GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Klodian TOMORRI – Trifekta e pafytyrësisë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Klodian TOMORRI – Trifekta e pafytyrësisë

By
Klodian TOMORRI
15/02/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Servirja e video propagandës qeveritare nga kabina e borëpastrueses teksa mijëra qytetarë ishin të bllokuar dhe po ngrinin për vdekje në rrugët anembanë Shqipërisë shënoi një çast të ri kulmor në hipokrizinë e qeverisë.

Por këtë herë teatri shkoi aq keq, saqë u vetëdemaskua.

Vetëm pak orë përpara se qeveria të servirte videon me borëpastrueset në ballë të punës, Policia e qeverisë kishte njoftuar nisjen e hetimeve për shpërdorim detyre ndaj kompanisë që mirëmban akset rrugore në veri të vendit. Këto të dyja nuk mund të rrinë dot bashkë. Rrugët ose mirëmbahen ose ai që i mirëmban ka shpërdoruar detyrën. Por me sa duket skenaristi i propagandës duhet ta ketë humbur fillin.

Ndoshta edhe me të drejtë, pasi në 8 vite, propaganda është sektori më i ngarkuar i qeverisë. Pas kaq shumë lodhje, imagjinata degradon në skenarët banalë të ministreve që u hipin borëpastrueseve, njësoj si traktoristet heroina të Partisë së Punës, që ngjitën traktorin në Çukën e Frëngut.  

Por pyetja që shtrohet natyrshëm në këtë situatë është; çfarë e detyron një qeveri të bëhet kaq qesharake? Dhe përgjigja më e natyrshme, që të vjen në mend është dështimi. Qeveritë bëjnë propagandë kur duan të mbulojnë dështimet. Por këto të fundit, zakonisht rrjedhin nga korrupsioni. Dhe kjo është trifekta e pafytyrësisë. Korrupsion, dështim, propagandë. A nuk ndodhi e njëjta gjë edhe me pandeminë? Tani të kthehemi tek faktet.

Në vitin 2014, qeveria dhe Banka Botërore nisën një projekt me vlerë 156 milionë dollarë për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore mbi bazën e performancës. Projekti e ndau Shqipërinë në katër rajone dhe përzgjodhi 1350 kilometra rrugë kombëtare, mirëmbajtja e të cilave u dha tek privatët me afat 5 vjeçar,

Aksi Balldre-Lezhë-Milot është pjesë e rajonit të veriut. Tenderi për kontratën e majme u zhvillua në vitin 2017 dhe fitues u shpall një konsorcium prej dy kompanish; grekja Jv Bioliap dhe shqiptarja Geci shpk.

Sipas kontratës, qeveria do t’u paguajë të dy kompanive 19 milionë dollarë në total dhe për pesë vjet ato do të mirëmbajnë 270 kilometra rrugë në veri të vendit duke përfshirë rikonstruksionin e rrugëve të dëmtuara si dhe mirëmbajtjen rutinë dimërore.

Ngjarjet e një ditë më parë treguan se projekti që thith miliarda nga paratë e buxhetit, rrugët i ka lënë rrugëve. Reshjet e borës këtë fundjave ishin paralajmëruar prej më shumë se 10 ditësh. Por pavarësisht paralajmërimit, pavarësisht faktit se aksi Lezhë-Milot-Balldrenë ndodhet në një terren fushor, rruga u bllokua totalisht duke lënë me mijëra qytetarë, përfshirë të moshuar dhe fëmijë, gjithë natën nën terrorin e të ftohtit të acartë.

Qytetarët shqiptarë po paguajnë 156 milionë dollarë për mirëmbatjen e akseve kombëtare, me qëllim që rrugët të mirëmbahen dhe të jenë të kalueshme në çdo kohë. Por mjafton vetëm një ditë borë dhe kushdo që mund të jetë duke udhëtuar rrezikon të humbasë jetën në rrugët e bllokuara, ashtu siç ndodhi të shtunën në çdo cep të Shqipërisë.

Kjo është një indicie e fortë, që Prokuroria të nisë hetimet për të gjithë projektin 156 milionë dollarë të mirëmbajtjes dhe sigurisë rrugore, duke përfshirë prokurimin, zbatimin, por edhe mbikqyrjen e tij si nga Autoriteti Rrugor Shqiptar ashtu edhe nga konsulenti i pavarur. Pasi veç 156 milionë dollarëve për mirëmbajtjen, taksapaguesit shqiptarë paguajnë edhe një kompani konsulente që mbikëqyr zbatimin e kontratave të mirëmbajtjes.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Erion DASHO – A po manipulon Instituti i Statistikave me numrin e vdekjeve?
Next Article Red VARAKU – Degradimi që po prodhon paranoja e humbjes së pushtetit

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?