GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ja kush janë dhe çfarë bëjnë oligarkët pranë Putinit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Ja kush janë dhe çfarë bëjnë oligarkët pranë Putinit

By
Dardan MITROVICA
03/03/2022
4 Min Read
Share
SHARE

Këshilli Evropian ka hartuar një “listë të zezë” me emrat e miliarderëve në rrethin e ngushtë të presidentit rus

Sanksionet kundër oligarkëve rusë pranë presidentit rus Vladimir Putin kanë qenë një nga masat kryesore të ndjekura nga të gjitha autoritetet evropiane, e konsideruar si një nga mjetet më efektive për të goditur Moskën për luftën në Ukrainë. Orët e fundit, Këshilli Evropian ka identifikuar 26 profile pranë Carit, ndaj të cilëve do të merren masa ndëshkuese si ngrirja e aseteve dhe ndalimi i hyrjes dhe kalimit transit nëpër territorin e vendeve të BE-së.

Cilët janë oligarkët rusë të afërt me Putinin në shënjestër të sanksioneve?

26 emrat e përfshirë në “listën e zezë” të Brukselit i përkasin një sërë personalitetesh që përfaqësojnë përqendrimin e fuqisë ruse brenda dhe jashtë vendit, emrat kryesorë për mbështetjen ekonomike dhe konsensusin për qeverinë e Moskës.

Bëhet fjalë për drejtuesit e kompanive kryesore energjitike të Rusisë, por edhe për gazetarë aktivë në propagandë dhe subjekte të tjerë shumë afër Putinit si violonçelisti Roldugin me pesë kompanitë e tij offshore dhe zëdhënësi i Kremlinit.

Kështu, oligarkët famëkeq rusë zgjerojnë listën e cila tashmë i përfshin 680 emra dhe 53 kompani dhe institucione të sanksionuara nga BE-ja.

Të bërë miliarderë në fund të viteve ’90 nëpërmjet privatizimeve të ish kompanive shtetërore, në sektorët e naftës, çelikut dhe lëndëve të para, ata u pasuruan falë parajsave fiskale si edhe përmes sistemit bankar të Qipros.

Këta magnatë, të konsideruar si mbështetës të regjimit të Putinit, duke filluar nga vitet 2000 e deri më sot, i kanë investuar pasuritë e tyre në tregjet perëndimore duke blerë pallate nëpër qytete, vila në vendet më prestigjioze dhe jahte gjigante.

Cilët janë dhe çfarë bëjnë oligarkët famëkeq afër Putinit: lista

Në listën prej 15 faqesh të publikuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian raportohen emrat, edhe në gjuhën cirilike, me të dhëna personale, foto, CV, një përshkrim të shkurtër të roleve të tyre dhe arsyet që konsiderohen objektiva të sanksioneve të Brukselit.

Ndër personazhet më të spikatura janë Igor Sechin, mik personal i Putinit dhe CEO i Rosneft, kompani shtetërore ruse e naftës, ndër prodhuesit më të mëdhenj të naftës bruto, Mikhail Fridman, themelues dhe aksioner i Alfa Group, konglomerat financiar që ka një nga bankat kryesore ruse, me asete të vlerësuara prej 10 miliardë dollarësh dhe Petr Aven, një nga aksionerët kryesorë të grupit.

Po në këtë listë janë edhe oligarkët si Nikolay Petrovich Tokarev, CEO i kompanisë së naftës dhe gazit Transneft, që me Putinin ka shërbyer në KGB në vitet 1980 apo Alisher Usmanov, biznesmen kryesisht në sektorin e çelikut me asete prej 19.7 miliardë dollarësh, apo Alexey Alexandrovits Mordaschov president i Severstal dhe Severgroup me asete prej 21.9 miliardë dollarësh.

Në listë janë edhe disa personalitete mjaft të njohura, si zëvendëskryeministri Chernyshenko apo zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov, si edhe disa gazetarë dhe drektues të propagandës ruse si Olga Vladimirovna Skabeyeva bashkëthemeluese dhe kryeredaktore e portalit Regnum së bashku. me kolegun Modest Alexeyevich Kolerov dhe prezantuese, së bashku me bashkëshortin Yevgeniy Popov, të emisionit më të njohur politik në Rusi, “60 minuta”.

Përgatiti Dardan MITROVICA

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Mes luftës dhe pandemisë, përse globalizimi ka filluar të shkërmoqet
Next Article Ukrainë, 4 milionë në arrati. Rrezikohet një krizë humanitare

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?