GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: James Webb, ja si mund të ndryshojë gjithçka që dimë për Universin
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Kuriozitete

James Webb, ja si mund të ndryshojë gjithçka që dimë për Universin

By
Dardan MITROVICA
18/12/2021
6 Min Read
Share
SHARE

Ajo e James Webb është ndoshta misioni hapësinor shkencor më i pritur i të gjitha kohërave. Teknikë dhe shkencëtarë nga 15 vende po punojnë në teleskopin hapësinor më të fuqishëm të ndërtuar ndonjëherë që nga 1996, për një projekt që fillimisht ishte planifikuar të niste në 2007.

Sot teleskopi hapësinor James Webb është në tokë, në Guajanën Franceze, i pozicionuar në majë të raketës Ariane 5 që ka për detyrë ta dërgojë atë në orbitë rreth Diellit në një distancë prej një milion e gjysmë kilometrash nga Toka. Pak ditë para nisjes së shumëpritur të misionit historik, i shtyrë tashmë shumë e shumë herë, shohim se pse James Webb mund të ndryshojë përgjithmonë gjithçka që dimë për Universin.

Një vështrim i panjohur në Univers

Nuk ndodh çdo ditë të dërgosh në hapësirë, në një herë të vetme, një ngarkesë prej mbi 6 tonësh, që ka kushtuar gati 10 miliardë dollarë, krahasuar me 500 milionë të parashikuar në vitet Nëntëdhjetë.

Teleskopi Hapësinor James Webb do të dërgohet në postin e tij të vëzhgimit, një pikë në Lagrange, apo më saktë në një pozicion veçanërisht të qëndrueshëm në orbitën diellore. Atje do t’i duhen vetëm gjashtë muaj për të përgatitur pajisjet e saj të pabesueshme, duke përfshirë një pasqyrë primare prej 6.5 metrash, e cila do të shpaloset ngadalë në zbrazëtinë kozmike për të qenë gati për veprim, sipas parashikimeve, në mesin e vitit 2022.

Me instrumentet e tij infra të kuqe, James Webb do të mundë të hetojë atmosferat e planetëve potencialisht të banueshëm shumë larg Tokës dhe të nxjerrë informacione që deri më tani na janë fshehur nga papërshkueshmëria e Universit. TSJW do të studiojë strukturën e Universit falë analizës së ndriçueshmërisë së yjeve tashmë të njohur, dhe hetimet e tij madje mund të çojë në sqarimin e ndoshta misterit më të fshehur të Universit tonë: natyrën dhe densitetin e materies së errët dhe energjisë së errët.

Instrumentet James Webb mund të identifikojnë objekte kozmike në distanca të paarritura kurrë më parë, duke na mundësuar të vëzhgojmë origjinën e yjeve të parë që u formuan pas Big Bengut: një sy në të kaluarën e Universit të hershëm. Nëse syri i Hubble do të arrinte të kapte imazhe të galaktikave me mbi 10 miliardë vjet jetë pas tyre, James Webb mund të ndriçonte më në fund ngjarjet e 100 milionë viteve të para të jetës së Universit tonë.

Ky kemi të bëjmë thjesht me një teleskop hapësinor: sipas Roberto Maiolino, nga Universiteti i Kembrixhit, “në dhjetë vjet do të bëjmë zbulimet sa për 400 vjet”, duke nisur me hetimin se “si u formuan elementët e parë kyç të Universit” në pas ftohjes së hidrogjenit që i dha nisjen krijimit të trupave qiellorë.

Një histori e ndërlikuar

James Webb ka pasur deri më sot, për hir të së vërtetës, një histori mjaft e ndërlikuar: kosto të pafundme, vonesa, shtyrje, madje – së fundmi – edhe disa polemika rreth emrit të zgjedhur për instrumentin. James Webb ka qenë në fakt administratori i NASA në kohërat e misioneve të para kur astronautët nisën pushtimin e hapësirës: me pak fjalë, një politikan, sigurisht jo një shkencëtar.

Vitet e pafund të zhvillimit të teleskopit James Webb kanë bërë të mundur përfshirjen në mision të projekteve edhe më ambiciozë, siç është studimi i atyre planetëve “aliene” – ekzoplaneteve – që në vitet Nëntëdhjetë, para Hubble, nuk besonin as që ekzistonin në një sasi të tillë.

TSJW në fakt do të impenjohet në analizën e atmosferës së disa ekzoplaneteve: për të kuptuar rëndësinë e këtij evolucioni, mjaft të mendohet se astronomët sot studiojnë më shumë se 4 mijë ekzoplanete të identifikuara përtej Sistemit Diellor duke u bazuar në të dhënat e ofruara vetëm nga drita e dukshme e këtyre sistemeve planetare. Ndërkohë që rrezet infra të kuqe të James Webb mund të na zbulojnë edhe ekzistencën e një atmosfere “aliene”, në gjendje për të mikpritur jetën.

Si përfundim, pritshmëria është e madhe: jemi gati të nisim përtej një milion kilometrave nga Toka, përtej Diellit, një instrument që mban shenjat dhe rezultatet e 25 viteve evolucioni dhe kërkimi shkencor, i lindur kur ende nuk e dinim për ekzistencën e planetëve të largët ndoshta të përshtatshme për të pritur jetën dhe gati për t’u nisur për misionin e saj historik vetëm sot.

Siç thotë Torsten Böker i ESA-s, “mund të befasohemi” nga ajo që James Webb do të na sjellë nga viti i ardhshëm; ” do të shohim gjëra që as nuk do të kishim ëndërruar t’i shihnim”, vazhdon Böker “një gjë e paçmuar”.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Sa fiton Papa? Paga (e refuzuar e Papa Françeskut). Po kardinalët, peshkopët dhe priftërinjtë, sa e kanë pagën? Të gjitha pagat mujore të Kishës
Nga Iluminati si National Secutity dhe ”Bomba gay”, te Dalai Lama që punonte për CIA: teoritë konspirative që kanë rezultuar të vërteta
Cilët janë liderët politikë më të pasur në planet?
Presidentët e SHBA me IQ më të lartë: befason Trump
Deklarohet i vdekur, rizgjohet gjatë operacionit për heqjen e organeve
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Volkswagen, motorët e rinj diesel: me lëndë djegëse sintetike
Next Article Nostradamus, profecitë e tmerrshme për vitin 2022: çfarë do të ndodhë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?