Vështirë të zgjedhësh klubet më të mëdha të botës së futbollit. Por që mund të bëhet, po, në shumë mënyra. Mund të hartohet një renditje në një mënyrë krejtësisht subjektive, e lidhur me perceptimet e forcës që secili prej nesh ka për një klub, ose mund të bëhet duke zgjedhur një të dhënë objektive. Ne e kemi bërë duke zgjedhur si statistikë fitoret ndërkontinentale të secilit klub të listuar. Mund të kishim zgjedhur fitoret në nivel kombëtar, por lista e skuadrave më të mira në botë rrezikonte të mos ishte koherente duke pasur parasysh diferencën e futbollit nëpër vende të ndryshme. Mjaft të mendohet se Celtic, fitues i mbi 100 titujve kombëtarë (ndër këta më shumë se 50 kampionate skoceze), mund të rreshtohej në një nga vendet e para si klubi më i madh në botë. Por a do të ishte korrekte kjo?
Për këtë arsye kemi zgjedhur titujt ndërkombëtarë, ata që vërtet e bëjnë vërtetë një klub të madh dhe bëjnë që t’i dëgjohet emri në nivel global (edhe këtu kemi qenë shumë të kujdesshëm sepse në listë mungojnë klubet që janë rritur shumë, por vetëm vitet e fundit). Kështu pra, brenda renditjes sonë do të gjejmë klube të njohura si edhe më pak të njohura, por për ta hartuar – jo në mënyrë subjektive – nga ndonjë e dhënë objektive duhej të niseshim. Le ta shfletojmë së bashku pra.
22. Chelsea
Chelsea, ka fituar 9 tituj ndërkombëtarë në historinë e tij. Përpara ardhjes së Roman Abramovich në vitet 2000, historia e Bluve nuk ishte ndonjë histori edhe aq emocionuese. Manjati rus i dha një të shkundur ambjentit duke investuar në kampionat dhe në trajnerë të klasit të parë.
In tutta la sua storia il Chelsea ha messo in bacheca 2 Champions League, 2 Europa League, 2 Coppe delle Coppe, 2 Supercoppe Europee e 1 Mondiale per Club. A questi possiamo aggiungere 23 titoli nazionali tra Premier League, FA Cup, Coppa di Lega e Community Shield.
Në të gjithë historisë së tij, Chelsea ka fituar 2 Champions League, 2 Europa League, 2 Kupa të Kupave, 2 Superkupa Evropiane dhe 1 Botëror për Klube. Këtyre mund t’u shtojmë 23 tituj kombëtar duke përfshirë Premier League, FA Cup, League Cup dhe Community Shield.
Tani klubin është në duart e amerikanit Todd Boehly. Pavarësisht investimeve të mëdha të bëra në seancat e fundit të merkatos, Chelsea ka humbur disa shkallë në Premier League dhe vërtitit diku në mes të tabelës.
21. Raja Casablanca
Raja Casablanca ka fituar 9 tituj ndërkombëtarë në historinë e saj. Klubi historik maroken ka patur shpërthimin e tij nga fundi i viteve ’80, duke u shkrirë më pas me Olympique Casablanca nga mesi i viteve ’90, e duke u bërë një nga klubet më të rëndësishme në kampionatin maroken.
Në historinë e saj, Raja Casablanca ka fituar 3 Champions League të Afrikës, 2 Kupa të Konfederatës CAF, 2 Superkupa CAF, 1 Kupë CAF dhe 1 Kupë të Kampionëve Afro-Aziatike. Këtyre i shtohen edhe 20 tituj në nivel kombëtar midis kampionateve dhe kupave të Marokut.
20. Étoile du Sahel
L’Étoile du Sahel ka fituar 9 tituj ndërkombëtarë në historinë e tij. Shumica e trofeve përtej vendit të tij janë fituar midis gjysmës së dytë të viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000.
Në historinë e tij, Étoile du Sahel ka fituar 1 CAF Champions League, 2 Kupa të Kupave të Afrikës, 2 Kupa CAF, 2 Kupa të Konfederatës CAF dhe 2 Superkupa CAF. Ndërkohë që në nivel kombëtar, ka 22 tituj kombëtarë, ndër kampionatet tuniziane, kupat e ligës dhe kupat kombëtare.
19. Inter
Interi ka fituar 9 tituj ndërkombëtarë në historinë e tij. Fitoret – jo kombëtare – të klubit zikaltër kanë ardhur në tre periudha të ndryshme: një pjesë e parë në mesin e viteve ’60, e më pas në fillim të viteve ’90 dhe në fund në 2010, viti i Tripletës.
