GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Janë të gjithë gjallë? Çfarë thuhet për disa prej yjeve më të mëdhenj që nuk rrojnë më
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Kuriozitete

Janë të gjithë gjallë? Çfarë thuhet për disa prej yjeve më të mëdhenj që nuk rrojnë më

By
Dardan MITROVICA
06/10/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Nga Elvis Presley, Tupak Shakur dhe Marilyn Monroe, duke kaluar nëpër Princeshën Diana të Uellsit, Michael Jackson e deri te zhdukjet e Kurt Cobain e Jim Morrison

Sipas New York Times, teoritë e konspiracionit bazohen në besimin se “versioni zyrtar” i ngjarjeve është një gënjeshtër e madhe, e përhapur në dobi të interesave të errëta dhe të fuqishme. Ja disa shembuj të spekulimeve pa bazë shkencore apo prova konkrete, por që kanë qenë shumë të njohura në kohën e vdekjes së këtyre personazheve të famshëm.

Elvis Presley

Vdekja e “King of Rock” më 1977 u vu menjëherë në dyshim për shkak të pamjeve të supozuara të mëvonshme të këngëtarit, si dhe të mospërputhjeve në dokumentet zyrtare të vdekjes së tij. Konspiracistët sugjerojnë se, i lodhur nga fama, Presley e stimuloi vetë vdekjen e tij.

Tupak Shakur

Reperi Tupac Shakur, i njohur edhe për lidhjet e tij me disa banda kriminale, u vra më 1996, supozohet nga grupet rivale. Duke qenë se autori i krimit ende nuk është zbardhur, si dhe për shkak të teksteve të disa këngëve të tij, janë ushqyer teori sipas të cilave, në të vërtetë, është ende gjallë.

Marilyn Monroe

Versioni zyrtar është se Marilyn u vetvra më 1962, por vdekja e saj ndezi spekulime të shumta për një vrasje të mundshme, për shkak të lidhjeve të supozuara të saj me Kennedyt dhe të zbulimeve të mundshme komprometuese që ajo mund të kishte bërë.

Princesha Diana e Uellsit

Vdekja tragjike e Dianës më 1997 ka ndezur teori të ndryshme konspirative, ndër të cilat që ajo u vra nga familja mbretërore britanike për të parandaluar martesën e saj me Dodi Al-Fayed dhe konvertimin e saj të supozuar në Islam. Pati edhe spekulime se ajo ishte shtatzënë nga Al-Fayed, gjë që do të kishte pasoja katastrofike për familjen mbretërore.

Michael Jackson

Që nga vdekja e tij më 2009, janë shfaqur teori që sugjerojnë se Jackson është gjallë, në arrati nga fama, borxhet dhe akuzat e shumta për pedofili. Teoritë bazohen në foto dhe video që supozohet se janë bërë pas vdekjes së tij dhe mospërputhjet në raportet zyrtare.

Jim Morrison

Vdekja e liderit të The Doors më 1971 e klasifikuar zyrtarisht si ndalim zemre, u vu në dyshim për shkak të mungesës së një autopsie. Partnerja e tij Pamela Courson, e vetmja dëshmitare okulare e ngjarjeve, u gjet e pajetë tre vjet më vonë, më 1974, duke hedhur një vello tjetër misteri mbi incidentin.

Kurt Cobain

Vdekja e frontmanit të Nirvana më 1994 u klasifikua si e vetëshkaktuar, por, me kalimin e viteve, ka qenë gjithmonë objekt i teorive konspirative. Më e përhapura prej tyre thotë se ishte një vrasje që përfshin drejtpërdrejt edhe gruan e tij Courtney Love si të dyshuaren kryesor.

Amelia Earhart

Zhdukja e Earhart më 1937, teksa fluturonte mbi Oqeanin Paqësor me Fred Noonan në një përpjekje për të përfunduar një rreth lundrimi të botës, shkaktoi spekulime për fatin e saj, përfshirë teoritë sipas të cilave aviatorja mund të ishte kapur nga forcat anti-feministe japoneze apo se mund të kanë marrë një identitet të ri.

Bruce Lee

Vdekja e papritur e Bruce Lee më 1973 iu atribuua zyrtarisht një reaksioni alergjik, që ka nxitur teoritë konspiracioniste që supozojnë për një vrasje, të lidhura me mosmarrëveshjet me eksponentët e arteve marciale që kundërshtonin përhapjen e praktikave të tilla në Hollywood.

Përgatiti për gazetatjeter.net: D. Mitrovica

Sa fiton Papa? Paga (e refuzuar e Papa Françeskut). Po kardinalët, peshkopët dhe priftërinjtë, sa e kanë pagën? Të gjitha pagat mujore të Kishës
Nga Iluminati si National Secutity dhe ”Bomba gay”, te Dalai Lama që punonte për CIA: teoritë konspirative që kanë rezultuar të vërteta
Cilët janë liderët politikë më të pasur në planet?
Presidentët e SHBA me IQ më të lartë: befason Trump
Deklarohet i vdekur, rizgjohet gjatë operacionit për heqjen e organeve
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Ja 10 sekretet që mund të ta ngadalësojnë për disa vjet plakjen
Next Article Robin Hood, Hercules, William Tell… Por, a kanë ekzistuar vërtet?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?