GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Kartëmonedhat më të bukura në botë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ekonomi

Kartëmonedhat më të bukura në botë

By
GazetaTjeter
24/05/2024
7 Min Read
Share
SHARE

Është aq e lehtë të mësohesh me monedhën që përdor, sa të mos i kushtosh më vëmendje asaj! Shikimi i imazheve të paraqitura mbi paratë që përdorim çdo ditë mund të duket si humbje kohe, por ndonjëherë është mirë të bësh një përpjekje dhe të ndalosh.

Janë shumë monedha që ndoshta nuk do t’i përdorim kurrë gjatë jetës sonë. Kjo është ndoshta edhe arsyeja kryesore pse nuk ke nevojë të shkosh t’i shohësh këto vende për të zbuluar se si janë paratë e tyre! Qoftë nga koha, qoftë nga kurioziteti apo në ndonjë rast edhe nga padija. Atëherë, zbresim bashkë nëpër rreshta dhe t’i hedhim një sy kartëmonedhave nga e gjithë bota.

Euro (20 shtete)

Euro është monedha e 19 vendeve në

Bashkimin Evropian, ndër to Franca, Gjermania, Italia, Spanja,

Portugalia, Holanda,

Belgjika, Finlanda, Irlanda, etj.

Kenia

Monedha e Kenias është shilinga. Të gjitha kartëmonedhat kanë statujën e ish-presidentit Jomo Kenyatta dhe kafshë endemike.

Ndërsa ana tjetër është tematike, përshembull, disa përfaqësojnë turizmin.

Indonezia

Rupia është monedha zyrtare e Indonezisë.

Kartëmonedhat shfaqin personalitete indoneziane nga e kaluara në njërën anë dhe në anën e pasme janë paraqitur zona me bukuri natyrore.

Mbretëria e Bashkuar

Paundi britanik është monedha

e Anglisë, Irlandës Veriore,

Skocisë dhe Uellsit.

Në njërën anë të çdo monedhe

janë figura historike dhe në anën tjetër mbretëresha.

Uganda

Monedha zyrtare

e Ugandës

është shilinga.

Mbi kartëmonedha

shfaqen hartat

të vendit dhe fauna e egër.

Tajlanda

Baht-i është

monedha zyrtare në Tajlandë. Kartëmonedhat prezantojnë

të gjitha mbretin, Maha Vajiralongkorn, ndërsa në anën e pasme

monarkët e parë tajlandezë.

Kili

Monedha kiliane është peso.

Kartëmonedhat në njërën anë prezantojnë personalitete kiliane

të së kaluarës dhe

në anën e pasme imazhe malesh, parqesh kombëtare etj.

Polonia

Polonia është një vend anëtar

i BE-së dhe pritet

që së shpejti

të përdorë euron si monedhë.

Megjithatë, për momentin,

përdorin zloti-n polak.

Egjipti

Paundi egjiptian është monedha e Egjiptit. Kartëmonedhat paraqesin

një kombinim imazhesh, ndër të cilat xhamitë e famshme, Sfinksin, Tempullin e Edfu dhe “The Seated Scribe – Shkruesin e ulur”.

Rusia

Rubla është monedha e Rusisë. Kartëmonedhat përmbajnë një sërë monumentesh dhe ndërtesash të rëndësishme.

Janë prodhuar edhe kartëmonedha përkujtimore (p.sh. për Kupën e Botës FIFA 2018).

Zvicra

Franga zvicerane është monedha kombëtare e Zvicrës dhe e vetmja monedhë evropiane e mbetur me emrin “Frank”.

Kartëmonedha prej 1000 frangash është në fakt kartëmonedha e dytë më e vlefshme në botë.

Suedia

Suedia është një vend anëtar i BE-së që nuk e përdor euron. Monedha e saj është krona suedeze.

Kartëmonedhat më të fundit prezantojnë personalitete të famshme suedeze, si Ingmar Bergman.

Malajzia

Ringgit është monedha e Malajzisë. Çdo kartëmonedhë prezanton Tuanku

Abdul Rahman, kreun e parë suprem të

shtetit modern të Malajzisë. Nga ana e pasme ka kafshë, male, etj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Dollari i Shteteve të Bashkuara

përmban shumë

ish-presidentë:

një president të ndryshëm

në varësi

të vlerës së kartëmonedhës.

