GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Kastriot DERVISHI – Aranit Çela, nga balil i fashizmit në kryexhelat komunist
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Dossier

Kastriot DERVISHI – Aranit Çela, nga balil i fashizmit në kryexhelat komunist

By
Kastriot DERVISHI
08/11/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Aranit Çela (1924-2018), “vishinski” i komunizmit të Shqipërisë, që nxirrte shkumë nga goja për vendimet apo pretencat e tij të zeza, reflektonte personin që e kryente me shumë dëshirë punës e xhelatit të drejtësisë. Kontribuues në rreth 650 procese politike, si hetues, prokuror dhe gjyqtar, por edhe përçues i përvojës sovjetike të drejtësisë, Çela është një faqe e rëndë e librit e zi të komunizmit në Shqipërisë.

Një profil i shkurtër

Familja e tij kishte origjinën nga Kanina e Vlorës. Ngeli jetim, i vdiq babai në moshën 15 vjeçare. Në vitet 1935-1942 mbaroi Institutin Tregtar të Vlorës. Me ardhjen e regjimit fashist, Aranit Çela ishte ndër fëmijët balila të cilët kaluan një muaj pushime në Itali (Pezaro) në verën e vitit 1939.

Mbi 5 mijë fëmijë nga Shqipëria u përzgjodhën e dërguan vetëm në një listë për të kaluar pushimet në Shqipëri. Shumë prej tyre u bënë komunistët të vendosur e për ironi mbahen edhe si “antifashistë” të kulluar. Balilat visheshin me rroba të zeza duke imituar veshjen e më të mëdhenjve anëtarë të Partisë Fashiste. E pikërisht do ishte balil Aranit Çela që kushedi sa të pandehur do çonte në plumb e në burgje si “bashkëpunëtorë të fashizmit”. Babai i tij shiste cigare dhe punonte roje nate në muzeun e Vlorës. Në autobiografinë e vitit 1954, Çela shkruan:

“Babai im ka qenë element alkoolik dhe shumë pak i lidhur me familjen…Familja ime ka vuajtur mjaft ekonomikisht. Kjo edhe për arsye, se sikurse thashë më lart, ka qenë element gjithë kohën sarhosh (alkoolik) dhe krejt i pakujdesshëm për familjen e vet”.

Në oborrin e shtëpisë së tij, pronës e nënës, u ndërtuan nga prifti katolik Dom Marku me banim në Vlorë, tri magazina, i cili si investues i përdori për 15 vjet pa paguar qira. Shtëpia e familjes u ndërtua me para të marra me fajde nga Selaudin Peshkëpia, por as këtij nuk iu kthye borxhi asnjëherë. Në 17 marsin 1941 kërkon pa sukses të punësohet në Zyrën e Regjistrimit të Gjendjes Gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë të regjimit fashist.

Në prill-maj 1942 Araniti qëndron në paraburgim, iu gjetën në shtëpi disa trakte, por regjimi fashist tregohet zemërgjerë dhe e dënoi me kusht. Më 10 janar 1943 bëhet anëtar i PKSH-së në organizatën e Mallakastrës, por partizan del vetëm në nëntor të këtij viti. Në korrik 1944 bën pjesë në brigadën e 14-të komuniste, e më pas, deri në mars 1945, në divizionin e 3-të komunist.

Post-fashizmi dhe demokracia

  • Mars 1945-shtator 1946, Aranit Çela është prokuror ushtarak në Shkodër, në qytetin ku zhvilloheshin përditë proceset më të tmerrshme politike të kohës.
  • 1946-1948 vazhdon me këtë cilësi por në divizionin e Korçës.
  • 1948-1949 është ndihmësprokuror i Prokurorisë Ushtarake.
  • 1949-1953 ndjek studime në fushën e drejtësisë në Bashkimin Sovjetik.
  • 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit.
  • 1954-1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
  • 1955 – 1958  dhe 1966 – 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë.
  • 1958 – 1966 prokuror i përgjithshëm.
  • 1958 – 1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Pavarësisht se u dënua për gjenocid, doli nga burgu në ngjarjet e vitit 1997. Drejtësia që kishte përgatitur për atë ditë e shpalli të pafajshëm dhe urdhëroi dëmshpërblimin.

“Nata e Shën Bartolomeut” në Tiranë
Hitleri duhet të vdesë
Nga Kastriot DERVISHI – Si u vendos fashizmi në Shqipëri
Konferenca e Bujanit: 80 vjet më parë, kur kërkohej bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
Tuneli i arratisjes pranë Bllokut 1954/Si u vranë me tortura 4 të dënuarit me vdekje
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Enton ABILEKAJ – E vërteta e shpopullimit kundër imazhit të Shqipërisë
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – Kush ia ka thyer vezët në kokë Edi Ramës!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?