GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ke jetuar një jetë të dytë? Ja kush janë shenjat që e vërtetojnë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Parapsikologji

Ke jetuar një jetë të dytë? Ja kush janë shenjat që e vërtetojnë

By
GazetaTjeter
09/03/2024
5 Min Read
Share
SHARE

Nëse të kanë ardhur ndërmend kujtime që nuk të përkasin, bën ëndrra që përsëriten apo keni një lidhje të veçantë dhe të pashpjegueshme me një periudhë historike specifike, kjo mund të tregojë se shpirti juaj është rimishëruar disa herë.

Nëse beson se keni jetuar jetë të mëparshme, shfletoni më poshtë dhe zbulo cilat janë indiciet që të tregojnë se kjo nuk është hera jote e parë në këtë Tokë.

Ëndrra të përsëritura

Ëndrrat janë pasqyrim i të pandërgjegjshmes dhe disa besojnë se ëndrrat e përsëritura mund të jenë pasqyrimi i eksperiencave të jetëve të kaluara.

Shumë ëndërrojnë vende dhe njerëz që i ndjejnë shumë të afërt, edhe pse nuk kanë pasur kurrë mundësi të kenë kontaktuar me ta.

Kujtime ngjarjesh që nuk kanë ndodhur kurrë

Ka shumë raste fëmijësh që kujtojnë me saktësi njerëz, vende apo ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë.

Edhe pse këto episode mund të jenë thjesht fantazi, nuk përjashtohet që ato mund të lidhen me jetët e kaluara.

Intuitë e fortë

Nëse ke një ndjenjë afrie të zhvilluar karshi gjërave që nuk kanë ndodhur kurrë apo di t’i kuptosh ngjarjet pa t’i shpjeguar kush, atëherë zotëron një intuitë të fortë.

Intuita e fortë kërkon mençuri, që do të thotë se tashmë ke mësuar nga eksperiencat e mëparshme, në këtë rast nga jetët e kaluara.

Déjà vu

Të gjithë e kanë përjetuar një déjà vu, që zakonisht përjetohet nëpërmjet një arome, tingulli, pamjeje dhe faktorësh të tjerë.

Pavarësisht se mendohet që fenomeni shkaktohet nga disonanca konjitive, disa besojnë se këto përjetime zbulojnë përvojat e jetës së kaluar.

Je empatik

Empatikët mund të përthithin emocionet, energjinë dhe dhimbjen e të tjerëve përreth, duke ndjerë drejtpërdrejt atë që ndjejnë të tjerët.

Kjo mund të tregojë se shpirti yt është rimishëruar disa herë dhe se ti zotëron aftësinë për të kapërcyer mbi vetveten dhe për ta përhapur shpirtin tënd tek të tjerët.

Parashikimi

Konsiston në aftësinë për të njohur gjëra, objekte dhe ngjarje, edhe të ardhshme, nëpërmjet vizioneve, ndjesive fizike apo ëndrrave.

Disa besojnë se ky fenomen tregon se shpirti është pjekur dhe ka jetuar disa jetë.

Paranjohja

Në të kundërt të parashikimit, paranjohja i referohet aftësisë për të marrë informacion mbi të kaluarën.

Mund të jetë një tjetër indicie për rimishërimin.

Shpirti i vjetër

Të ndihesh më i vjetër se sa je në të vërtetë mund të jetë një tjetër shenjë që shpirti yt të ketë jetuar shumë herë.

Herët kur je rimishëruar do të reflektohen nga sasia e energjisë që zotëron.

Afërsi të pashpjegueshme për një periudhë kohore

Të kesh një tërheqje të pashpjegueshme për një periudhë kohore, për një vend, një kulturë apo ambjent të caktuar mund të jetë një shenjë se i ke jetuar edhe më parë ato eksperjenca.

Shembujt më të zakonshëm të këtyre afiniteteve janë të lidhura me kulturën greke, me shekullin e 19-të, Luftën e Parë Botërore dhe Egjiptin e Lashtë.

Frikë ose fobi

Frika ose fobitë e pashpjegueshme mund të jenë dëshmi e jetëve të kaluara.

Disa deklarojnë se mund të ndjejnë jehona të përvojave traumatike të së kaluarës në formën e fobive.

Në Tokë nuk ndihesh si në shtëpi

Nëse mendon se Toka nuk është vendi yt në Univers, kjo mund të tregojë një dëshirë të pavetëdijshme për t’u rikthyer në origjinë.

Shpirtrat e rimishëruar shumë herë mund të ndihen të lodhur nga jeta në Tokë dhe të kenë dëshirë për të shkuar diku tjetër për të përfunduar ciklin.

Të folurit e një gjuhe tjetër

Të folurit e një gjuhe të cilës nuk i je ekspozuar kurrë gjatë gjithë jetës, mund të dëshmojë se ke jetuar një jetë të kaluar.

Ky fenomen ka prekur shumë njerëz gjatë historisë, përfshirë persona që papritmas janë në gjendje të flasin një gjuhë të re pas hipnozës apo pasi dalin nga koma.

Nishane

Ndonjëherë edhe nishanet duken të jenë një indicie e një jetë të kaluar.

Për shembull, një nishan i madh midis ballit mund të tregojë se je qëlluar në një jetë të kaluar.

Shpirti binjak

Ndonjëherë ndiejmë një lidhje të pashpjegueshme me një tjetër qenie njerëzore.

Një lidhje kaq e thellë duket se shpjegohet nga një takim që ka ndodhur tashmë në një jetë tjetër.

Dhimbje e pashpjegueshme

Dhimbja që i shpëton çdo shpjegimi racional dhe mjekësor mund të tregojë një jetë të mundshme të kaluar.

Nga Çlirim KOKONOZI – Banka simbolike dhe metamorfozat e inkoshientit
Çlirim KOKONOZI – Edhe ëndrrat gënjejnë
E vërteta e jetës pas vdekjes
Çlirim KOKONOZI – Jashtëtokësorët dhe pavetëdija
Mesazhet e ëndrrave
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Ungjijtë Gnostikë: A janë këta librat e humbur të Biblës?
Next Article Nga Andi BUSHATI – Nuk luftohet Rama me hipokrizi ‘pro perëndimore’
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

GazetaTjeter
02/06/2025
3 Min Read
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?