Elton John thoshte se “më fal” duket të jetë fjala më e vështirë nga të gjitha. Ndoshta kishte të drejtë! Të kërkosh falje mund të jetë e ndërlikuar, por është diçka që shumica prej nesh e kanë bërë dhe duhet ta bëjnë gjatë jetës. Dhe në çfarë mënyrë më të mirë për t’i kërkuar falje dikujt sesa përmes një kënge?
Këtu do të gjeni një seri këngësh për t’ia dedikuar një personi që do të dëshironit t’i kërkoni falje. Lëvizni nëpër rreshta dhe lëshohi kah frymëzimit!
‘Please Forgive Me – Të lutem më fal’: Bryan Adams
Kantautori kanadez qëllon drejt e në shenjë në hitin e tij të vitit 1993 ‘Please Forgive Me’ me këto fjalë: “Please forgive me, I know not what I do / Please forgive me, I can’t stop loving you” – “Të lutem më fal, nuk e di se çfarë bëj / Të lutem më fal, nuk mund të ndaloj së të dashuruari”.
‘Always on My Mind – Gjithmonë në mendjen time’: Elvis Presley
‘Always on My Mind’ e realizuar nga zërat e Elvis Presley, Willie Nelson dhe Pet Shop Boys është një këngë e madhe për falje. “Maybe I didn’t treat you / Quite as good as I should / Maybe I didn’t love you / Quite as often as I could / Little things I should have said and done / I never took the time / You were always on my mind. – Ndoshta nuk të kam trajtuar / Aq mirë sa duhet / Ndoshta nuk të kam dashur / aq shpesh sa kam mundur / Gjëra të vogla që duhet të kisha thënë dhe bërë / Nuk i kam marrë parasysh / Ti ke qenë gjithmonë në mendjen time”.
‘Hello – Përshëndetje’: Adele
Adele këndon këtë këngë zemërthyese për ish-in e saj dhe na bën të mendojmë me keqardhje për gabimet e së shkuarës. Teksti përfshin vargje të tilla si: “I must’ve called a thousand times / To tell you I’m sorry for everything that I’ve done […] Hello from the outside / At least I can say that I’ve tried / To tell you I’m sorry for breaking your heart – Duhet të kem telefonuar mijëra herë / Të të them se më vjen keq për gjithçka kam bërë […] Përshëndetje nga ana tjetër / Të paktën mund të them që u përpoqa / Të të them se më vjen keq që të kam thyer zemrën”.
‘Sorry Seems to Be the Hardest Word – Më fal duket të jetë fjala më e vështirë’: Elton John
Kjo këngë e Elton John e vitit 1976 është një klasike e vërtetë, por dhe një këngë e mrekullueshme për t’i kërkuar falje dikujt, edhe pse ndonjëherë të pranosh se ke gabuar është shumë e vështirë. Teksti përfshin vargje emocionale si: “What do I do to make you love me? / What have I got to do to be heard? /What do I do when lightning strikes me?” and “It’s sad, so sad / It’s a sad, sad situation – Çfarë do të bëj që të më duash?/ Çfarë duhet të bëj që të më dëgjosh? / Çfarë të bëj kur më godet rrufeja?” dhe “Është e trishtuar, aq e trishtuar/ Është një situatë e trishtuar, e trishtuar”.
‘Purple Rain – Shi i purpurt’: Prince
Një nga këngët më të famshme të Prince, ‘Purple Rain- Shi i purpurt’, fillon me një falje të përzemërt: “I never meant to cause you any sorrow / I never meant to cause you any pain – Unë kurrë nuk kam menduar të të shkaktoj ndonjë trishtim / Unë kurrë nuk kam menduar të të shkaktoj ndonjë dhimbje”.
‘All Apologies – Të gjitha faljet’: Nirvana
Kurt Cobain nga Nirvana kërkoi falje duke kënduar: “What else should I be? / All apologies” e “Everything is my fault / I’ll take all the blame – Çfarë tjetër duhet të jem?/ Të gjitha falje” dhe “Gjithçka është faji im/ Unë do ta marr të gjithë fajin”.
‘Back to December – Kthehu në dhjetor’: Taylor Swift
Kjo këngë ka të bëjë me ish-in e këngëtares, por shumë prej nesh mund të lidhen. “So this is me swallowin’ my pride / Standin’ in front of you sayin’ I’m sorry for that night / And I go back to December all the time / It turns out freedom ain’t nothin’ but missin’ you / Wishin’ I’d realized what I had when you were mine – Pra, kjo jam unë duke gëlltitur krenarinë time / Qëndroj para teje duke thënë ‘Më vjen keq për atë natë’ / Dhe unë kthehem në dhjetor gjithmonë / Më doli se liria nuk është gjë tjetër veçse ‘më mungon’ / Do të doja të kuptoja se çfarë kisha kur ti ishe i imi”.
