GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Kështu truri gjatë natës i përgjigjet asaj që ka ndodhur ditën. Dhe mëson
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shkence

Kështu truri gjatë natës i përgjigjet asaj që ka ndodhur ditën. Dhe mëson

By
GazetaTjeter
07/05/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Një studim i Cell Report tregon se si pasi ka përvetësuar një detyrë, truri në gjumë përsërit aktivitetin e tij cerebral bashkë me një lloj “replay offline”, që mund të ndihmojë procesin e konsolidimit të kujtesës

Një gjumë i mirë është i shëndetshëm, edhe për trurin, sepse ndihmon në imagjinacionin e kujtimeve. Prej kohësh, shkencëtarët kanë argumentuar se si gjumi ndihmon proceset e konsolidimit të kujtesës (dhe në disa aspekte edhe të harresës). Por si ndodh e gjithë kjo, megjithatë, nuk është ende plotësisht e qartë. Pjesërisht mund të realizohet falë një lloj ripërsëritjeje, gjatë natës, të aktivitetit të trurit të bashkëshoqëruar me disa veprime të kryera të zgjuar. Një “replay offline” siç e quajnë studiuesit në faqet e Cell Report përshkruan fenomenin e vërejtur në trurin njerëzor.

Ndërsa tek kafshët, thonë shkencëtarët, diçka e ngjashme ishte vërejtur prej kohësh dhe lidhej me proceset e konsolidimit të kujtesës. Por që e njëjta gjë mund të ndodhte edhe tek njeriu nuk ishte e sigurtë. Edhe për t’u kuptuar nuk është aspak e lehtë. Për ta bërë këtë, studiuesit monitoruan aktivitetin e trurit të dy pacientëve që morën pjesë në një eksperiment klinik, ku elektroda ishin implantuar në trurin e tyre, si pjesë e një sistemi ndërfaqe tru-kompjuter. Eksperimente të ngjashme janë për t’u mundësuar personave me aftësi të kufizuara të forta dhe kufizime motorike të rivendosin një kontakt me pjesën e jashtme, për shembull lejojnë të kontrollin e gjymtyre robotike falë deshifrimit të aktivitetit të trurit.

Në studimin e tyre, ekipi i Jean-Baptiste Eichenlaub i Massachusetts General Hospital, i përdori këto elektroda për të regjistruar aktivitetin e trurit të lidhur me kryerjen e një detyre, të ngjashme me lojën Simon mjaft e përhapur në vitet ’80. Në fakt, pjesëmarrësit shikonin në një ekran katër butona me ngjyra të ndryshme, të cilat kur shtypeshin shoqëroheshin me tinguj të caktuar. Duke u shtypur me radhë ata krijonin një lloj melodie që pacientët duhej të përpiqeshin të mësonin dhe ta përsërisnin duke drejtuar, përmes veprimtarisë së tyre cerebrale, lëvizjet e një kursori në ekran për të shtypur butonat me ngjyrë. Studiuesit regjistruan falë elektrodave modelet e aktivizimit nervor jo vetëm gjatë provës, por edhe gjatë periudhave të pushimit (një sy gjumë të vogël) para dhe pas. Duke vazhduar në këtë mënyrë që ata panë sesi gjatë gjumit truri përsëriste, me të njëjtin aktivitet neuronal, testin e sapobërë.

“Është një provë e parë e drejtpërdrejtë që edhe tek qeniet njerëzore ne vërejmë këtë aktivitet replay, si rezultat i të mësuarit që mund të ndihmojë në konsolidimin e këtyre kujtimeve,” komentoi Beata Jarosiewicz, shkencëtar senior research i NeuroPace, njëri prej autorëve të studimit. Për të kuptuar nëse gjërat janë vërtetë kështu, hapat e ardhshëm mund të jenë studimi nëse ekziston një lidhje, për shembull, midis forcës së këtyre replay offline dhe aftësisë për të mbajtur mend. Por do të ishte kurioze edhe të kuptohet, përfundojnë autorët, në cilën fazë të gjumit ndodhin këto replay, apo nëse motivimi personal dhe konteksti emocional kanë ndonjë ndikim.

Edhe gratë, ashtu si burrat, tërhiqen nga partnerët më të rinj: e thotë shkenca
Nga Çlirim KOKONOZI – Banka simbolike dhe metamorfozat e inkoshientit
Çlirim KOKONOZI – Edhe ëndrrat gënjejnë
Ke jetuar një jetë të dytë? Ja kush janë shenjat që e vërtetojnë
Studimi i ri që përmbys krejtësisht atë që dimë për vrimat e zeza
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Tom Cruise bashkëpunon me NASA dhe Elon Musk për të realizuar një film në hapësirë
Next Article Tre gjëra të thjeshta që duhet të bëjmë çdo ditë për të qenë më të lumtur, sipas 150 psikologëve dhe ekspertëve
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

GazetaTjeter
02/06/2025
3 Min Read
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?