GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ekonomi

Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja

By
GazetaTjeter
22/07/2025
7 Min Read
Share
SHARE

Edhe pse përdorimi i parave cash, në dorë, po bie në mbarë botën, ato janë ende mënyra më e prekshme dhe e pakontrollueshme për të bërë pagesa. Çdo vit, shtetet në mbarë botën shtypin para e po të njëjtën gjë e bëjnë edhe shumë mashtrues. Kartëmonedhat e falsifikuara përgjithësisht po zvogëlohen në nivel global, por ekzistojnë ende dhe përbëjnë një problem të madh. Një mënyrë për të monitoruar monedhën e falsifikuar është përdorimi i një metrike të quajtur pjesë për milion (ppm), e cila tregon një kartëmonedhë të falsifikuar për çdo milion kartëmonedha të vërteta. Më poshtë me narrativën tonë, do të ekzaminojmë monedhat më të falsifikuara, në bazë të ppm. Shfletoni, pra, rreshtat në vijim për të zbuluar se cilat janë ato.

Contents
Ringgit malajzianDollari australianDollari kanadezRandi afrikano-jugorPeso filipinaseDollari i Zelandës së ReEuroStërlinaDollari amerikan

Ringgit malajzian

Viti më i keq i vendit ishte 2015-a, me një ppm prej 1.9, por ia arritën ta reduktonin në 0.3 më 2022. Në mars 2025, ringgit malajzian ka një normë ppm prej 1.6.

Mendohet se shkaku i shtimit të ppm të jetë një incident i shkaktuar më 2023 që përfshinte 3,868 kartëmonedha ringgit false.

Kartëmonedhat malajziane kanë një sërë karakteristikash sigurie, mes të cilave filigranë 3D, printim me reliev, një fije që ndryshon ngjyrë dhe dritare transparente.

Dollari australian

Dollari australian ka qenë gjerësisht i falsifikuar më 2015, kur arriti kulmin në mbi 30 ppm. Për fat të mirë, autoritetet ia dolën të ndalonin një numër operacionesh falsifikimi dhe rritja e pagesave pa para cash ka ndihmuar gjithashtu AUD për të rikuperojë normën e tij ppm.

Deri më 2020, kartëmonedha 50 dollarëshe ishte kartëmonedha më e falsifikuar në Australi. Më pas, kartëmonedha 50 dollarëshe është tejkaluar nga kartëmonedha 100 dollarëshe.

Me një normë aktuale prej 6.7 ppm, falsifikuesit tani e kanë më të vështirë të falsifikojnë para në Australi. Kartëmonedha 100 dollarëshe tani ka një sërë elementësh sigurie, ndër të cilat ngjyra të ndryshueshme, efektet 3D dhe imazhin e një bufi që duket se tund krahët dhe ndryshon ngjyrë.

Dollari kanadez

Kanadaja u përmbyt me kartëmonedha të falsifikuara në fund të viteve ’90 dhe në fillim të viteve 2000. Shteti amerikano-verior arriti një shifër marramendëse prej 470 ppm më 2004-ën.

Më 2011, Banka e Kanadasë bëri një ndryshim të madh që pati rezultate dramatike. Filluan të përdorin plastikën në vend të letrës për kartëmonedhat e tyre.

Sipas Royal Canadian Mounted Police (RCMP), brenda 2015-ës, kjo bëri që falsifikimet të kenë një rënie prej 74%. Përpara kalimit në kartëmonedha polipropileni, RCMP-së i dërgoheshin 45,000 kartëmonedha të dyshimta në muaj. Pas 2015, shifra u ul në mënyrë drastike, duke shkuar në afërsisht 1,500 në muaj.

Randi afrikano-jugor

Sipas South African Reserve Bank (SARB), midis viteve 2020 dhe 2021, vendi kishte një normë prej 5.68 ppm. Ky numër tani është rritur, por mbetet nën 12 ppm.

Kartëmonedhat e reja kanë hyrë në qarkullim më 2023 dhe të gjitha kanë elementë sigurie, si filigran të kokës së çdo kafshe.

Të tjera karakteristikat përfshijnë një shirit sigurie që ndryshon ngjyrën dhe sipërfaqe në reliev. Kjo teknologji jep te disa modeleve kartëmonedhash iluzionin e lëvizjes.