‘Jealous Guy – Djalë xheloz’: John Lennon
Ish-Beatlesi kërkon falje që kishte lënë xhelozinë të merrte më të mirën prej tij. “I didn’t mean to hurt you / I’m sorry that I made you cry / Oh no, I didn’t want to hurt you / I’m just a jealous guy. – Nuk doja të të lëndoja / Më fal që të bëra të qash / Oh jo, nuk doja të të lëndoja / Unë jam thjesht një djalë xheloz”.
‘Apologize – Kërko falje’: Timbaland – (feat. One Republic)
Ky hit i vitit 2011 na ka bërë të mendojmë për të gjitha ato raste që kemi gabuar dhe na ka bërë të kërkojmë nëse “it’s too late to apologize – është tepër vonë për të kërkuar falje”.
‘Sorry – Më fal’: Justin Bieber
Thuhet se kjo këngë ka të bëjë me ish-in e Bieber, Selena Gomez. “Yeah, is it too late now to say sorry? / Cause I’m missing more than just your body / Is it too late now to say sorry? / Yeah I know that I let you down – Por, a është tepër vonë tani për të thënë falje? / Sepse më mungon më shumë sesa thjesht trupi yt / A është tepër vonë tani për të kërkuar falje? / Po, e di që të zhgënjeva”.
‘Ms. Jackson’: Outkast
Kjo këngë është shkruar për nënën e Erykah Badu (reperi André 3000 kishte një lidhje romantike me Badu). Thotë: “I’m sorry Ms. Jackson (oh), I am for real / Never meant to make your daughter cry / I apologize a trillion times – Më vjen keq znj. Jackson (oh), unë jam i sinqertë / Asnjëherë nuk kam dashur ta bëj vajzën tuaj të qajë / Ju kërkoj falje një trilion herë”.
‘Sorry – Më fal’: Ciara
Një tjetër këngë me falje e përzemërt e shkruar për një ish. “Say baby, I’ll do what it takes / And I will be here all the way, baby / All you had to do is say that I’m sorry (Baby I’m sorry) – Thuaj bebi, unë do të bëj atë që duhet / Dhe unë do të jem këtu gjatë gjithë rrugës, bebi/ E gjitha ajo që duhet të bëje ishte të thoje më vjen keq (Bebi, më fal)”.
‘A Song for You – Një këngë për ty’: Amy Winehouse
Kjo këngë, e shkruar fillimisht nga Leon Russell, është publikuar pas vdekjes. “I’ve treated you unkindly but can’t you see / There’s no one more important to me – Të kam trajtuar keq, por nuk mund të shohësh / Nuk ka njeri më të rëndësishëm për mua”.
‘Swallow My Pride – Gëlltis krenarinë time’: The Ramones
Nuk është e lehtë të gëlltisësh krenarinë tënde dhe të kërkosh falje, siç këndon Joey Ramone në këtë këngë punk rock të vitit 1977. “Swallow my pride / And things were lookin’ grim / But they’re lookin’ good again/ Swallow my pride – Gëlltis krenarinë time / Dhe gjërat dukeshin të zymta / Por ata duken mirë përsëri / Gëlltis krenarinë time”.
‘Sorry – Më fal’: Halsey
Kjo këngë ka të bëjë me keqardhjen që nuk i kemi trajtuar të dashurit tanë ashtu siç duhet dhe madje t’u kërkojmë falje paraprakisht të dashurve të ardhshëm. “Sorry to my unknown lover / Sorry I could be so blind / Didn’t mean to leave you / And all of the things that we had behind -Më fal i dashuri im i panjohur / Më fal që isha kaq i verbër / Nuk doja të të lija / Dhe të gjitha gjërat që lamë më pas”.
‘I Did It – Unë e bëra’: Dave Matthews Band
Jo të gjitha këngët që kërkojnë falje duhet të jenë një shfryrje e rëndë emocionale. ‘I Did It’ e Dave Matthews Band është shembulli më i mirë i optimizmit. “I did it / Do you think I’ve gone too far / I did it / Guilty as charged – Unë e bëra / A mendon se kam shkuar shumë larg / Unë e bëra / Fajtor si i akuzuar”.
‘Forgive Me – Më harro’: Evanescence
E publikuar në vitin 1999, kënga e pasionuar e Amy Lee e bën këtë këngë një apologji të vërtetë të fuqishme. “Can you forgive me again / I don’t know what I said / But I didn’t mean to hurt you – A mund të më falësh përsëri / Nuk dija çfarë thoja / Por nuk doja të të lëndoja”.
‘Cat’s In the Cradle – Macja në djep’: Harry Chapin
Historia e një babai të keqardhur që nuk kishte patur kohë për djalin e tij dhe se si i biri rezultoi njëlloj si ai. Është mjaft emocionuese.
