Nga kampioni i 2021 deri te familjet e brezave Hill dhe Rosberg, sa pilotë kanë garuar në F1 nën gjurmët e baballarëve të tyre. “Rasti” i Villeneuve: Zhak më i suksesshëm se Gilles, por më pak i njohur
Max është ndoshta më i miri nga të gjithë, e dinim dhe certifikimin e patëm me fitoren e Botërorit F1 2021, por edhe ai është seria e rradhës e një sage që është e pandashme nga vetë historia e Formula 1: ajo e fëmijëve në pistë për merita, faje, e ndoshta edhe për fatin e pashmangshëm të baballarëve të tyre.
Vetën se Jos Verstappen, babai i Maksit, kampion nuk ka qenë kurrë. Ai ishte po, një interpretues i mirë i garave, mjaft i mprehtë dhe aq nervoz sa ta detyronte të ndryshonte shtatë ekipe në tetë sezonet e tij në F1.
Por duket se të gjitha mangësitë e karrierës së tij i ka konvertuar në mësime për të birin. Një mësimdhënie e induktuar me një fortësi e ashpërsi shpesh përtej kufijve, por që dukshëm ka dhënë efektin e dëshiruar. “Max është një projekt i imi”, do të thoshte një ditë Jos.
PROJEKTE DHE JO
Dhe nuk kishim as nevojë për titullin 2021 për të kuptuar se misioni është kryer. Jos pra ishte shumë më i rëndësishëm në rritjen si pilot dhe në karrierën e të birit, se sa kanë qenë baba-kampionët e tjerë shumë më të famshëm. Padyshim jo si dy baballarët e dy kampionëve të tjerë.
Kur legjendari Graham Hill, dy herë kampion, i vetmi në botë që ka fituar Triple Crown (Kurorën e Trefishtë- Botëror F1, 24Orë të Le Mans dhe Indianapolis 500) vdiq në një aksident ajror, Damon ishte vetëm 15 vjeç. Kështu, djaloshi u rrit nën mitin, por pa ndihmesën e tij.
Dhe Nico Rosberg, kur baba Keke fitoi Botërorin më 1982, nuk pati lindur ende. Ai mundi ta shihte të pilotonte vetëm në Dtm. Njëlloj e imitoi, dhe 34 vjet pas tij, ekzaktësisht ashtu siç patën kaluar 34 vjet nga titujt e Hillit, fitoi edhe ai. Por Keke ka mbajtur gjithmonë një profil të ulët, nuk ka ndërhyrë asnjëherë shumë në karrierën e djalit të tij.
FËMIJËT E SHPEJTËSISË
Është një roman që ka nisur shumë përpara Formula 1. Mjafton të thuhet se kampioni i tretë i botës, Alberto Ascari, ishte tashmë bir arti. Domethënë, Botërori sapo kishte lindur, megjithatë fituesi i tij kishte trashëguar dëshirën për të ecur më shpejt se gjithë të tjerët nga një baba që fitonte atëherë kur askush ende nuk ëndërronte t’i mblidhte në një kampionat të vetëm garat e shumta të fillimshekullit.
Antonio Ascari fitonte në Monza GP e Italisë kur Alberto i vogël ishte 6 vjeç. Dhe vdiq në garën e verës parardhëse, në Montlheim, pranë Parisit, kur ishte 36 vjeç. Në të njëjtën moshë që kishte Alberto, kampion bote më 1952 dhe 1953, ditën kur doli nga pista dhe vdiq në Monza. Ishte viti 1955.
Që atëherë, baballarë dhe bij nuk numërohen në pistë, as në F1 dhe as në motorsport USA, aty ku sagat familjare në Indy dhe Nascar janë shumë të artikuluara. Dhe kjo nuk është vetëm çështje kampionësh, sigurisht. Thuajse të gjithë pilotët janë në pistë sepse në ndonjë kampionat pak a shumë fisnik patën garuar baballarët e tyre më parë.
Dhe nuk duhet harruar se Jacques – i cili së fundmi është bërë baba i një djali të quajtur… Gilles – ka fitoi edhe një kampionat Indy, ka triumfuar në Indianapolis 500 dhe ka dalë i dyti në Le Mansh. Që do të thotë se, nëse do të ekzistonte një renditje e pilotëve që i afroheshin më shumë Kurorës Triple mitologjike të Graham Hill, ai do të ishte në vendin e parë. Por, Gilles është legjendë, Jack jo, të paktën për tani.
BIJ, ETËR DHE TROFE
Pastaj, në të vërtetë është edhe një që mund t’ia lejojë vetes të vazhdojë ëndrrën e Damon Hill dhe Nico Rosberg, dhe ai quhet Carlos Sainz jr. Babai, “Don” Karlos, Botërorin e tij, madje janë dy botërorë, i fitoi në rrugë, nëpër pistat e rally, por pak rëndësi ka.
Madje, nëse një ditë ferraristi spanjoll do të rinovojë triumfin e tij familjar duke marrë titullin e F1, dyshja do të përbënte një çifti unik mëse të vështirë për t’u barazuar. Dhe do të kishte sukses aty ku Gary Brabham, Michael Andretti, Christian Fittipaldi dhe Nelsinho Piquet nuk ja arritën.
Të gjithë ia kanë behur në F1 me shpresën për t’u barazuar me baballarët e famshëm kampionë. Por ndoshta nuk e kishin talentin e tyre. Ose ndoshta karakteristikat e tyre nuk ishin aq të përshtatshme për Formula 1, sepse për shembull Michael Andretti më pas një kampionat në Indy më 1991 e fitoi. Gary Brabham fitoi një 12 Orë në Sebring.
Edhe Nelson Piquet Jr ka fituar gjithashtu një titull, të parin në historinë e Formula E, më 2014-15. Nuk mund ta mbyllim pa kujtuar Kevin Magnussen, ndër pilotët e kohëve të fundit të Haas-it, të birin e Jan, “Talentit më të madh që ka patur Formula 1 që nga Ayrton Senna”, e ka përkufizuar një ditë Jackie Stewart, i cili në fakt e mori edhe në ekip.
Duke mos harruar edhe gjermanët Manfred dhe Markus Winkelhock, të dy në F1, babai pa lënë gjurmë, ndërsa i biri një meteor. Por edhe Satori dhe Kazuki Nakajima, ose Palmer-ët. “Djali im Joylon është më i mirë se unë”, do të thoshte në një intervistë babai Jonathan i cili në vitin 1987 për pak arriti në podium, vetëm i 4-ti në Adelaide. Ndoshta gabohej.
Përgatiti Dardan MITROVICA