Për çdo mbret që shkon, lind një i ri. Carlo Ancelotti tashmë është në historinë e Real Madridit, ndërsa Xabi Alonso është një histori që duhet ende të shkruhet. Ndryshimi në pankinën e Real Madridit është shumë më tepër sesa një deklaratë informative.
Kapo i ri në Bernabeu, rikthimi në shtëpi – Ardhur nga Toulouse, i bashkohet Los Blancos pas dy sezoneve të paharrueshme te Bayer Leverkusen dhe me tiparin dallues të trajnerëve të kohëve të fundit të Florentino Pérez: është një lojtar i formuar në shtëpi.
Trajner modern – Përveç kësaj, Xabi Alonso mbërrin me etiketën e një trajneri modern, me ide të qarta, por të adaptueshëm ndaj rrethanave dhe një vizion futbollit të bukur e të rafinuar që nuk është parë prej kohësh në Santiago Bernabéu.
Rikuperimi i iluzionit – Pra, për të përcaktuar Real Madridin e Xabi Alonsos, gjëja e parë për të cilën duhet të flasim është entuziazmi, sepse tifozët madrilenë janë shumë të emocionuar për ardhjen e trajnerit të ri.
Futbolli rikthehet në Bernabeu? – Xabi Alonso ka konfirmuar se skuadra e tij do të zbresë në fushë për t’i dominuar ndeshjet, për të luajtur dhe për të argëtuar një tifozeri që, gjatë viteve të fundit, ka parë të fitohen tituj, vërtetë, por pa pasur ndonjë taktikë loje të qartë.
Shumllojshmëri taktike – Në këtë kuptim, spanjolli e ka plotësisht të qartë se nuk mund të mbështetet mbi një sistem të vetëm taktik dhe se do ta lëvizë skuadrën rreth kundërshtarëve, duke përdorur tre qendërmbrojtës, katër mbrojtësa anësorë, apo çdo zgjidhje tjetër që do t’i kërkojë çdo ndeshje specifikisht.
Presion i lartë – Ajo që Xabi Alonso ka qartësuar është se Real Madridi i tij do të përqendrohet mbi pressing-un në të gjithë fushën, një element kyç ky i suksesit të Bayer Leverkusen-it. Kjo do të kërkontë përfshirjen e të gjithë lojtarëve, dhe është pikërisht këtu që trajneri ka shumë punë për të bërë.
Vini dhe Mbappé – Dhe po, të gjithë kanë menduar për Mbappé dhe Vinicius Jr. kur flitej për presion të lartë, por Xabi Alonso ka siguruar se do t’i bëjë të punojnë së bashku dy yjet e Real Madridit.
Kujdes për më të rinjtë – Nga ana tjetër, Xabi Alonso kishte nën drejtimin e tij shumë prej lojtarëve të rinj të Castilla-s aktuale kur luante në kategoritë më të ulëta me klubin. Lojtarë si Jacobo Ramón ose Chema mund të kenë shansin e tyre, nëse do ia kërkonte trajneri.
Borxhi i madh i Carlettos – Një nga kritikat më të mëdha të drejtuara ndaj Carlo Ancelottit është fakti se ai diti të mbështetej mbi sektorin e të rinjve, përveç momenteve kritike, si atëherë kur në fushë hyri Asencio. Pritet që Xabi Alonso t’u ofrojë mundësi më të mëdha lojtarëve të rinj.
Elegancë në konferencën për shtyp – Ajo që duket se është ruajtur është eleganca në konferencat për shtyp. Xabi Alonso, në prezantimin e tij, u shfaq i sigurt në vetvete, i qetë dhe i patrazuar dhe duket se do të ndjekë gjurmët e Carlo Ancelottit, i cili ishte i patëmetë në katër vitet e tij si trajner i Real Madridit.
Shpirti i Mou – Pastaj, Xabi Alonso, është maja e diamantit të shpirtit të José Mourinhos te Real Madridi. Dhe shtylla kryesore e kohës së tij në Bernabéu tani mban frenat e klubit, me promovimin e Álvaro Arbeloa në Castilla dhe rikthimin e Diego López. Rikthehet Mou, shpirtërisht, dhe tifozët madrilenë buzëqeshin.
Përgatiti Dardan MITROVICA