‘In Between – Në mes’: Linkin Park
Kjo këngë ka të bëjë me vështirësinë e të mos qenit personi që duhet të jesh. “Let me apologize for what I’m about to say / But trying to be genuine was harder than it seemed / And somehow I got caught up in between – Më lejo të të kërkoj falje për atë që do të them / Por të mundohesha të jem e sinqertë ishte më e vështirë nga sa dukej / Dhe disi mbeta në mes”.
‘Hurt – Të lënduar’: Christina Aguilera
Kjo këngë flet për humbjen e një personi të dashur dhe sa e rëndësishme është të kërkosh falje kur të mundesh. “Oh I’m sorry for blaming you / For everything I just couldn’t do / And I’ve hurt myself by hurting you – Oh, më fal që të fajësova ty / Për gjithçka që thjesht nuk munda të bëja / Dhe kam lënduar veten duke të lënduar ty”.
‘So Sorry – Ndaj më fal’: Feist
Këngëtarja e pranon gabimin e saj në ‘So Sorry’. E gjithë kënga shpreh faljet e saj: “I’m sorry / Two words I always think / After you’ve gone / When I realize I was acting all wrong – Më fal / Dy fjalë i mendoj gjithmonë / Pasi je larguar / Kur kuptova se bëra gabim”.
‘For What It’s Worth – Për atë që ia vlen’: Liam Gallagher
Ish-frontmeni i Oasis e nis këtë këngë me një tekst me efekt të madh: “In my defense, all my intentions were good / And heaven owns a place somewhere for the misunderstood / You know I’d give you blood if it’d be enough – Në mbrojtjen time, të gjitha qëllimet e mia ishin të mira / Dhe parajsa diku e ka një vend për të keqkuptuarit / Ti e di që do të të jepja gjakun nëse do të mjaftonte”.
‘Don’t Love You No More (I’m Sorry) – Mos të të dua më (më fal)’: Craig David
Teksti i kësaj kënge është brutalisht i sinqertë. Thotë: “I don’t care babe who’s right or wrong / I just don’t love you no more – S’më intereson bebi kush ka të drejtë apo gabim / thjesht nuk të dua më”.
‘Më fal – I’m Sorry’: Blake Shelton
Kjo këngë flet për faljen, por ndonjëherë faljet nuk janë të mjaftueshme dhe Blake Shelton e di mirë këtë kur këndon: “Well, I’m sorry / But sometimes sorry / Just ain’t good enough – Epo, më fal / Por ndonjëherë më fal / Thjesht nuk mjafton”.
‘I Apologize – Unë kërkoj falje’: Anita Baker
Këngëtarja i kërkon falje personit që dashuron pas një zënie, duke kënduar: “I apologize / Oh, believe me I do / I apologize / Honest and true / Because I know I was wrong / So I sing you this song / And I’m tryin’ to get through / To make it up to you, yeah – Kërkoj falje / Oh, më besoni unë dua / Kërkoj falje / Të sinqertë dhe e vërtetë / Sepse e di që kam gabuar / Kështu që po të këndoj këtë këngë / Dhe unë po përpiqem ta kaloj / Unë e bëj për ty, po”.
‘Baby Come Back – Baby, kthehu’: Player
Kjo është një tjetër këngë klasike faljeje. Teksti thoshte: “Baby come back, any kind of fool could see / There was something in everything about you / Baby come back, you can blame it all on me / I was wrong and I just can’t live without you – Bebi kthehu, çdo lloj budallai mund të shihte / Se kishte diçka në gjithçka për ty / Bebi kthehu, mund t’i fajësosh të gjitha te mua / Kam gabuar dhe thjesht nuk mund të jetoj pa ty”.
‘Hard to Say I’m Sorry – Vështirë të them më vjen keq’: Chicago
Kjo këngë e vitit 1982 është me të vërtetë një këngë falje shumë e ndjerë. Është kënga perfekte për të kërkuar falje pas një pauze në marrëdhënien tënde. “I will make it up to you, I promise to / And after all that’s been said and done /You’re just the part of me, I can’t let go – Do ta shlyej, të premtoj / Dhe pas gjithë asaj që është thënë dhe bërë / Ti je thjesht pjesë e imja, që nuk mund ta lë të shkojë”.
‘I’m Sorry – Më fal’: Brenda Lee
Kjo këngë e vitit 1960 përmbledh domethënien e kërkimit të faljes: “I’m sorry, so sorry / That I was such a fool / I didn’t know / Love could be so cruel – Më fal, më fal shumë / Që isha kaq budallaqë / Nuk e dija / Dashuria mund të jetë kaq mizore”.
‘Sorry – Më fal’: Madonna
Nëse je si Madonna dhe keni vështirësi të falësh dikë, atëherë kjo këngë është për ty: “Please don’t say you’re sorry / I’ve heard it all before – Të lutem mos thuaj se të vjen keq / i kam dëgjuar të gjitha më parë”.
Burimet: (Music Grotto) (Billboard) (Spinditty)
Përgatiti: Dardan MITROVICA