është se përfaqësimi i Kim Yo Jong para publikut kombëtar dhe ndërkombëtar shkon në një drejtim shumë specifik. Ajo përshkruhet në të gjitha aspektet si pjesë përbërëse e dinastisë së malit Paektu, linja e gjakut që karakterizon familjen Kim. Kjo, sipas disa analistëve – dhe përkundër pranisë së një etike të caktuar konfuciane brenda vendit – do të bënte që Miss Kim të ishte me të vërtetë kandidati numër një për të marrë frenat e pushtetit të Koresë së Veriut.

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Mercedes nuk do të prodhojë më berlina në SHBA
Next Article Luftë spiunësh midis Kinës dhe SHBA
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?