Peso filipinase

Më 2021, Bangko Sentral ng Pilipinas raportoi një shkallë falsifikimi prej 7.9 ppm. Aso kohe, u akuzuan 19 persona për mashtrim.

Në vitin 2023, për falsifikim të pesos filipinase u arrestuan 25 persona. Prej atëherë, shkalla është rritur në 12.2 ppm.

Kartmonedhat tani kanë kaluar nga letra në polimer, duke i bërë ato më të vështira për t’u falsifikuar. Karakteristikat përfshijnë pika të prekëshme, elementë metalikë dhe ndryshime të ngjyrës kur përthyhen.

Dollari i Zelandës së Re

Falsifikimi në vend është në rritje. Më 2024, Reserve Bank of New Zealand njoftoi një rritje marramendëse prej 300% krahasuar me dy vitet paraardhëse.

Shkalla e ppm kaloi nga një mesatare prej 3.64 më 2022 në 14.34 ppm më 2024. Kartëmonedha 50 dollarëshe e Zelandës së Re është më e falsifikuara.

Banka deklaron se duke qenë se njerëzit nuk përdorin më shumë para cash, kanë më pak familjaritet me kartëmonedhat.

Euro

Euro është një nga monedhat më të përdorura në botë, që përfshin një hapësirë prej 20 vendesh evropiane. Vetëm për shkak të vëllimit të saj, është e prirur të jetë e ekspozuar ndaj falsifikimeve në sasi të mëdha.

Banka Qendrore Evropiane ka sinjalizuar se më 2023 janë tërhequr nga qarkullimi 467,000 kartëmonedha false, me një normë prej 16 ppm.

Seria e kartëmonedhave evropiane përmban karakteristika të shumta sigurie, ndër të cilat filigranë, një fije sigurie dhe holograme me portrete.

Stërlina

Sterlina britanike hyn në listën e monedhave më të falsifikuara me afërsisht 25 ppm.

Sipas Bankës së Anglisë, zëvendësimi i kartëmonedhave letër me ato polimerike ka kontribuuar në uljen e numrit të falsifikimeve.

Kartmonedhat përmbajnë holograme jashtëzakonisht të vështira për t’u replikuar. Në kartëmonedhat £50, për shembull, imazhi ndryshon midis ’50’ dhe simbolit ‘£’.

Dollari amerikan

Dollari amerikan është ndoshta monedha më e falsifikuar në botë. Dhe më e përdorura padyshim, duke e bërë edhe më të shënjestruarën nga falsifikatorët. Sidoqoftë, qeveria amerikane nuk tregon shpesh shifra të sakta.

Raporti më i fundit i publikuar daton më 2006. Aso kohe, një kartëmonedhë amerikane në 10,000 ishte e falsifikuar. Një kërkim i Federal Reserve Board të SHBA-ve vlerësohet se më 2025, numri i kartëmonedhave false do të jetë afërsisht një në 80,000.

Vlerësuar se në të gjithë botën janë në në qarkullim afërsisht 70-200 milionë kartëmonedha të falsifikuara në dollarësh amerikanë. Kjo shifër, megjithatë, përfshin para të falsifikuara e të përdorura nëpër filma dhe programe TV.

Ndryshe nga vendet e tjera, SHBA përdorin ende kartmonedha letër. Ato kanë një sërë karakteristikash sigurie, ndër të cilat filigrana dhe motive që ndryshojnë ngjyrë.

Një kuriozitet: softueri i përpunuimit të fotove Adobe Photoshop përfshin një sistem të integruar kundër falsifikimit që i pengon përdoruesit të hapin imazhe që tregojnë monedhën amerikane.

Burimet: (Love Money) (Central Banking)

Rrugët e “florinjta”, si u “gllabëruan” 1 miliard euro investime vetëm më 2024-ën
Nga Dardan MITROVICA: Carney, Merz dhe jo vetëm: kur financat tejkalojnë politikën
Menaxhimi i rrezikut doganor të CEFTA-s
BE, samiti në Mal të Zi: Ekonomia na integron me shumë
Propaganda boshe e qeverisë ‘Rama’ për “rritjen” e pagës mesatare: Shqipëria e fundit në rajon
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article 30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Next Article Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?