GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Klima, sa gradë do të jetë normaliteti i së ardhmes?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ambjent

Klima, sa gradë do të jetë normaliteti i së ardhmes?

By
Dardan MITROVICA
20/05/2025
7 Min Read
Share
SHARE

Një valë e pak kohëve më parë e të nxehtit në Jacobabad, të Pakistanit, pa që temperaturat të arrinin një rekord prej 51˚C, rrezikshëm pranë limitit të mbijetesës njerëzore

Tashmë po bëhet e normës që çdo vit të dëgjojmë për thyerje të rekordeve të valëve të të nxehtit. Kështuy, në qershor të vitit 2022, temperaturat u rritën në 51˚C në Pakistanin qendror, ndërsa një vit më parë, pra më 2021 temperaturat u vërejt një rritje me gati 5˚C nga rekordi i mëparshëm në Kanadanë Perëndimore. Lidhur me valët e të nxehtit në nënkontinentin indian, është vlerësuar se kushtet që lidhen me ndryshimet klimaterike i kanë bërë ato 100 herë më të mundshme dhe se, deri në fund të shekullit XXI, valët e të nxehtit prej 50˚C do të jenë një dukuri normale vjetore.

Vlerat mund të ndryshojnë në varësi të vendit ku ndodhesh në glob, por një gjë është e sigurt: temperatura do të bëhet ekstreme. Nxehtësia dhe i ftohti i perceptuar nuk varen vetëm nga temperatura, por nga një sërë kushtesh klimatike. Lagështia, shpejtësia e erës dhe intensiteti i rrezatimit diellor mund të rrisin ose ulin perceptimin tonë të temperaturës (pra të dhënat e “temperaturës së perceptuar”), por shumë shqetësues është fakti se kombinime determinnte të këtyre faktorëve mund të rezultojnë vdekjeprurëse.

Thatësirë apo lagështirë?

Zemra e këtyre kombinimeve është ajo që përkufizohet “temperatura e llambës së thatë”. (Dry-Bulb ose DB) Kur përgjithësisht thuhet “temperaturë” nënkuptohet kjo e dhënë, e cila konvencionalisht është ajo që merret kur përdoret një termometër në kontakt të drejtpërdrejtë me ajrin, i mbrojtur nga rrezatimi diellor dhe/ose lagështia.

Kësaj, shpesh meteorologët i shtojnë edhe konceptin e “temperaturës së perceptuar”, e quajtur edhe “temperatura e bulbit të lagësht” (Wet-Bulb o WB), domethënë, i njëjti termometër, në të njëjtin pozicion, mbështillet me një pëlhurë të lagësht, që simulon transferimin e nxehtësisë në brendi të trupit tonë. Imagjinoni një natë të nxehtë e të lagësht dhe ndjesinë e pakëndshme të pamundësisë për t’u freskuar, parimi është i njejtë. Fiziologjikisht, qeniet njerëzore dhe në realitet të gjithë gjitarët, djersiten për t’u freskuar, një proces i cili, ndër të tjera, ndihmon në nxjerrjen e mbeturinave nga trupat tanë. Nëse lagështia në ajër është shumë e lartë, djersa jonë nuk avullon e kështu mekanizmi i freskimit blokohet.

Limitet e tolerancës njerëzore i njohim: një temperaturë e WB prej 35˚C. Në këto nivele, qeniet njerëzore nuk mund të mbijetojnë më shumë se disa orë, pasi nuk munden më të transferojnë nxehtësinë e brendshme të trupit në ambjent. Në duket është një vlerë e ulët, por vlera numerike WB është gjithmonë më e ulët se ajo e DB (përveçse në rastin e 100% lagështi në ajër). Kjo do të thotë që një temperaturë prej 35˚C WB është afërsisht ekuivalente me 50˚C DB, edhe me nivele të moderuara lagështie.