Në historinë e tij, Interi ka fituar 3 Champions League, 3 Kupa UEFA, 2 Kupa Ndërkontinentale dhe 1 Botëror për Klube. Këtyre fitoreve ndërkombëtare i shtojmë edhe 36 trofetë në nivel kombëtar ndërmjet Serie A, Kupa të Italisë dhe Superkupa të Italisë.
18. Nacional
Nacionali ka fituar 9 tituj ndërkombëtarë në historinë e tij. Është një nga klubet më të titulluar në nivel kombëtar dhe si rrjedhojë edhe një nga skuadrat më të forta të Uruguait, që ndër vite ka nxjerrë talente që janë bërë të rëndësishme në nivel botëror.
Në historinë e tij, Nacional ka fituar 3 Kupa Libertadores, 3 Kupa Ndërkontinentale, 2 Kupa Interamerikane dhe 1 Recopa Sudamerikana. Këtyre u shtojmë 59 tituj në nivel kombëtar duke përfshirë kampionatin (49), kupa kombëtare dhe superkupa.
17. Penarol
Penarol ka fituar 9 tituj ndërkombëtarë në historinë e tij. Ekipi e ka marrë emrin nga lagjja me të njëjtin emër në Montevideo, me origjinë italiane të qytetit piemontez, Pinerolo. Dy herë në historinë e tij, klubi uruguaian ka arritur Tripletën.
Në historinë e tij, Penarol ka fituar 5 Kupa Libertadores, 3 Kupa Ndërkontinentale dhe 1 Superkupë të Kampionëve Ndërkontinentalë. Këtyre trofeve ne i shtojmë edhe 67 në nivel kombëtar, përfshirë kampionatet uruguaiane, kupat kombëtare dhe superkupat.
16. Club America
Club America ka fituar 10 tituj ndërkombëtarë në historinë e tij. Është një nga skuadrat historike meksikane dhe ndeshjet e saj në shtëpi i luan në stadiumin mitologjik Azteca. Ndërkombëtarisht ka fituar shumicën e trofeve nga vitet 1990 e këtej.
Në historinë e tij, Club America ka fituar 7 Champions League CONCACAF, 2 Kupa Interamerikane dhe 1 Giants Cup CONCACAF. Këtyre i shtohen edhe 27 tituj kombëtarë, mes kampionateve, kupave të Meksikës, Superkupave dhe InterLigës.
15. Ajax
Ajaxi ka fituar 10 tituj ndërkombëtarë në historinë e tij. Lancers janë një nga klubet më të rëndësishme të Eredivisie. Me kalimin e viteve, klubi holandez ia ka dalë të alternojë cikle të mëdha fitoresh me rritjen e talenteve që më pas u dalluan në nivel botëror, qoftë në klub, qoftë jashtë vendit të tyre.
Në historinë e tij, Ajax ka fituar 4 Champions League, 2 Superkupa Evropiane, 2 Kupa Ndërkontinentale, 1 Kupë UEFA dhe 1 Kupë Kupash. Ndërsa në nivel kombëtar krenohet me 65 tituj midis kampionateve, kupave kombëtare dhe superkupave kombëtare.
14. TP Mazembe
Tout Puissanti Mazembe ka fituar 11 tituj ndërkombëtarë në historinë e saj. E themeluar nga murgjit benediktinë, është një nga skuadrat historike të Republikës Demokratike të Kongos, tani në duart e Guvernatorit të provincës Katanga, një manjat që zotëron miniera bakri dhe kobalti.
Në historinë e tij, TP Mazembe ka fituar 5 Kupa të Kampionëve afrikane, 3 Superkupa CAF, 2 Kupa të Konfederatës CAF dhe 1 Kupë të Kupave të Afrikës. Ndërsa përsa i përket titujve kombëtarë (27) ka fituar 19 kampionate, 5 kupa kombëtare dhe 3 superkupa kombëtare.
13. Juventus
Juventusi ka fituar 11 tituj ndërkombëtarë në historinë e tij. Klubi bardhezi është më i titulluari – po të llogariten vetëm Skudetot – në Itali. Është ndër klubet më të rëndësishme në botë, edhe pse për të arritur suksesin e fundit jashtë Italisë duhet të kthehemi në vitet ’90.
Në historinë e tij, Juventus ka fituar 2 Champions League, 3 Kupa UEFA, 2 Superkupa Evropiane, 2 Kupa Ndërkontinentale, 1 Kupë të Kupave dhe 1 Kupë Intertoto. Në nivel kombëtar, ka 59 trofe mes Serie A, Kupa e Italisë dhe Superkupa e Italisë.
