GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Kim MEHMETI – ‘Rilindja’ që e ‘vrau’ Shqipërinë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Kim MEHMETI – ‘Rilindja’ që e ‘vrau’ Shqipërinë

By
Kim MEHMETI
30/04/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Është e frikshme kur dëgjon se edhe në Shqipërinë e sotme, nuk mund të organizohen zgjedhje pa vrasje. Dhe se në mëmëdhe ka hajdut dhe mbrojtës votash, se në Shqipëri hajdutin e votave e mbron policia dhe drejtësia, e votuesi është lënë në mëshirën e banditëve, e të të pasurve dhe kriminelëve.

Në Shqipëri ka vrasje gjatë zgjedhjeve sepse atje tri dekada me radhë, shumica e burrështetasve, i mbushnin xhepat dhe e varfëronin popullin, sepse gjatë tetë viteve të fundit, ‘Rilindja’ e vrau shtetin, me çka përfundimesh, mëmëdheu u bë shtet ku shumicës së votuesve nuk u mbetet gjë tjetër përpos se ta shesin varfërinë e tyre dhe ku, politikanët e pandëshkueshëm, bëjnë krimin më të madh – blejnë vota me paratë që ia kanë vjedhur popullit. 

Po pra, gjatë tetë viteve të fundit, e sunduar nga aleanca e gjitha ‘qelbësirave’ – ‘Rilindja’, Shqipëria i ngjante një punëtorie hajnash që prodhonin grindje ndërshqiptare dhe intriga, vetëm për ta mbuluar hajninë. Apo i ngjante dhomës së bixhozit, të cilës, nëpërmjet mediave proregjimit, bixhozxhitë ia kishin lëshuar perdet, që populli të mos i shihte ahengjet e tyre nëpër restorantet e Dubait.

Është pra rrëqethëse kur dëgjon se edhe në Shqipërinë e tanishme nuk mund të organizohen zgjedhje pa vrasje dhe ku aktivistët partiak e dhunojnë njëri tjetrin, e institucionet e shtetit, duke qenë në shërbim të regjimit të “Rilindjes”, e vrasin të vërtetën për këto ngjarje tragjike.

Andaj ditët e para 25 prillit në Shqipëri janë të trishta dhe u ngjajnë atyre të para fillimit të betejës përfundimtare mes armiqve të përbetuar. Por nuk duhet harruar se terri i natës, është më i dendur përpara agimit dhe le të besojmë se pas të dielës do gdhijë mundësia për ndërtimin e një Shqipërie ndryshe nga kjo e tri dekadave varfëruese që ajo i jetoi. 

Dhe le të shpresojmë se për fatin e Shqipërisë së pas 25 prillit do  vendosë një gjeneratë e re politike, e ngjashme me Tomor Alizotin, Ori Nebiajn, Agim Baçin…, të cilët e  kanë kuptuar se pushteti dhe pozitat nëpër institucionet shtetërore janë të përkohshme, e atdheu  është i përjetshëm dhe andaj, nuk duhet ta flijosh të përjetshmen për hir të kënaqësive të përkohshme. 

Pra duhet të shpresojmë se me 25 prill votuesit shqiptarë nuk do e përbuzin vetveten duke e shitur varfërinë e tyre, pra duke ua dhënë votën atyre që ua shpërndajnë lekët e hajdutërisë dhe se, nuk do shkelin mbi dinjitetin e vet, duke u gjunjëzuar përpara kriminelëve nga të cilët duhet ta çlirojnë Shqipërinë.

Dhe zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëria janë shumë të rëndësishme edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë mëmëdheut, sepse ata duan që mëmëdheun e tyre ta sundojë ‘partia’ më e rëndësishme që e mbanë drejtë boshtin e shqiptarisë – nga ‘partia’ e patriotizmit dhe atdhedashurisë. Dhe duan që Shqipëria të jetë çadër mbrojtëse e shqiptarisë, e jo shtyllë mbështetëse e Beogradit për t’i defaktorizuar shqiptarët. Më në fund, shqiptarët jashtë mëmëdheut e dinë se fati i tyre është proporcional me atë se në duart e kujt është mëmëdheu, e dinë se përderisa në Tiranë rrënohet Teatri Kombëtarë, përderisa Shqipëria do paguaj me qindra miliona euro dënime vetëm shkaku i tekeve të Piktorit, se përderisa mëmëdheu ka burrështetas që më të rëndësishëm e kanë mini-shengenin e Beogradit se sa kufijtë e Kosovës, se përderisa në Tiranë mbillen pemët e gënjeshtrave, nëpër trojet tjera shqiptare do mbijë pasiguria dhe ndjenja e inferioritetit ndaj popujve sllav.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Erl KODRA – Rënia e sistemit dhe rishpikja e ngjarjes politike
Next Article Armand MAHO – Çfarë tregon vota për Taulant Ballën!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?