Pyetja në këtë pikë është: a e kemi tejkaluar ndonjëherë pragun e temperaturës prej 35˚C WB? Përgjigja është po, por shumë rrallë. Kemi vetëm dhjetë raste të regjistruara, të ndara midis Lindjes së Mesme, nënkontinentit indian, Australisë dhe Meksikës. Edhe kur temperaturat WB nuk arrijnë kulme të tilla, qytetet me popullsi të dendur në këto rajone përjetojnë probleme shëndetësore të lidhura me nxehtësinë ndaj është e zakonshme të shohësh çdo vit, në qendrat kryesore urbane, qindra vdekje të provokuara nga nxehtësia.

Zakonisht, sa më të pasura dhe moderne të jenë qytetet, aq më pak probleme ka dhe disa nga metropolet e Lindjes së Mesme kanë mësuar të përshtaten. Faktikisht, në Dubai dhe Abu Dhabi, banorët veshin rroba të ngrohta edhe në zemër të verës, sepse udhëtojnë të mbyllur nga pallati në pallat, me ajrin e kondicioner në maksimum, pa pasur nevojë të dalin në rrugë. Por të varfrit dhe ata që jetojnë jashtë qytetit nuk i gëzojnë lukse të tilla. Ndaj pyesim: ndryshimi klimaterik do ta përkeqësojë këtë situatë?

Duke pasur parasysh rritjen e temperaturave, duhet të presim të tjera ditë në të cilat do të tejkalohet pragu i 35˚C WB, por ka të ngjarë që këto raste të jenë gjithmonë të rralla dhe të zgjasin vetëm disa orë. Presim që të jenë të kufizuara vetëm në vende tropikale ose subtropikale dhe vetëm në vite të caktuara. Ngjarje të tilla ka të ngjarë të ulen nëse arrijmë të përmbushim objektivat e përcaktuara nga Protokolli i Parisit, që do të thotë, të mbajmë rritjen e temperaturës nën 2˚C. Por edhe nëse termometri nuk i kalon kufijtë e mbijetesës, nxehtësia mund të vrasë.

Përshtatja ndaj niveleve të reja klimaterike do të jetë e pashmangshme, por lajmi i mirë është se tashmë kemi një sërë strategjish në gjendje për të ulur nxehtësinë. Në Evropë, për shembull, mund të mendojmë për rrugë me ndërtesa të larta anash, të cilat i mbrojnë kalimtarët nga rrezet e diellit dhe ndërtesa të lyera me ngjyra të ndezura që reflektojnë nxehtësinë e diellit, në mënyrë që ambjenti në brendi të tyre të jetë më i freskët. Ndërsa, në vendet më afër Ekuatorit, do të duhet të merren masa më drastike.

Atje ku është financiarisht është e qëndrueshme, ajri i kondicionuar është një mundësi e mirë, por shumë nga vendet më të varfra nuk e kanë infrastrukturën energjetike për të mbështetur një teknologji të tillë. Një strategji e zbatohueshme pothuajse kudo – dhe që ka treguar se funksionon – është futja e hapësirave natyrore nëpër qytete, siç janë zonat e rrethuara me pemë dhe pellgjet ujore. Aty ku klima nuk i mbështet shtesa të tilla në ekosistem, është e pamundur ta bësh këtë, por aty ku është e mundur, kjo strategji përbën një burim përfitimesh, si fizike ashtu edhe mendore. Në një botë gjithnjë e më të urbanizuar, kemi kaluar vite që e zhdukim, pak nga pak, natyrën. Tani është koha që ta rimarrë një pjesë të hapësirës që i takon.

Përgatiti për gazetatjeter.net: Dardan MITROVICA

Çdo vit, 570 mijë ton plastikë në Mesdhe
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Agron GJEKMARKAJ – Mjerë ai popull që kërkon një hero
Next Article Nga Rudyard KIPLING – Nëse…
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

GazetaTjeter
02/06/2025
3 Min Read
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?