12. Auckland City
Auckland City ka fituar 12 tituj ndërkombëtarë në historinë e tij. Klubi neozelandez është shumë i ri, themelimi i tij daton më 2004, por u imponua menjëherë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke u bërë ekipi më i suksesshëm i Zelandës së Re.
Në historinë e tij, Auckland City ka fituar 11 Champions League të Oqeanisë dhe 1 Kupë të Presidentit të OFC. Në nivel kombëtar, krenohet me 9 kampionate të neozelandeze.
11. River Plate
River Plate ka fituar 12 tituj ndërkombëtarë në historinë e tij. Një nga klubet më të rëndësishme në Argjentinë. I ka ofruar futbollit botëror lojtarë të ndryshëm të cilët me kalimin e viteve janë bërë idhuj të disa brezave. Los Millonarios konsiderohen si “të pasurit” e Buenos Airesit.
Në historinë e tij, River Plate ka fituar 4 Kupa Libertadores, 3 Recoba të Amerikës së Jugut, 1 Kupë amerikanojugore, 1 Superkupë amerikanojugore, 1 Kupë Ndërkontinentale. 1 Kupë Interamerikane dhe 1 Kupë Suruga Bank. Në nivel kombëtar, ka fituar 54 tituj midis kampionateve dhe kupa të ndryshme kombëtare.
10. San Paolo
San Paolo ka fituar 12 tituj ndërkombëtarë në historinë e tij. Është ndër klubet më të rëndësishëm në Brazil, skuadra e tretë për nga numri i tifozëve në tokën braziliane. Titulli i fundit ndërkombëtar i fituar nga Tricolo Paulista daton më 2005.
Në historinë e tij, San Paolo ka fituar 3 Kupa Libertadores, 2 Kupa Ndërkontinentale, 2 Recopa amerikanojugore, 1 Kupë amerikanojugore, 1 Kupë CONMEBOL, 1 Master Cup CONMEBOL dhe 1 Botëror për Klube.
9. Zamalek
Në historinë e tij Zamelek ka fituar 13 tituj ndërkombëtarë. Çuditërisht gjen vend në këtë klasifikim edhe një nga klubet më të rëndësishëm dhe më prestigjiozë të Egjiptit dhe Afrikës, duke fituar shumë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në historinë e tij, Zamelek ka fituar 5 Champions League të Afrikës, 4 Superkupa CAF, 2 Kupa të Kampionëve afro-aziatike, 1 Kupë të Konfederatës CAF dhe 1 Kupë të Kupave Afrikane. Ndërsa në nivel kombëtar, ka fituar plot 46 tituj midis kampionateve egjiptiane, kupave kombëtare dhe superkupave.
8. Bayern Munich
Bayern Munich ka fituar 14 tituj ndërkombëtarë në historinë e tij. Në brendi të kësaj renditjeje, në top 10, nuk mund të mungonte klubi bavarez, ndër më të rëndësishmit në nivel europian. Në fakt, klubi gjerman historikisht është konkurrues çdo vit si për të fituar në nivel kombëtar ashtu edhe përtej tokës gjermane.
Në historinë e tij, Bayern Munich ka fituar 6 Champions League, 2 Superkupa Evropiane, 2 Kupa Ndërkontinentale, 2 Botërore për Klube, 1 Kupë UEFA dhe 1 Kupë të Kupave. Po në nivel kombëtar? 66 tituj midis Bundesligës, Kupave dhe Superkupave të Gjermanisë.
7. Liverpool
Liverpooli ka fituar 14 tituj ndërkombëtarë në historinë e tij. Kanë qenë kryesisht dy periudhat më të suksesshme të Redsave në nivel ndërkombëtar: periudha është e viteve ’70 dhe ’80, periudha e dytë në vitet 2000.
Në historinë e tij, Liverpool ka fituar 6 Champions League, 4 Superkupa Evropiane, 3 Kupa UEFA dhe 1 Botëror për Klube. Në nivel kombëtar, titujt e fituar janë 53 mes Premier League, FA Cup, League Cup dhe Community Shield.
6. Barcellona
Barcelona ka fituar 17 tituj ndërkombëtarë në historinë e saj. Është një nga skuadrat më të rëndësishme të të gjithë Evropës, si dhe skuadra e dytë më e suksesshme e Spanjës pas Real Madridit. Shumica e fitoreve në fushën ndërkombëtare të blaugranave kanë ardhur pas viteve ’90 e këtej.
