GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Konferenca e shtypit në Uashington për vizitën në Tiranë, zero pyetje për Shqipërinë dhe McGonigal dhe por një batutë e gazetares për Yuri Kim
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Konferenca e shtypit në Uashington për vizitën në Tiranë, zero pyetje për Shqipërinë dhe McGonigal dhe por një batutë e gazetares për Yuri Kim

By
GazetaTjeter
15/02/2024
3 Min Read
Share
SHARE

Zëvendës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Euro-azinë, James O’Brian dhe zëvendësja e parë e zëvendësve të Sekretarit për Euroazinë, Yuri Kim, ish-ambasadore në Tiranë, kanë dalë dje në Uashington në një konferencë shtypi, një ditë para nisjes për në Tiranë dhe Munih.

Ajo që bie në sy është fakti se asnjë prej pyetjeve nuk ka qenë për Shqipërinë, dhe arsyet e vizitës së Sekretarit Blinken në Tiranë dhe Shëngjin. Të gjitha janë përqendruar te lufta në Ukrainë dhe Gaza, apo deklaratat e ish-Presidentit Trump për NATO-n.

Dy janë mundësitë: ose Shqipëria nuk zgjon interes, dhe gazetarët e kanë parë këtë këmbë të turit të Sekretarit Blinken si të parëndësishme ose, dhe këtu jemi në shtegun e një spekulimi, gazetarëve u është kërkuar ‘si favor’ që të mos ketë pyetje për Shqipërinë. Ngjan e çuditshme që reporterët e gazetave më të mëdha amerikane, që e kanë trajtuar gjerësisht «aferën McGonigal», nga Washington Post te New York Times, nuk i kanë pyetur ndihmësit e Blinken.

Çështja është ngritur edhe në Kongresin Amerikan. Edi Rama dhe disa prej personazheve të dosjes McGonigal ishin gjithashtu klientë në hotelin e Trump në Uashington DC për të cilën gjithashtu raportoi media amerikane pas publikimit te një Raporti të Komitetit Mbikqyrës të Kongresmenit Raskin.

Sidoqë të jetë, mosinteresimi total për Shqipërinë është tregues, fatkeqësisht, i faktit se askush nuk pret gjë nga kjo vizitë, e cila duket se është parë nga gazetarët si një lloj dekori politik para ndalesës së rëndësishme të Blinken në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Shqipëria u përmend një herë, por në raport me ish-Ambasadoren amerikane. Një gazetare e Reuters i kujtoi Yuri Kim se po kthehej në vendin ku shërbeu dhe ku kishte qenë një ‘borderline celebrity’ (dikush në kufijtë e të qenit famoz).

Është një koment që mund të merret nga të dy anët: kompliment ose ironi.

Sa i takon pyetjeve për «çështjen McGonigal», mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në Tiranë. A do ti lejojë gazetarët Kryeministri të drejtojnë këtë pyetje? Për zotin Blinken sepse përgjigjen e Ramës e dimë.

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BEJTJA – Që Blinken mos vijë si një Papë për të larë mëkatet e Ramës
Next Article Elon Musk ia lë vendin e parë Bernard Arnault: cilët janë sot 10 miliarderët më të pasur në botë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?