Strategjia ruse për t’i dhënë kohës kohë, duke e bërë atë një aleat të çmuar teksa vazhdohet të luftohet në Frontin Lindor derisa kundërshtari ukrainas të gjendet në një gjendje “vuajtjeje” – si në planin ushtarak ashtu edhe në atë mbështetjes ekzistenciale të jashtme – ka filluar të shqetësojë seriozisht Kievin. “Rusia e ka kthyer kohën në një armë”, u shpjegoi qeveria e Kievit përfaqësuesve të Aleancës Atlantike me rastin e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë që u mbajt para pak ditësh në Halifax.
Liderët perëndimorë vëzhgues të shqetësuar të ngërçit që duket se është ende i pranishëm në frontin ukrainas edhe pas kundërsulmit, dhe jo më pak të kujdesshëm ndaj asaj që është përcaktuar si një “bashkim krizash” me të cilat demokracitë perëndimore duhet dhe mund të përballen, janë koheziv në linjën e tyre të veprimit; por tani duket qartë se strategjia e Putinit, e ndihmuar edhe nga ardhja e “Gjeneral Dimrit”, i cili po kristalizon më tej fatin e një konflikti që ka po sjell e më shumë vdekje në të njëjtat pozicione, po i sjell Moskës një avantazh të mirë për sa i përket numrit dhe lodhjes së kundërshtarit.
Një avantazh i lidhur jo vetëm nga numrat e Armatës së madhe ruse, e cila e tejkalonte ushtrinë ukrainase me pothuajse 3 me 1 që nga fillimi i konfliktit, dhe të makinës së saj luftarake, që i ka “përballuar goditjes” deri më tani, por po ashtu edhe nga politika e brendshme tradicionale e Federatës Ruse, që duhet të konkurrojë me një disidencë të reduktuar dhe të izoluar. E animuar nga elementë të rrallë afër asaj që konsiderohet nga Kremlini pothuajse si një “përmbysje”.
Frikërat e Kievit
Përfaqësuesit e Kievit shprehën frikën e tyre dhe i shprehën qartë kërkesat e tyre, pa shumë fjalë: mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë është më e rëndësishme se kurrë në këtë fazë, kaq delikate. “Jetojmë çdo ditë mes shpresës dhe besimit. Sepse kur jemi më të fortë, besojmë në fitoren tonë. Besojmë se do të mbështetemi. Nëse situata bëhet pak më e vështirë, ne shpresojmë”, u tha politikanëve perëndimorë Andriy Kostin, Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës. Duke shtuar se: “Rusia po e kthen kohën në një armë.”
Një armë që, siç e thamë më lart, të kujton qëndrimin e talebanëve ndaj perandorive perëndimore të përfshira në fushatat afgane: “mund të zotëronin orë” por “jo kohë”. Edhe pse Ukraina vazhdon të arrijë rezultate të rëndësishme përmes përpjekjeve dhe sakrificave të ushtarëve të saj më të mirë, të armatosur me sisteme armësh gjithnjë e më të sofistikuara dhe të “mbështetur” nga ekspertë perëndimorë, të cilët i kanë trajnuar për të përdorur raketa antitank, raketa me rreze të shkurtër veprimi, tanke e që po i stërvitin madje edhe të fluturojnë me avionë luftarakë perëndimorë, asnjë nga këto rezultate nuk është dëshmuar ende vendimtare për të bindur Moskën që të tërhiqet nga territoret e pushtuara, apo të ulet në tryezën e negociatave që Kievi e ka refuzuar gjithmonë ndërsa pret të përfitojë baza negociuse më solide. Baza që mund të përfitohen vetëm dhe ekskluzivisht nga fitore dërrmuese në fushën e betejës.
Dhe është pikërisht për shkak të mungesës së rezultateve vendimtare, që “vendosmëria” e aleatëve perëndimorë duket se ka filluar të shfaqë shenja dobësie. Bashkëpunëtorë në këtë dobësi do të ishin edhe ndryshimet politike në Evropë, kujton në DefenseOne analisti Patrick Tucker. Që citon zgjedhjet në Sllovaki dhe paralajmërimet e Austrisë se do të donte të “ndalte dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë”. Pastaj, nuk është e thënë që këtyre realiteteve mund të mos t’i shtohen të tjera: Shtetet e Bashkuara pranë zgjedhjeve presidenciale mund të shohin një trazirë në Shtëpinë e Bardhë dhe një valë të re izolacionizmi.
Asnjë mëdyshje pra, përkundrazi, njoftimi i një dyfishimi të ndihmës ushtarake në lidhje me mbrojtjen ajrore, armët dhe mjetet tokësore si tanket Leopard, nuk ka nga Gjermania, pavarësisht zbulimit se sabotimi i gazsjellësit Nordstream – një aset strategjik për Evropën dhe për Gjermaninë mbi të gjitha – ai ishte planifikuar dhe kryer nga forcat speciale ukrainase dhe komandohej nga një oficer ish-agjent i SBU, shërbimit sekret ukrainas.
Efekti i “krizave shoqëruese”
Gjatë takimit në Halifax, të dërguarit politikë dhe atashetë ushtarakë të demokracive perëndimore, të cilët përgjithësisht janë të lidhur me strategjitë për të përballuar tensionet dhe kërcënimet që mund të ndikojnë në ekuilibrat ndërkombëtarë, treguan një shqetësim të përbashkët për bashkëshoqërimin e “krizave ndërkombëtare” që prekin këto të fundit muajt të 2023 dhe pritet të vazhdojnë edhe më 2024.
Nëse më 2021 shqetësimet ishin të përqendruara në pushtimin e mundshëm të Tajvanit nga Kina (hipotezë ende e pa skaduar) dhe më 2022 ishin përqëndruar ekskluzivisht në pushtimin e Ukrainës nga ushtria ruse (e cila njoftoi vetëm pas pushtimit të zonave të tëra synimet e saj luftarake), vetëm një krizë e re në Lindjen e Mesme siç është përshkallëzimi i konfliktit të pafund izraelito-palestinez mund t’i tregojë edhe një herë botës kompleksitetin e skakierës gjeopolitike dhe vështirësinë me të cilat përballen elitat politike në kërkimin e përhershëm për atë që raportohet si “përgjigje koherente ndaj krizave të shumta konvergjente”.
Nuk duhet harruar se përveç tensioneve mes Kinës dhe Tajvanit, dhe konflikteve që po zhvillohen në Ukrainë dhe Rripin e Gazës, duhen shtuar edhe lufta civile në Libi, kriza migratore dhe një sërë grushtesh shteti që mund të ndryshojnë ekuilibrat në kontinentin afrikan. Balanca që shpesh dëshmojnë konvergjencë interesash dhe armiqësish që nuk duhen nënvlerësuar kurrë.
Përgatiti për gazetatjeter.net, Dardan MITROVICA