Në historinë e saj, Barcelona ka fituar 5 Champions League, 5 Superkupa Evropiane, 4 Kupa të Kupave dhe 3 Botërore për Klube. Këtyre i shtohen 74 trofe kombëtarë mes La Liga, Kupa e Mbretit, Kupa e La Liga dhe Superkupa e Spanjës. Për t’u shtuar janë edhe 3 Kupa Eva Duarte (një kompeticion spanjoll i organizuar nga 1947 deri në 1953.
Klubi spanjoll nuk ka fituar asnjë turne ndërkombëtar që nga viti 2015.
5. Independiente
Klubi Independiente ka fituar 18 tituj ndërkombëtarë në historinë e tij. Skuadra argjentinase është e treta më fituese në atdhe, pas Boca Juniors dhe River Plate. I famshëm është rivaliteti me Racing Club: stadiumet e dy klubeve argjentinase janë vetëm 300 metra larg njëri-tjetrit.
Në historinë e tij, Klubi Independiente ka fituar 7 Copa Libertadores, 3 Kupa Interamerikane, 2 Kupa Interkontinentale, 2 Superkupa të Amerikës së Jugut, 2 Kupa të Amerikës së Jugut, 1 Recopa amerikanojugore dhe 1 Kupë Suruga Bank.
Skuadra argjentinase është e vetmja që i ka fituar të gjitha finalet e Copa Libertadores të luajtura në historinë e saj (shtatë në shtatë), duke marrë parasysh skuadrat që kanë luajtur të paktën dy.
4. Boca Juniors
Klubi Boca Juniors ka fituar 18 tituj ndërkombëtarë në historinë e tij. Xeneizes janë skuadra e vetme argjentinase që nuk ka rënë asnjëherë në divizionin e dytë dhe është ndër nëntë skuadrat në botë që kanë fituar Tripletën në të paktën dy raste.
Në historinë e tij, Klubi Boca Juniors ka fituar 6 Copa Libertadores, 4 Recopa Sudamericana, 3 Kupa Interkontinentale, 2 Kupa të Amerikës së Jugut, 1 Superkupë të Amerikës së Jugut, 1 Kupë të Artë Nicolas Leoz dhe 1 Kupë Master de Supercopa. Duhen shtuar edhe fitoret në nivel kombëtar (43) midis kampionateve, kupave kombëtare dhe superkupave.
3. Milan
Milani ka fituar 18 tituj ndërkombëtarë në historinë e tij. Kuqezinjtë janë ndër klubet më të vjetër në Itali. Shpërthimi në nivel evropian dhe global erdhi nën presidencën e Berlusconit: gjatë epokës së tij erdhën shumica e titujve të fituar.
Në historinë e tij, Milani ka fituar 7 Champions League, 5 Superkupa Evropiane, 3 Kupa Interkontinentale, 2 Kupa të Kupave dhe 1 Botëror Klubesh. Mund të shtojmë edhe 31 tituj në nivel kombëtar midis Serie A, Kupave të Italisë dhe Superkupave italiane.
Klubi milanist është ndër më të mëdhenjtë në botë, nuk ka dyshime, por titulli i fundit ndërkombëtar ka ardhur më 2007.
2. Al Ahly
Al Ahly ka fituar 25 tituj ndërkombëtarë në historinë e tij. Nëse mblidhen të gjitha kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare, klubi egjiptian është më i suksesshmi në botë.
Në historinë e tij, Al Ahly ka fituar 11 Champions League të Afrikës, 8 Superkupa CAF, 4 Kupa të Kupave afrikane, 1 Kupë Kampionesh afro-aziatike dhe 1 Kupë të Konfederatës CAF. Këtyre mund t’u shtojmë 96 titujt në nivel kombëtar midis kampionateve egjiptiane, kupave të Egjiptit dhe Superkupave të Egjiptit.
Gjithashtu, klubi ka arritur 25 milionë tifozë, duke u bërë një nga klubet më të mbështeturit në planet.
1. Real Madrid
Real Madridi ka fituar 30 tituj ndërkombëtarë në historinë e tij. Los Blancos janë më të titulluarit – duke marrë parasysh trofetë e fituar jashtë vendit – në botë. Një tjetër kuriozitet: klubi spanjoll ka arritur në 100 tituj të fituar nëse i shtohen edhe ato kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në historinë e tij, Real Madrid ka fituar 14 Champions League, 5 Botërorë për Klube, 5 Superkupa Evropiane, 3 Kupa Ndërkontinentale, 2 Kupa UEFA dhe 1 Kupë Iberoamerikane. Këtyre u shtojmë edhe 70 titujt kombëtarë midis La Liga, Kupat e Mbretit, Kupat e La Liga, Superkupat e Spanjës dhe Kupa Eva Duarte.
Artikulli origjinal është publikuar në 90min.com
Përgatiti Dardan MITROVICA