Turqia

Lira është monedha e Turqisë. Të gjitha kartëmonedhat shfaqin figurën e Kemal Atatürk (themeluesit dhe presidentit të parë të vendit) në njërën

anë dhe një kombinim figurash dhe simbolesh historike turke në anën tjetër.

Venezuela

Monedha në Venezuelë është Bolívar.

Çdo kartëmonedhë përmban

figura të rëndësishme historike të Venezuelës në njërën anë dhe në anën tjetër mund të dallohen kafshë endemike të vendit.

Kina

Renminbi është

monedha zyrtare e Kinës.

Mao Ce Duni shfaqet në çdo kartëmonedhë.

Në anën tjetër ka zona ose ndërtesa të rëndësishme të Kinës.

Argjentina

Peso është monedha zyrtare

e Argjentinës. Kartëmonedhat

aktuale prezantojnë kafshë të egra vendase në njërën anë dhe zona me

bukuri natyrore në anën e pasme.

Nigeria

Naira është monedha e Nigerisë.

Kartëmonedhat përmbajnë një sërë personalitetesh

të shquara nigeriane, si kryeministri i parë i vendit,

Sir Abubakar Tafawa Balewa.

Vietnami

Đồng është monedha e Vietnamit. Ho Chi Minh, një politikan vietnamez, shfaqet në të gjitha kartëmonedhat. Në pjesën e pasme, mund të gjeden një shumllojshmëri vendesh, përfshirë Temple Of Literature – Tempullin e Letërsisë.

Afrika e Jugut

Rand është monedha e Afrikës së Jugut.  Të gjitha kartëmonedhat portretizojnë Nelson Mandelën në të dyja anët,

por në anën e pasme ai është më i ri dhe i portretizuar nëpër vende të ndryshme të rëndësishme.

Australia

Dollari australian

është monedha e Australisë.

Kartëmonedhat prezantojnë shumë australianë të shquar të së kaluarës,

ndër të cilët Dame Mary Gilmore dhe Edith Cowan.

Brazili

Real-i është monedha kombëtare e Brazilit. Të gjitha kartëmonedhat

kanë Efígie da República – Efigjia

e Republikës, në njërën anë dhe imazhe të kafshëve vendase në anën tjetër, si jaguarin.

India

Rupia është monedha zyrtare e Indisë. Të  gjitha kartëmonedhat

paraqesin Mahatma Gandhi, ndërsa ana e

pasme tregon shpella, tempuj

dhe monumente të tjera me interes.

Zelanda e Re

Dollari neozelandez është monedha e këtij vendi.

Kartëmonedhat shfaqin kryesisht në njërën anë banorë të Zelandës së Re dhe në anën tjetër një shumëllojshmëri zogjsh endemikë.

Irani

Ryal është monedha e Iranit. Të gjitha kartëmonedhat shfaqin Ajatollah  Khomeini, udhëheqësin e revolucionit iranian të vitit 1979. Ana e pasme e kartëmonedhave zakonisht përmban imazhe me rëndësi kulturore.

Uruguai

Peso është monedha e Uruguait. Kartëmonedhat shfaqin

uruguajanë të rëndësishëm nga e kaluara në njërën anë dhe ndërtesa kryesisht të rëndësishme në anën e pasme.

Singapor

Dollari i Singaporit

është monedha

e këtij vendi.

Çdo kartëmonedhë

përmban ish

presidentin  Jusof bin Ishak.

Japonia

Jeni është monedha e Japonisë. Për vitin 2024 janë paralajmëruar kartëmonedha të reja, të cilat do të shfaqin imazhe të figurave të famshme japoneze nga e kaluara. Kartëmonedha 1000 jen do të ketë në anën e pasme The Great Wave off Kanagawa – Vala e Madhe të Kanagawa.

Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
Rrugët e “florinjta”, si u “gllabëruan” 1 miliard euro investime vetëm më 2024-ën
Nga Dardan MITROVICA: Carney, Merz dhe jo vetëm: kur financat tejkalojnë politikën
Menaxhimi i rrezikut doganor të CEFTA-s
BE, samiti në Mal të Zi: Ekonomia na integron me shumë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Çlirim KOKONOZI – Banka simbolike dhe metamorfozat e inkoshientit
Next Article Nga Kim MEHMETI – ‘Shqipëritë’ tona kalben nga brenda!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?