Për ndërtimin e një aeroporti, duhen plotësuar disa kërkesa të përcaktuara hapësinore dhe sigurie për ngritjen dhe uljen e avionëve. Megjithatë, ka vende në planet, karakteristikat e veçanta të të cilave kanë vënë në vështirësi serioze inxhinierët e ngarkuar për ndërtimin e tyre. Le t’i hedhim pra së bashku një sy disa prej aeroporteve më të çuditshëm në botë!
Saint-Barthélemy, kolektiviteti përtejdetit francez, Karaibe

Pista e uljes dhe ngritjes së aeroportit Saint-Barthélemy, në Karaibe, është mjaft e veçantë.
Është i shtrirë mes një kodre dhe detit dhe është i gjatë vetëm 650 metra.
Për këtë arsye, është i rezervuar vetëm për avionë të vegjël me një kapacitet maksimal prej dhjetë pasagjerësh.
Bangkok, Tajlandë

Ai i Bangkokut me sa duket nuk ka asgjë të ndryshme nga çdo aeroport tjetër normal.
Megjithatë, po të shihet më nga afër, bie në sy një veçanti.
Midis dy pistave kryesore gjendet një fushë golfi me tetëmbëdhjetë vrima ku pasagjerët mund të kalojnë kohën ndërsa presin fluturimin e tyre.
Barra, Skoci

Aeroporti gjendet në gjirin Traigh Mor, në arkipelagun Hebridean, në ishullin skocez Barra. Është një nga aeroportet e paktë në planet ku pista në të vërtetë është një plazh. Kështu, përveç kushteve të paqëndrueshme të motit, fluturimet i nënshtrohen edhe baticave, duke qenë se mund të ngrihen dhe ulen vetëm gjatë një batice të ulët.
Changi, Singapor

I konsideruar si një nga aeroportet më të mirë në botë,
Changi mirëpret udhëtarët në një ekosistem të mrekullueshëm të gjelbër, të pajisur me kopshte, 100,000 gardhe,
më shumë se 2,000 pemë dhe një ujëvarë spektakolare.
Saint Martin, Antilet Hollandeze

Aeroporti Ndërkombëtar Princess Juliana ndodhet në afërsi të një prej plazheve më idilike në ishullin e Saint Martin.
Avionët kalojnë disa metra mbi rërën e bardhë, detin blu dhe… mbi kokat e plazhistëve!
Stacioni McMurdo, Antarktidë

Aeroporti i stacionit McMurdo në Antarktidë përdoret vetëm në pranverë pasi gjatë muajve intensivë dimërorë, stuhitë e shpeshta të dëborës dhe ngricat e bëjnë pothuajse të pamundur uljen dhe ngritjen e avionëve, ndërsa në verë është shkrirja e akullit që e pengon tranzitin.
Gjibraltar

Pista më e përdorur në aeroportin e Gjibraltarit (një territor këndejdetit i Mbretërisë së Bashkuar që ndodhet në Spanjën jugore) është i ndarë më dysh nga rruga kryesore, Winston Churchill Avenue. Prandaj, sa herë që një aeroplan duhet të përdorë pistën, autoritetet duhet të mbyllin rrugën për trafikun.
Aeroporti i Gjibraltarit është shumë i vogël, ka pak fluturime dhe është në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar. Përdoret vetëm nga Forcat Ajrore Mbretërore, kështu që rreziku i aksidenteve është më i ulët se në aeroportet e tjera.
Funchal, ishulli Madeira, Portugali

Arkipelagu i Madeira përbëhet nga tetë ishuj, më i madhi prej të cilëve, edhe ai quhet Madeira, është shtëpia e kryeqytetit të rajonit, Funchal. Këtu ndodhet edhe aeroporti i cili është lidhja kryesore midis kontinentit dhe ishujve.
Konstruksioni i këtij aeroporti sfidon edhe pilotët më me përvojë, pasi pista e tij është ndërtuar mbi shtylla, paralelisht me detin dhe kodrat. Zona është vazhdimisht subjekt i turbulencave të erërave që vijnë nga deti.
Kansai, Osaka, Japoni

I konsideruar si një nga aeroportet më të sofistikuar në planet, Aeroporti Ndërkombëtar Kansai, në rajonin Osaka, është projektuar dhe ndërtuar në një ishull artificial prej 4 kilometra të gjatë dhe 2.6 kilometra të gjerë.
Ideja e ndërtimit të një aeroporti të këtyre përmasave në mes të oqeanit lindi nga nevoja për të pasur një zonë të sheshtë, duke qenë se gjeografia e rajonit është kryesisht malore.
Congonhas, Sao Paulo, Brazil

Aeroporti Ndërkombëtar Congonhas, në Sao Paulo, konsiderohet i dyti më i trafikuari në Brazil. Sot ndodhet në qendër të qytetit, por në kohën e ndërtimit të tij, në vitet ’30, praktikisht nuk kishte asgjë rreth tij.
Me kalimin e viteve, struktura urbane përreth objektit u bë gjithnjë e më e dendur, deri në atë pikë sa aeroporti nuk mund të zgjerohej më. Për këtë arsye, disa fluturime nisën të spostohen për në aeroportin Guarulhos.
Macau, Kinë

Territori i vogël i Macau, një ish-koloni portugeze, kishte probleme me akomodimin e avionëve të mëdhenj deri më 1995, kur u hap aeroporti ndërkombëtar. Pista ajrore, e gjatë mbi 3300 metra, u instalua mbi një territor ngjitur me ishullin Taipa.
Courchevel, Francë

Courchevel, një nga zonat më të njohura
ku bëhet ski në Alpet franceze, ka një nga aeroportet më të rrezikshëm të planetit.
Struktura është e gjatë vetëm 520 metra dhe ndodhet në një lartësi mbi 2000 metra.
Lukla, Nepal

Rruga kryesore e hyrjes në malin Everest për udhëtarët e huaj është Aeroporti Lukla, në Nepal. Objekti ka fituar famën se është shumë i rrezikshëm dhe për 20 vjet ishte pjesë e programit të History Channel si një nga aeroportet më të rrezikshme në botë.
Pista e aeroportit është shumë e shkurtër dhe e ndërtuar në mënyrë të tillë që përfundon në një shkëmb prej gati 600 metrash. Nuk është për t’u çuditur që gjatë viteve kanë ndodhur disa aksidente. Për këtë arsye, Autoriteti i Aviacionit Civil të Nepalit ka vendosur standarde të larta për pilotët dhe procedura shumë të detajuara të ngritjes dhe uljes.
Svalbard, Norvegji

Aeroporti kryesor i arkipelagut Svalbard ndodhet midis Norvegjisë kontinentale dhe Polit të Veriut.
Është aeroporti tregtar më verior në planet dhe ka fluturime të
përditshmë për në qytetet e Oslo dhe Tromsø.
Santos Dumont, Rio de Zhaneiro, Brazil

Aeroporti Santos Dumont ndodhet në rajonin qendror të qytetit Rio de Janeiro, më saktë pranë Parkut Flamengo dhe Gjirit të Guanabara. Pistat e tij janë të shkurtra e nëse piloti bën qoftë edhe gabimin më të vogël avioni mund të përfundojë drejt e në ujë.